E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesi i BB6, Anaidi lë Joanën në transmetim direkt

TIRANË-Pak orë pasi rrëmbeu trofeun e madh në Reality Show, fituesi i BB6, Anaidi deklaroi sot në emisionin ‘Fun Club” se nuk do të investojë në lidhje me Joanën tani që doli jashtë shtëpisë.
“Jam single. Dhe unë dhe Joana e kemi ditur që kjo ka qenë lidhja jonë”.

Deklarata e Anaidit u bëri përshtypje të pranishmëve madje Olti Curri, komentator në këtë emision tha epo fundja “Lidhja e Anaidit me Joanën nisi në krevat dhe mbaroi me puthje”.

Dhe banorë të tjerë e kritikuan duke i thënë Anaidit në sy se “ e përdore Joanën në këtë realit show”.

“Nuk e përdora Joanën, sepse Joana nuk është nga ato që e lejon veten të përdoret. Nëse do kishte bërë cfarë i thoja, nuk do ishte aty ku ishte”, tha Anaidi.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Mamaja e Anaidit “e ha me sy” Joanën para lojës së shahut Anaidi është fituesi i 'Big Brother Albania'

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›