Fituesi i Eurovisionit rikthehet në Ukrainë, i bashkohet ushtrisë në vijën e parë të luftës kundër Rusisë

Drejtuesi i Kalush Orchestra, grupi që fitoi Eurovision 2022, është kthyer në Ukrainë, ku i është bashkuar vijë së parë të frontit në luftën kundër Rusisë.
Teksa ka publikuar foto të Oleg Psiuk, i veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, jashtë hotelit në Torino, “Daily Mail” shkruan se këngëtari u largua për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase.
Finalja e Eurovision u mbajt mbrëmjen e djeshme (14 maj) në Torino të Italisë, ku Ukraina u shpall fituese me 631 pikë, ndërsa në vend të dytë doli Britania e Madhe me 466 pikë. Vendin e tretë e fitoi Spanja me 459 pikë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u zotua se festivali i muzikës do të zhvillohet në Mariupol vitin e ardhshëm, pavarësisht se vendi është shkatërruar për shkak të bombardimeve ruse.