E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit për 6 bursat e Kolegjeve të Botës së Bashkuar

Plot 92 nxënës të shkëlqyer të viteve të dyta në gjimnaz morën pjesë në konkursin për studime në Kolegjet e Botës së Bashkuar. Gjashtë më të mirët do të shkojnë për studime në 6 shtete të botës ku gjenden këto kolegje, si Itali, Angli, Norvegji, Kanada dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Bursa e studimit, e ofruar për herë të dytë për nxënësit shqiptarë nga Kolegji i Botës së Bashkuar të Mostarit, është bursë e pjesshme kundrejt një tarife prej 5000 eurosh për dy vite, që rezulton me një ulje tarife deri në 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Procedura e përzgjedhjes së nxënësve të shkëlqyer në shkallë kombëtare u realizua përmes intervistave të organizuara në Tiranë me asistencën e drejtpërdrejtë të Marc Abrioux, rektor i Kolegjit të Adriatikut në Duino të Triestes. Faza e parë në shkallë kombëtare u realizua javën e kaluar, ku nga 92 nxënës, të cilët u intervistuan individualisht, u përzgjodhën 12 kandidatë për fazën finale. Të gjithë finalistët iu nënshtruan përsëri intervistës individuale dhe në fund u zgjodhën 6 fitues. Ri.De.

Fituesit e kolegjeve Shtetet ku do të studiojë

1 Kristiana Tulina Elbasan Adriatic - Italy
2 Jurgen Fataj Vlorë Pearson - Canada
3 Mikel Qafa Pukë Bosnia
4 Kiara Prodani Durrës Atlantic - Uells
5 Tedi Dobi Tiranë Li PoChun - Hong-Kong
6 Lorela Çiraku Durrës Red Cros - Norvegji


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›