E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitzgerald: Nuk do të lejojmë dhunë në Kosovë

Prishtinë-Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, theksoi në Prishtinë, se KFOR-i dhe EULEX-i nuk do të lejojnë dhunën në Kosovë. "KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në mënyrë që institucionet efikase qeveritare të mund të jenë në shërbim të të gjithë njerëzve në Kosovë"-deklaroi admirali Fitzgerald gjatë një vizite në Kosovë. Fitzgerald ka nënvizuar se "viti 2009, në 60 vjetorin e NATO-s do të mbahet në mend për përparimin e bërë dhe si vit i rëndësishëm për Kosovën".

Komandanti i krahut jugor të NATO-s është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›