E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Suedia i bashkohet Finlandës, kryeministrja: Aplikojmë për anëtarësimin në NATO! S’është veprim kundër Rusisë

Pas Finlandës, edhe Suedia ka konfirmuar se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO, në një ndryshim historik që vjen si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, ka deklaruar se vendimi i vendit të saj nuk është një veprim i marrë kundër Rusisë, por për të mirën e Suedisë.

Sipas Andersson, vendimi për t’u bashkuar me aleancën do të ndihmonte Suedinë të kishte më shumë siguri, teksa konfirmoi se partia e saj shpreson të sinkronizojë sa më shumë aplikimin e anëtarësimit të Suedisë me atë të Finlandës.

Për dekada, socialdemokratët suedezë kanë qenë kundër anëtarësimit të vendit të tyre në NATO, por lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka, ndërsa sot (15 maj) Partia Social Demokratike e Punëtorëve suedezë lëshoi ​​një deklaratë ku shpalli mbështetjen e saj për kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Lajmi erdhi disa orë pasi Finlanda njoftoi zyrtarisht se po kërkonte të ishte pjesë e aleancës.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur qëllimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si një gabim./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›