Takim sekret midis Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit
Shkup- Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, ishin në qendër të diskutimeve midis kryetarit të Partisë Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me kreun e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, kryeministër i vendit. Duket se takimi është zhvilluar, që partia shqiptare në qeveri e Ali Ahmetit të mbështesë ose të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, që do t’i jepte më shumë shanse kandidatit të VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov që të zgjidhej president.
Një përkrahje e heshtur apo një bojkotim të raundit të dytë, pritet që partia shqiptare në pushtet të shpalos qëndrimin e saj për paralajmërimet se kjo parti do të mbështes kandidatin e VMRO-DPMNE-së për president Gjorgje Ivanov në raundin e dytë.
Në kampin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), nuk është deklaruar asgjë nëse kjo parti do të mbështesë Ivanovin. Krerët e kësaj partie kanë theksuar se po shqyrtojnë dhe analizojnë situatën për raundin e dytë dhe votat e fituara, duke u koncentruar së tepërmi nëpër komuna.
Ndërkohë, tashmë lideri i BDI-së ka realizuar takimin e parë pas zgjedhjeve me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për të shqyrtuar mundësinë e mbështetjes së votës shqiptare të kësaj partie në konton e kandidatit Ivanov.
Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me takimin Gruevski-Ahmeti, por sipas tij, kryesia e zgjeruar partiake së shpejti do të vendosë se si do të veprohet për zgjedhjet presidenciale dhe votat e fituara.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) gjithashtu ka njoftuar se së shpejti do të bëjë të ditur qëndrimin konkret për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo parti ka paralajmëruar se do të lë vetë votuesit e saj të vendosin se si do të veprojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Edhe partia Demokracia e Re ka vazhduar heshtjen publike, duke mos saktësuar se ku do të shkojnë votat e fituara nga raundi i parë. Jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe kryetari i kësaj partie, Imer Selmani ka vënë komunikimet e para me VMRO-DPMNE për raundin e dytë. ina/start