Ja shtetet që do të njohin Kosovën
Nju Jork-Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministri kosovar i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni ka marrë premtimin nga një sërë shtetesh për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Së shpejti shtetin e ri do ta njohë Shën Lucia. Ministri Hyseni është takuar dhe ka biseduar gjatë me përfaqësuesin e përhershëm të Shën Lucia në OKB, ambasadorin Donatus Keith St. Aimee, i cili ka theksuar si fakt tepër të rëndësishëm njohjen e Kosovës nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU-së, si dhe nga fqinjët.
"Ne përkrahim vullnetin e njerëzve dhe të popujve për të vendosur vetë se si duan të jetojnë. Ne përkrahim vullnetin e popullit të Kosovës për të pasur fatin në duart e veta. Qeveria e Shën Luçias shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës", ka përfunduar ai.
Gambia së shpejti do ta njohë Kosovën
Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm me ambasadoren e Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ministri Hyseni e ka njohur atë me procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.
“Përparim të jashtëzakonshëm Kosova ka shënuar edhe në planin e infrastrukturës ligjore. Ligjet e miratuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës janë kompatibile me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilave Kosova synon t’iu bashkohet”, ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës. Ambasadorja e Gambias e ka përgëzuar ministrin Hyseni për përparimet që ka arritur Kosova në të gjitha fushat.
Ajo ka thënë që qeveria e vendit të saj i ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës. Sa i takon njohjes, ambasadorja Waffa-Ogoo ka siguruar ministrin e Jashtëm të Kosovës se vendimi nga qeveria e Gambias do të vijë shpejt.
Haiti së shpejti do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje
Në vazhdën e takimeve të ditës së djeshme që ministri Hyseni i pati me diplomatë të vendeve të ndryshme, të akredituar në OKB, i frytshëm mund të konsiderohet edhe takimi me ambasadorin e Haitit në OKB, z. Leo Merores. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka folur për zhvillimet në Kosovë. Ai ka thënë se këto zhvillime, hapat që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të një ambienti të sigurt për të gjithë, morën përkrahjen e pjesës dërrmuese të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ambasadori i Haitit ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionet dhe ka siguruar atë se qeveria e vendit të tij shumë shpejt do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh kërkesën e Kosovës për njohje.
Ekuadori po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë
Në takimin me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, ministrin Hyseni ka folur për Kosovën në vitin e parë të pavarësisë së saj. Ai ka numëruar arritjet e shumta të institucioneve dhe të popullit të Kosovës në këtë vit të parë të pavarësimit të vendit.
Hyseni ka folur për procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, për përpjekjet që po bën qeveria për të akomoduar komunitetet, për të arritura në fushën e ekonomisë etj. Sa i takon njohjes së Kosovës ambasadori Morejon-Pazmino ka theksuar se qeveria e vendit të tij do të ndjekë hap pas hapi proceset, do të shqyrtojë me kujdes zhvillimet që të arrijë vendimi i rëndësishëm për Kosovën.
Guatemala në pritje të kohës..
Në vazhdën e takimeve që ministri Hyseni ka pasur gjatë ditës së djeshme në Nju- Jork, ishte dhe ai me ambasadorin e Guatemalës, z. Gert Rosenfal. Gjatë takimit, ministri Hyseni e ka informuar ambasadorin Rosenfal, për përkrahjen që vendi ynë mori nga pjesa dërrmuese vendeve anëtare për proceset në Kosovë në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbajtur dy ditë më parë në Nju-Jork.
Ambasadori i Guatemalës është interesuar në veçanti për përgatitjet e Kosovës për të paraqitur rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Sa i takon njohjes, ambasadori Roenfal ka thënë se, qeveria e vendit të tij po studion me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se po punon me vendet e tjera latino-amerikane për të arritur një vendim. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të sigurta se koha po punon në të mirë të Kosovës.
Uganda në kohë optimale do të marrë vendimin e për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ka takuar edhe ambasadorin e Ugandës në këtë organizatë, z. Ruhakana Rugunda, me të cilin ka biseduar për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Ambasadori i Ugandës ka theksuar rëndësinë që ka për këtë vend akomodimi i minoriteteve në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët.
Ministri Hyseni ka siguruar ambasadorin se institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë gjithë ç’është e mundur për t’i akomoduar të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve konform standardeve më të larta ndërkombëtare.
Ambasadori i Ugandës ka shprehur nevojën e intensifikimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve me qëllim të informimit e të bashkëpunimit. Ai ka thënë se Uganda në një kohë optimale do të marrë vendimin e për Kosovën.