Matura, "zbulohen" hartuesit e testeve
Dy persona do të izolohen për çdo komision të tezave të letërsisë. Kjo është java e fundit e përgatitjeve për provimet e maturës, pasi më 9 qershor maturantët japin lëndën e letërsisë dhe tashmë drejtoritë arsimore kanë mbyllur në zarf emrat e mësuesve që propozon si hartues të tezës së maturës. Bëhet e ditur se do të jenë 8 modele testesh, si për shkollën e mesme të përgjithshme, të profilit natyror, shoqëror, shkollë profesionale, teknike, muzike, etj. Për secilin test do të ketë dy persona, që do të përzgjedhin pyetjet nga fondi i madh i tyre që janë hartuar më parë nga AVA. Kreu i këtij instituti bën të ditur se emrat e propozuar përzgjidhen në momentin e fundit nga ministri i Arsimit, Genc Pollo.
KOEPS-i i parë, që është për lëndën e letërsisë, izolohet në datat 3-9 qershor, KOEPS-i i dytë, që ka të bëjë me provimin e dytë, matematikën, në datat 11-17 qershor, dhe KOEPS-i i tretë i lëndëve me zgjedhje, në datat 3-10 korrik. Për këtë të fundit caktohet nga një person për secilën lëndë.
Drejtori i AVA-s, Edmond Lulja, tha se "është hartuar fondi i pyetjeve nga një numër i madh mësuesish me rezultate të larta në punë. Për çdo test është mbledhur një sasi që është mbi dhjetëfishin e pyetjeve në test. Pra për lëndën e letërsisë që ka 30 pyetje, është mbledhur një sasi ushtrimesh që e kalon numrin 300. Këto janë klasifikuar sipas linjave të përmbajtjes së lëndëve që janë dhënë për nxënësit përmes programeve orientuese. "Përzgjedhja e testit përfundimtar bëhet në periudhën e KOEPS-it (izolim tërësor) nga dy persona që caktohen nga ministri i Arsimit, njëri prej tyre, i jashtëm nga procesi i maturës. Ata marrin të gjitha udhëzimet dhe bëjnë hartimin e testeve në ambientet e AVA-s, që do të jetë totalisht e izoluar dhe e mbrojtur, nisur nga data 3 qershor e deri në fund të korrikut, kur dalin emrat e fituesve të maturës.
Për sa i përket vështirësisë së pyetjeve, drejtori i AVA-s shprehet se "nivelet e vështirësisë së pyetjeve janë tre. Niveli i ulët i vështirësisë zë 40 për qind të pikëve dhe janë pyetje për nxënësit e notës 5 dhe 6. Niveli i dytë, ai mesatar, ka përsëri 40 për qind dhe janë pyetje për nxënësit e 7 dhe 8. Dhe pyetjet e nivelit të tretë të vështirësisë zënë 20 për qind të numrit total të pyetjeve. Janë të shkallës së lartë të vështirësisë, për nxënësit e 9 dhe 10. Personat sekretë të KOEPS-it e kanë fondin e pyetjeve (dhjetëfishin e pyetje të testit) të ndarë sipas niveleve. Kështu, nëse një lëndë ka 30 pyetje, 12 janë të nivelit të parë, 12 të nivelit të dytë dhe 6 të nivelit të tretë. Në provimet e detyruara përgatiten më shumë se një test, pasi ashtu siç parashikohet nga Komiteti i Maturës, në shkolla aplikohen programe të ndryshme. Kjo do të thotë se nxënësit e shkollave për kategori dhe tipe të ndryshme do të plotësojnë teste të ndryshme. Ri.De.
3-9 qershor
Mblidhet KOEPS-i i parë, ai i lëndës së letërsisë. Dy personat do të hartojnë 30 pyetjet e testit të kësaj lënde, që jepet më datë 9 qershor
11-17 qershor
Mblidhet dhe izolohet në AVA KOEPS-i dytë, dy personat e secilit komision hartojnë pyetjet për provimin e lëndës së matematikës
3-10 korrik
Mblidhen KOEPS-et e fundit. Ata janë shumë, pasi janë 9 lëndë me zgjedhje dhe për secilën prej tyre ka një komisionin që del nga izolimi vetëm ditën e provimit
prova
Testet e provës nëpër shkolla
Nëpër gjimnazet e Tiranës sapo janë shpërndarë modele testesh me pyetje me zhvillim dhe me alternativa, të ngjashme me ato që bien në provimet përfundimtare të maturës. Lajmin e bën të ditur specialisti i MASH-it, Ndriçim Mehmeti, i cili ndër të tjera sqaron se "pyetjet me zhvillim janë edhe më të vështira, ndaj nxënësit do të këshillohen nga data 2 deri më 7 qershor, nëpër shkolla me mësuesit e lëndës së letërsisë".