KLSH zbulon shkeljet te ALUIZNI
22/02/2012 Nga 270 mijë aplikime, vetëm 4% janë pajisur me leje legalizimi
Legalizimet, procesi është i dështuar
Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje mund të quhet i dështuar. Tashmë përveç të dhënave të ardhura nga institucione të tjera, lidhur me numrin shumë të ulët të objekteve që janë pajisur me leje legalizimi, vijnë edhe shifrat më të fundit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky institucion pas kontrollit që ka ushtruar në Agjencitë e Legalizimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 30 prill 2011 konstaton se janë më pak se 4 për qind personat që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve. KLSH ka kryer kontrolle. Sipas njoftimit për shtyp të KLSH-së rezulton se nga 270 mijë aplikime për legalizim, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4 për qind janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 prej tyre, është kryer ky proces. “Ky fakt tregon për një nivel të ulët performance nga drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë Qendrore dhe drejtorive rajonale të këtij institucioni. Për 14 punonjës (drejtues dhe specialistë) që nuk kanë zbatuar kërkesat e ligjit dhe të akteve nënligjore janë bërë dy kallëzime penale, respektivisht në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë dhe në atë të Durrësit”, thuhet në njoftim. Kallëzimet i janë dërguar edhe Prokurorisë së Përgjithshme. Për rregullimin e pasojave të krijuara nga moszbatimi i ligjit dhe mosfunksionimi i institucionit, KLSH ka rekomanduar një sërë masash të karakterit organizativ, administrativ dhe disiplinor, si dhe shpërblim të dëmit të shkaktuar. Masa totale për shpërblim dëmi është në vlerën 42 milionë e 757 mijë lekë dhe 364,733 euro, ndërkohë që janë dhënë edhe 40 masa disiplinore.
Ndryshimet
Pas përfundimit të këtij kontrolli KLSH ka propozuar përmirësimin e ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” dhe të VKM “Për përcaktimin e vlerës së shërbimit për legalizim dhe mbledhjen e administrimin e të ardhurave të procesit të legalizimit”.
Shkaqet
Nga analiza e zbulimeve dhe konkluzioneve të kontrolleve të KLSH, rezulton se përqendrimi i një sërë kompetencash të vendimmarrjes në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t ka prodhuar jo vetëm mosshfrytëzim efektiv të burimeve, por edhe mjaft shkelje e parregullsi në zbatimin e ligjit.
KLSH: Shteti humbi 7 miliardë lekë për 3 vjet
Përgjatë viteve 2008-2011 buxheti i shtetit ka humbur të paktën 7 miliardë lekë, si pasojë e abuzimeve që punonjësit e administratës kanë kryer. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin më të fundit të punës, ku bën me dije se gjatë gjithë vitit që lamë pas, janë kryer 152 kontrolle në institucione të ndryshme, nga ku dhe janë vënë re shkeljet ekonomike dhe ligjore që janë kryer. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, degët e doganave dhe ato të tatimeve janë ndër më problematiket. Në 9 nga 17 degë doganore, është arritur të gjendet një dëm prej 184 milionë lekësh të reja, shumë që sipas KLSH-së ka ardhur si pasojë e detyrimeve të papaguara apo moszhdoganimeve. Abuzime janë regjistruar dhe në degët e tatimeve të disa qyteteve, apo komunave në shumën totale prej 49 milionë lekësh.