E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbretëresha Elizabeth II feston privatisht 60-vjetorin e kurorëzimit

LONDËR- Mbretëresha Elizabeth II festoi sot 60-vjetorin e kurorëzimit të saj në një ceremoni private para asaj zyrtare që do të zhvillohet të martën në katedralen ''Westminster''.

Mbretëresha u kurorëzua më 2 qershor 1953 në moshën 27-vjeçare në katedralen e lartpërmendur përpara
8 000 të ftuarve, përfaqësuesve të 129 vendeve dhe 27 milionë telespektatorëve britanikë.

Gjashtëdhjetë vjet më vonë, Elizabeth II preferoi ta kalojë këtë ditë në kështjellën ''Windsor''.

Në prag të ceremonisë, mbretëresha ndoqi garat e famshme me kuaj në Epsom.

Këto festime madhështore shënuan 60-vjetorin e kurorëzimit të saj që u krye 16 muaj pas vdekjes së
George VI, babait të saj, më 6 shkurt 1952.

Në festimet e kurorëzimit do të marrin pjesë 2 000 të ftuar, ditën e martë, në orën 11:00, në katedralen ''Westminster''.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›