Topalli sot takim me emigrantët shqiptarë në Itali: Do t'i ftoj që të votojnë
TIRANË-Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli do të zhvillojë pasditën e sotme, një takim me emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali.
Në rrjetin social “Facebook”, Topalli bëntë ditur se takimi do të zhvillohet sot në orën 18.00 në Teatrin Golden di Roma.
"Po pres me padurim takimin me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Itali. Do t’i ftoj të vijnë e të votojnë dhe të festojmë së bashku fitoren e 23 Qershorit”, shprehet kandidatja e PD-së për deputete.
Kryeparlamentarja shkruan më tej se "do t’i ftoj të kthehen ,e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe. Emigrantët janë aksionerë në cdo arritje të shqiptarëve".
Në përfundim, Topalli thekson se “programi ynë garanton 3-5 vjet pa asnjë taksë për çdo biznes , që emigrantët e kthyer , do të hapin për Shqipërinë e zhvilluar”.
(d.b/BalkanWeb)