E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalё dhe vetёm fjalё

Problemet e drejtёsisё shqiptare janё tashmё tё njohura ndёrkombёtarisht. Pushteti i tretё nё vend, ёshtё fakt se ka mbetur nё moal, dhe prej kaq vitesh nuk dallohet asnjё shenjё pёr tё nxjerrё krye. Gjykatat dhe prokuroria kanё dёshtuar sistematikisht tё shёnojnё progres nё tё gjitha vlerёsimet qё i janё bёrё Shqipёrisё nga monitoruesit qё prej vitit 91 e kёtej. Ndёrkohё qё, ne jemi dёshmitarё tё vuajtjeve dhe shpesh traumave qё kanё shkaktuar tek qytetarёt me vendimet, ose me mosvendimet e tyre.

Drejtёsia e korruptuar, e varur politikisht, pa sensin e objektivitetit, etj, kёto janё definimet qё jepen nga ekspertёt, qytetarёt dhe kushdo qё ёshtё i interesuar pёr kёtё sistem.
Gati ёshtё bёrё temё e mёrzitshme. Njё nga ato debatet qё nuk e ndihin cёshtjen pёr tё dalё nga pika 0. Pёr fat tё keq, edhe vetё trajtimi i kёsaj cёshtjeje kruciale ёshtё bёrё si tё thuash pjesё e gangrenёs, dhe nuk duket se shёrben mё si presion pozitiv pёr tё bёrё tё mundur qё tё lёvizin gjёrat pёrsёmbari.

Pavarёsisht kёsaj, ёshtё e qartё tashmё edhe aritmetikisht se ekuacioni qё duhet tё zgjidhё Shqipёria pёr tё hyrё nё NATO dhe BE ka dy tё panjohura tё mёdha; drejtёsia dhe zgjedhjet.
Kёshtu qё packa se tё merresh me problemet e pushtetit tё tretё nё vend ka nisur tё tingёllojё si , rezulton se kjo ёshtё dhe mbetet prore tema e ditёs.
Zgjidhja e kёtij rebusi vjen sigurisht me njё projekt politik.

Duhet pranuar se sot ka njё ndёrgjegjёsim mё tё madh se asnjёherё tjetёr nga politika pёr tё kryer reformat nё drejtёsi. Presidenti i ri i vendit, e ka caktuar kёtё cёshtje nё krye tё axhendёs sё tij. Qeveria gjithashtu nuk ka nga tё shkojё duke qёnё se sa herё shkon nё Bruksel pёr tё marrё frytet e punёs sё saj i pёrmendin drejtёsinё.

Opozita po ashtu ёshtё e dёnuar tё mos bёjё indiferenten, meqёnёse detyrimisht duhet tё bёhet pjesё e zgjidhjes, si dhe pёr faktin se njё pjesё e mirё e shqetёsimeve nё mos kanё lindur janё maisur nё 8 vitet e qeverisjes sё saj.

Dhe njё tjetёr imperativ qё duket se po i bёn shpesh e mё shpesh tё mblidhen bashkё nё tryeza ёshtё se ky problem madhor nuk mund tё zgjidhet nga asnjёra palё vetёm, kёrkohet bashkёpunimi i tё gjithё faktorёve.

Shfaqja e vullnetit nga tё gjithё do tё duhej tё konsiderohej si; fillimi i mbarё gjysma e punёs. Mirёpo, nё politikёn tonё tё paqёndrueshme zor se besohen tё tilla proverba.

Ajo qё tё bёn pёrshtypje nё zhvillimet e kёtyre muajve tё fundit ku tё gjithё ngjajnё tё angazhuar pёr tё reformuar drejtёsinё, ёshtё se ka vetёm fjalё. Nё fund, ajo cka mbetet janё arkivat filmike tё televizioneve. Nuk shohim qё tё bёhet njё tryezё pёr drejtёsinё dhe tё paraqitet njё projekt, njё draft. Nё fund tё fundit, ndryshimet e mira kёrkojnё iniciativa ligjore. Kёrkojnё ndryshim tё sistemit. Dhe kjo nuk arrihet me qёndrime verbale. Nuk jemi njё shtet virtual.

As Presidenti, as qeveria, as opozita, ende nuk janё ulur nё tryezё pёr tё diskutuar mbi njё propozim konkret ta zёmё pёr monitorimin e punёs sё gjyqtarёve, pёr dhёnien e pavarёsisё sё tyre, pёr promovimin e mё tё mirёve dhe nga ana tjetёr pёr tё gjetur mundёsinё e nxjerrjes jashtё sistemit tё ngelёsve qё nuk arrijnё standartet.
Si tё gjendet njё mёnyrё qё tё vendoset drejtёsia, aty ku ka pasur shkelje tё rёnda qё kanё shkatёrruar tё ardhmen e njerёzve, tё grupeve tё interesit etj.

Deri tani pёr fat tё keq, kemi vetёm fjalё. Tryezat pёr drejtёsinё po shndёrrohen ne mundёsi pёr oratorёt qё tё dalin bukur nёpёr ekrane.
Pёrtej kёsaj problemi mbetet aty ku ishte, madje mё i zmadhuar meqёnёse koha ikёn, dhe provimet e Shqipёrisё nuk janё larg. NATO e ka bёrё tё qartё se nё prill do ta ftojё vendin tonё kur tё ketё arritur mё shumё zgjidhje, dhe kur reforma nё drejtёsi tё shёnohet nё listёn e progresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›