PS: Qeveria te beje transparence per ekonomine
Partia Socialiste ka kerkuar sot transparence nga qeveria per ceshtjet ekonomike. Ne dy deklarata per mediat, perfaqesuesit e PS-se kane kerkuar zbardhjen e shifrave per situaten ekonomike ne vend dhe transparencen ekonomike per anetaret e kabinetit qeveritar. Sekretari i Keshillit te Ekonomise ne PS, Ervin Bushati, beri pergjegjes Ministrin e Financave, Ritvan Bode, per krizen ne financat publike. Bushati kerkoi doreheqjen e Ministrit Bode, duke e cilesuar ate si pergjegjes per problemet ne buxhetin e shtetit. “Ministri i Financave te Shqiperise, i diplomuari i “kursit ‘97”, duhet te jape doreheqjen e menjehershme: si pergjegjes kryesor per ”buxhetin e deshtimit 2009” dhe si krijuesi i “buxhetit krize” te 2010, para se te fundose perfundimisht ekonomine shqiptare, per here te dyte, nen peshen e nje borxhi publik kriminal”, u shpreh Bushati. Po ne lidhje me transparencen, por kete here per deklarimin e pasurise se Ministrit Dritan Prifti, ka reaguar deputeti i PS-se, Ervin Koci. Duke folur ne emer te votuesve te Fierit, Koci kerkoi transparence per te ardhurat e Ministrit te Ekonomise. “Drejtesia duhet te veproje per te sqaruar shqiptaret, si mund te shtohet pasuria e nje Ministri me 1.8 milion euro gjate vitit qe ai ka qene minister i kabinetit Berisha dhe pse kjo pasuri nuk ka pasur rritje te tilla edhe gjate viteve te meparshme kur Prifti nuk ishte ne koalicionin korruptiv me Berishen”, u shpreh Koci.