E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fixhi,gjendje emergjence nga përmbytjet

Në fixhi është deklaruar gjendja e emergjencës pas përmbytjeve të mëdha që kanë perfshirë këtë vend në ishujt e paqësorit. Reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë ndërsa kanë shkaktuar edhe viktima. Besohet se të paktën 7 persona mund të kenë humbur jetën pasi janë rrëmbyer nga ujërat. për këtë arsyë mijera te tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e të evakuojnë zonat ku ka përmbytjë të mëdha ministry i brendshëm Frank Bainimarama ka deklaruar gjendjen e emergjencës në fundjavë ndërsa në vend ka patur probleme edhe më energjinë elektrike. Qindra turistë të huaj janë bllokuar anë resortat e tyre dhe shumë fluturimë janë anulluar në disa aeroporte. Në disa rrugë është bllokuar qarkullimi ndërsa autoritetet njoftojnë se rreth 9400 banorë janë evakuuar dhe janë asistuar nga ekipet e emergjencës, raporton zyra kombëtare e menaxhimit të katastrofave. Mediat lokale njoftojnë ndërkaq se niveli i ujit ka arritur deri në tre metra në disa zona. Meteorlogët sinjalizojnë se kushtet e motit do të vazhdojnë të përkeqësohen gjatë ditëvë në vijim. Ndërsa ministria e shëndetësisë informon se pas kësaj situate, mund të ketë probleme edhe më të mëdha pasi njerëzit mund të konsumojnë ujë të ndodur si pasojë e kontaminimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›