E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neshja Roma-Milan përfundoi me barazim 2-2

Ndeshja kryesore e javës së tetëmbëdhjetë në Serie A, e cila u zhvillua të dielën mbrëma në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian ndërmjet Romës dhe Milanit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Giallorossët e filluan ndeshjen në mungesë të njeriut kryesor, simbolit të skuadrës Francesco Totti, i cili mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa në skuadrën kundërshtare u inkuadrua superylli David Beckham, i cili debutoi në Serie A me fanellën e Milanit. Pjesa e parë Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë e skuadrës vendase, e cila kishte zgjedhur taktikën e kundërsulmeve për t'i befasuar yjet e Milanit. Ndryshimin e rezultatit e bëri Mirko Vucinic. Malazezi pranoi një krosim nga John Arne Riise dhe shmangu dy mbrojtës të skuadrës mysafire për ta mposhtur portierin Christian Abbiati (22'). Pas golit të pësuar Rossonerët bënë disa orvatje për të barazuar, por duke mos arritur të organizoheshin para golit të Donit. Nga ana tjetër mysafirët kanë mundur të dënohen nga taktika e kundërsulmeve e Spalletit, megjithatë 45 e minutat e para përfunduan me diferencë prej një goli në favor të skuadrës vendase.Pjesa e dytë
Në minutat e para të pjesës së dytë (48' dhe 53'), mysafirët përmbysën rezultatin në 1-2, ndërsa të dy golat e tyre mbajtën firmën e Alexandre Patos. Pato barazoi shifrat tre minuta brenda pjesës së dytë, pas një aksioni të Leite Kaka, i cili bëri gjithçka për t'ia lënë Patos vetëm obligimin që ta shtynte topin në rrjet. Goli i dytë i Milanit ishte më i bukur. Alexandre Pato, në stilin e legjendës braziliane Ronaldo, la pas vetes mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes, për ta mposhtur për të dytën herë portierin Doni (53'). Në njëzet minutat e fundit të takimit, trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, largoi nga ndeshja Ronaldinhon dhe inkuadroi Massimo Ambrosinin me qëllimin që ta ruante epërsinë e krijuar. Mirëpo, plani i tij nuk u realizua, pasi që menjëherë pas Giallorosët barazuan rezultatin në 2-2. Julio Baptista lëvizi mirë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe e gjeti Matteo Brighin, goditja e të cilit u devijua dhe arriti te Vucinic, i cili në mënyrën më të efektshme me kokë e mposhti Abbiatin për të dytën herë këtë mbrëmje (72'). Deri në fund të takimit pati disa raste në të dyja anët, mirëpo as njëra e as tjetra skuadër nuk arritën të dalin fitues. Me këtë barazim Milani ruan diferëncën prej nëntë pikëve nga lideri Inter, i cili të shtunën barazoi kundër Cagliarit, ndërsa distancohet pesë pikë nga Juventusi që gjendet në vendin e dytë. Nga ana tjetër Roma pozicionohet në vendin e dhjetë me pikë të barabarta me Atalantën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›