Fituesit e degeve te PS-se ne rrethe
Te zgjedhurit e PS-se ne rrethe, do te jene dhe anetaret e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, nje prej organeve me te rendesishme vendimmarrese ne parti. Faza e zgjedhjeve brenda partise, pritet te perfundoje sot me votimin ne disa prej qyteteve kryesore. Nderkohe qe dje jane zhvilluar zgjedhjet ne Tirane e Puke ku kane dale drejtuesit e rinj te partise. Ne Puke kandidati fitues u shpall Pjeter Marku. Ne Elbasan, eshte vendosur qe zgjedhjet te zhvillohen javen e ardhshme, pas balotazhit mes ish-deputetit Ndricim Hysa dhe Astrit Halili. Gjithashtu dhe ne Fier, Asambleja Socialiste e rrethit, nuk ka arritur te zgjedhe kryetarin pas daljes ne balotazh te Pellumb Hazizit dhe Xhavit Bushit. Ne Korce, eshte zgjedhur kryetar i PS-se se rrethit, Muhamet Metko, ne Pogradec Ilir Xhakolli, ne Devoll Arben Agolli, ne Sarande, Gjergj Merkuri. Faza e zgjedhjeve brenda Partise, duhet te perfundoje sot me zgjedhjet ne Durres dhe ne disa rrethe te tjera, ku nuk jane zhvilluar apo jane vendosur ne balotazh. Ne Durres zgjedhjet do te zhvillohen diten e sotme ne oren, 17: 00. Ne gare jane Gentian Bejko dhe Aurel Voda, dy kandidatet e miratuar nga Kryesia. Ndersa ne Shkoder garojne Agim Shima dhe Nikolin Dedvuka. Drejtimi i procesit zgjedhor, eshte bere nga deputetet e Partise Socialiste qe jane zgjedhur nga rrethet perkatese. Keshtu, ne Shkoder eshte caktuar deputeti, Ilir Beqja, ne Durres Blendi Klosi, ne Fier Gramoz Ruci, ne Elbasan Valenatina Leskaj, ne Korce ka qene i deleguar Arben Ahmetaj dhe ne Pogradec Mimi Kodheli. Ashtu si dhe ne Tirane kandidatat kane anetaret e Asamblese Socialiste te rretheve kane pasur vetem pak dite kohe per tu njohur me kanidatuarat, pas miratimi te tyre nga kryesia e partise.
Statuti
Zgjedhjet per drejtuesit e rinj te Partise Socialiste ne rrethe, po zhvillohen ne baze te statutit te ri te miratuar gjate ketij viti. Fillimisht, kerkohet mendimi i bazes per te zgjedhur kandidatet me te pershtatshem. Me pas, kandidaturat paraqiten ne Kryesi e cila bene dhe seleksionimin. Ne fund, jane Asamblete Socialiste te rretheve perkatese, ato qe zhvillojne votimet duke dhene mendimin per secilin kandidat. Procedura e selektimit te kandidaturave nga Kryesia, eshte momenti me i kundershtuar ne gjithe procesin.
Ndryshimet
Riformatimi i Partise Socialiste ne baze, ka si qellim pergatitjen e partise per zgjedhjet e ardhshme vendore. Shumica e kryetareve te zgjedhur ne deget e rretheve, jane te rinj. Nderkohe, qe debati per zgjedhjen e tyre eshte bere dhe me i madh, per faktin se te zgjedhurit jane automatikisht pjese e forumeve drejtuese te Partise Socialiste, sic eshte Asambleja Kombetare. Nje prej kritereve te perdorura per zgjedhjen e kryetareve te rinj, duket se ka qene dhe rezultati qe kane pasur deget lokale ne PS-se ne zgjedhjet e nje viti me pare.
Kundershtimet
Zgjedhjet brenda Partise Socialiste nuk kane kaluar pa probleme. Ne Vlore, Pogradec, Kucove dhe ne qytete te tjera, listat e kandidateve te percaktuara nga Kryesia e Partise Socialiste jane kundershtuar nga nje pjese e bazes. Nderkohe, qe dhe anetari Kryesise Ben Blushi dhe deputeti Kastriot Islami, kane kundershtuar metodologjine e perdorur per te zgjedhur kandidatet. Sipas Blushit, nga listat e kandidateve qe propozoi baza, rreth 100 prej tyre u eliminuan ne menyre te padrejte nga ana e kryetarit te PS-se, Edi Rama.