Pensionist 80 vjeç? Vërteto që je gjallë
Më shumë se 1 mijë qytetarë janë kapur për një periudhë të shkurtër kohore, duke përfituar padrejtësisht nga arka e shtetit. Në kuadër të pastrimit të skemës së përfitimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kërkuar disa dokumentacione shtesë ose ribërje të dokumenteve nga e para për të çuar paratë aty ku duhet dhe për të minimizuar "kontrabandën" e pensioneve.
Konkretisht, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore të gjithë ata të moshuar që janë mbi 80 vjeç duhet të vërtetojnë se janë gjallë. Familjarët e tyre duhet të paraqesin në zyrat e ISSH-së certifikatën e gjallesës firmosur nga qendrat e pushtetit vendor, minibashkitë. Po ashtu ata minatorë, ushtarakë të cilët janë identifikuar se kanë nga dy dosje me të njëjtat të dhëna duhet të sjellin në zyrat e ISSH-së dokumente shtesë për të provuar gjendjen e tyre ose të ribëjnë dokumentacionin nga e para. Këto dy kategori, minatorët dhe ushtarakët kanë qenë ndër kategoritë ku janë gjetur abuzimet më të mëdha duke nisur jo vetëm nga dokumentacioni i falsifikuar, por edhe nga shumat e përfituara padrejtësisht në kurriz të shtetit. Certifikata e gjallesës nevojitet për të vërtetuar se personi përfitues është në jetë dhe nuk ka vdekur ende. Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se ka pasur shumë abuzime për sa u takon pensioneve që përvetësoheshin nga familjarë apo të afërm edhe pse përfituesi kishte vdekur prej kohësh.
Verifikimet
Vetëm për një muaj janë verifikuar 418 qytetarë të cilët merrnin pensione të pamerituara, ndërsa janë larguar nga puna 30 punonjës të përfshirë në falsifikimet e dokumenteve. Rastet janë dërguar për shqyrtim në prokuroria, ndërsa përfituesit e paligjshëm duhet të rikthejnë shumat e parave Pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve, në Tiranë. Pas zbulimit të rasteve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ftuar përfituesit e paligjshëm të paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale të Tiranës për të rikthyer shumat e përfituara padrejtësisht. Të gjitha këto abuzime dëmtojnë "arkën" e ISSH-së duke e varfëruar nga shumat "ekstra" për pagesat e pensioneve false. Verifikime të tilla mund të mos kapen në kohë, por pas verifikimeve të drejtorive të Institutit të Sigurimeve arrihet të konfirmohen përfituesit e paligjshëm. Vetëm dy muaj më parë Sigurimet Shoqërore bënë publike rastet e pensioneve të minatorëve të përfituara pa të drejtë vetëm në saj të falsifikimeve të dokumenteve. Me të gjitha këto raste po merret prokuroria. Deri tani, sipas ISSH-së, një pjesë e abuzuesve po kthejnë mbrapsht paratë e përfituara nga pensionet e paligjshme.
Punonjësit e nëntokës
Dy muaj më parë, Drejtoria Rajonale e Tiranës bëri publike 218 dosjet e përfitimeve të veçanta nga ish-punonjësit e nëntokës me vlerë 136 071 947 lekë, si dhe të 109 rasteve të përfitimeve afatgjata me vlerë 47 829 696 lekë, të cilave u është bërë kallëzim penal. Veç tyre, pak kohë më pas, 418 raste të tjera me një dëm ekonomik që kap vlerën në total 314 528 280 lekë dhe me dëm mesatar mujor 2 526 618 lekë. Të gjitha këto raste rezultojnë si pensione të lidhura me certifikata false. Ndërsa ka bërë publike rastet, ka paraqitur edhe 8 raste të tjera flagrante, ku figurojnë persona të njëjtë, por me emra të ndryshëm. Qytetarë të cilët përfitojnë pensione në dy arka paguese të ndryshme.
Ligji
Paratë e përfituara
pa të drejtë
Sipas ligjit, paratë e përfituara me pa të drejtë, konkretisht shumat e pensioneve false duhet të kthehen mbrapsht. Në rast se personat abuzues nuk paguajnë këto shuma për të zhdëmtuar vlerën, atëherë ato dënohen deri në heqje lirie. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, një pjesë e mirë e personave të identifikuar tashmë po paguajnë me këste të gjitha shumat e velura në arkat e derdhjes së pensioneve për një kohë të gjatë. Ka nga ata ushtarakë, apo ata të moshuar që kanë përfituar vlera deri në 120 mijë lekë të reja. Vetëm për 418 rastet e fundit të zbuluara si pensione false kanë shkaktuar një dëm ekonomik që kap vlerën në total 314 528 280 lekë dhe me dëm mesatar mujor 2 526 618 lekë. Llogaritjet janë bërë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Për të pastruar skemën nga të gjitha këto abuzime, ISSH-ja ka kërkuar rikonfirmim dokumentacioni për të gjitha rastet e dyshuara.
Minatorët
Ulja e moshës
së pensioneve
Jetëgjatësia mesatare e secilit burrë ndikon shumë edhe nga profesioni që ka kryer gjatë jetës. Nëse bën pjesë në një nga kategoritë e vështira, si punëtorët e nëntokës, predispozitat janë që të ketë jetë edhe më të shkurtër se mesatarja e gjetur nga INSTAT, mesatarisht 68 vjeç. Nisur nga të gjitha këto të dhëna, nisur nga rritja e moshës së pensionit deri në 65 vjeç dhe sidomos nga kushtet e vështira në të cilat punon një pjesë e punonjësve sindikata e punëtorëve të nëntokës ka përgatitur një projektligj për uljen e moshës së pensioneve. Projektligji është dorëzuar në Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Në relacionin e këtij projektvendimi sqarohen në mënyrë të qartë të gjitha problematikat e shtimit të moshës së pensioneve, pasojat e kësaj rritjeje. Në relacionin e këtij projektvendimi kërkohet ulja e moshës së pensionit, në mënyrë të veçantë për kategorinë e minatorëve, të cilët si pasojë e kushteve të punës rrojnë më pak se punonjësit e kategorive të tjera.