E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivitete në100-vjetorin e Nënë Terezës

TIRANE-Viti 2010 është shpallur si viti i Nënë Terezës me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Me këtë rast institucionet kryesore kombëtare si Teatri i Operës, Teatri Kombëtar, Galeria e Arteve, Biblioteka Kombëtare etj. Kanë hartuar një plan të gjerë aktivitetesh që do të vazhdojnë deri në fund të vitit. Gjatë korrikut në ambientet e Bibliotekës Kombëtare do të jetë e hapur ekspozita “Dymbëdhjetë shenjtorët”, në të cilën do të paraqiten vepra dhe vlera të rralla për Nënë Terezën dhe për të gjithë ata personalitete të shquara shqiptare të shpallur shenjtorë nga Selia e Shenjtë. Gjatë muajit qershor, në kinemanë “Imperial”, do të shfaqen filma dokumentar kushtuar Nënë Terezës. Po në korrik në ambientet e Teatrit Kombëtar do të mbahet një mbrëmje muzikore, letrare me prozë dhe poezi për Nënë Terezën me aktorë të këtij teatri. Gjatë muajve korrik dhe gusht, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të çelet ekspozita e piktorit nga diaspora Gjelosh Gjoka kushtuar Nënë Terezës. Në gusht do të organizohet edhe një panair libri, ku do të ekspozohen të gjithë librat kushtuar Nënë Terezës. Data 26 gusht është e mbushur plot me aktivitete kushtuar Shenjtores shqiptare.

(d.b/MILOSAO/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›