Muslimanët dërgojnë ndihma për zonat e izoluara

Për t`u ardhur në ndihmë familjeve që janë të izoluara nga dëbora, Komiteti Musliman dhe Medresetë në të gjithë vendin po shpërndajnë ndihma në ushqime. Në fakt ky është misioni i 3 i këtij komuniteti. Dy të parët janë nisur në drejtim të Bulqizës dhe Peshkopisë ndërsa misioni i fundit po shkon drejt Pukës dhe Librazhdit. Pakot kanë ushqimet bazë të konsumit dhe gjithëse, thonë muslimanët janë 20 tonë ushiqime që do të nisen.
Ylli Gurra,Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm i Komunitetit Mulsiman tha se kemi qënë dhe do të jemi pranë familjeve që në ditët e vështira të izolimit nga dëbora kanë nevojë për ushqime. Kontributi i mulimanëve vjen nga komuniteti, Medresetë, myftinitë, universiteti dhe gjithëkushë që donte ti bashkohej këtij misioni.