E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Holanda, përgjegjëse për tri vrasje në Srebrenicë

Gjykata ka gjetur prova se qeveria e Holandës është përgjegjëse për vrasje, sepse siç ka shpjeguar zëdhënësja e gjykatës, paqeruajtësit holandezë të vendosur atje “nuk duhej t’ia dorëzonin viktimat” forcave pushtuese serbe të Bosnjës. Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t’u paguhet kompensim.

Srebrencia ishte “bazë e sigurt” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nën mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës sulmuan qytetin dhe brenda pak disa ditësh vranë afro 8 mijë djem e burra myslimanë.
Qeveria e Holandës thotë se ushtarët e saj ishin braktisur nga OKB-ja gjatë incidentit.

Rasti në gjykatën e apelit ishte ngritur nga Hasan Nuhanoviç, përkthyes, që në masakër kishte humbur vëllanë dhe babanë, si dhe farefisi i viktimës së Srebrenicës, Rizo Mustafiç.

Vëzhguesit thonë se vendimi mund të ndikojë që edhe viktimat e tjera të kërkojnë kompensim nga Holanda.
/Start/

                                                                                             2011-07-05 14:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›