LSI: Me PD-ne, realizuam programin
Levizja Socialiste per Integrim, shprehu dje vleresimin e saj, se si pjese e koalicionit qeverises, ka realizuar shume prej synimeve sociale te programit te LSI. Nenkryetarja e kesaj force politike, Filloreta Kodra, u shpreh dje se ne shume fusha, LSI realizoi objektivat e saj. Te ndare ne kategori te vecanta, Kodra tha se po sigurohet mbrojtja e te drejtave te femijeve, qe tashme realizohet nga struktura te vecanta institucionale pervec Ministrise se punes. Po keshtu, edhe mbeshtetja e grave dhe krijimi i mundesive per punesim te tyre, ka qene nje prej prioriteteve te programit te LSI, tashme ka filluar puna per hartimin e akteve ligjore per nxitjen e bizneseve te grave dhe punesimin e tyre. “Me perparesi, po punohet per te luftuar dhunen ne familje qe vazhdon te marri jete njerezish, eshte ngritur qendra e pare publike kombetare per rehabilitimin e viktimave te dhunes ne familje”, shtoi Kodra. Nga ana tjeter, ajo tha se u realizua edhe rritja e pagave qe ka qene dhe vazhdon te jete prioritet i LSI dhe i qeverise se koalicionit. Kodra permendi, rritjen e pagave te mjekeve me 11 per qind, infermiereve me 9 per qind si dhe rrogat e mesuesve, me 6 per qind dhe te ushtarakeve nga 4 deri ne 5.2 per qind. “Nisma e LSI-se, projektligji “Per statusin e moshes se trete”, eshte nisur per mendim ne ministrite e linjes dhe behet gati per tu derguar ne Keshillin e Ministrave per miratim. Si dhe vazhdon puna per realizimin e marreveshjeve per sigurimet shoqerore e shendetesore, pervec Turqise, me te cilen eshte nenshkruar marreveshja ka filluar negocimi me Belgjiken e Hungarine”, tha Kodra.