ILD kërkon ulje page për gjyqtaren e Gjirokastrës, Suela Dashin, akuzohet për shkelje të rënda gjatë detyrës

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar 40% ulje të pagës për gjyqtaren Suela Dashi. Sipas ILD-së, gjyqtarja ka kryer shkelje të rënda disiplinore me dashje gjatë kryerjes së detyrës, si mungesa të pajustifikuara në detyrë, mospranimin e kërkesës për heqje dorë nga gjykimi i çështjeve kur ishte e detyrueshme sipas ligjit, si dhe mosrespektim të vendimeve të konstatuara nga një gjykatë më e lartë.
Suela Dashi është gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/