E Diel, 1 Nëntor 2026

Fizioterapia, një profesion me kërkesë të lartë në tregun e punës

Fizioterapistët e rinj, pasi dalin nga auditoret, synojnë menjëherë tregun e punës, jo vetëm si të punësuar, por edhe me iniciativa private në çeljen e klinikave të tyre.

Shefi i Departamentit të Lëndëve Paraklinike, Julian Kraja, tregon se sot Shkodra ofron dhjetëra klinika të suksesshme.

Tregu i punës duket i sigurt për të diplomuarit, gjë e cila ka rritur edhe kërkesat e të rinjve për të studiuar në këto degë.

“Tregu i punës në të gjitha programet e shkencave mjekësore teknike është një treg i larmishëm, sepse është një treg që nuk vdes kurrë. Ka spitalet, ka qendrat shtetësore, janë infermierët e shkollave, janë punonjës në vende të ndryshme, por mbi të gjitha dominon edhe tregu i huaj, ku studentët, pasi mbarojnë studimet, pra diplomohen, zgjedhin shpeshherë të shkojnë jashtë. Krahas punës brenda vendit, një pjesë e studentëve zgjedhin që specializimin e më pas vijimin e punës ta bëjnë edhe në shtete të tjera“, tha Kraja.

Krahas punës brenda vendit, një pjesë e studentëve zgjedhin që specializimet e më pas vijimin e punës ta bëjnë edhe në shtete të tjera. Zhvillimi i klinikave private dhe mundësitë për specializime të mëtejshme po e bëjnë këtë degë gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë, duke garantuar jo vetëm punësim të qëndrueshëm, por edhe perspektivë afatgjatë në një sektor në zgjerim të vazhdueshëm.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›