Irani: Alarmi i rrem i neo-konservativve
Raporti i fundit i CIA mbi Iranin ishte nje tjeter dush i ftohte ndaj administrates aktuale amerikane, politika e jashtme e se ciles eshte dominuar si rrallehere me pare nga ideologet dhe jo nga teknokratet. Raporti sqaronte se Irani kishte ndalur pasurimin e uraniumit ne 2005en, nuk ka gjasa te zoteroje bomben atomike te pakten deri ne 2015 dhe, ne pergjithesi, nuk ka kapacitete te mjaftueshme per te qene nje rrezik berthamor se shpejti. Per me teper, ne raport deklarohet se vendimmarresit iraniane jane reflektive ndaj presioneve te bashkesise nderkombetare. Pra, neo-konservativet, qe deri dje ishin duke shtyre Senatin te votonte pro autorizimit te forces ndaj Iranit, u ekspozuan edhe nje here si nje grupim i gatshem te ushtroje ndikimin e vet mbi politiken e jashtme amerikane pa pasur respektin me te vogel per realitetet ne terren. Gjene mire qe kete here mbreti doli lakuriq para dhe jo pas perdorimit te forces.
Efektet ishin te menjehershme. Shumica e analisteve kritikuan gjykimin e presidentit Bush, linja e te cilit mbi Iranin ka qene pak a shume ajo neo-konservative qe Irani eshte nje rrezik eminent dhe qe presioni nderkombetar ka ndikim te neglizhueshem, dhe rrjedhimisht faktin qe Bush ishte i gatshem te perdorte edhe njehere forcen ushtarake bazuar mbi informacionin e gabuar. Te tjere kritikuan emrat e rendesishem te legjislativit (lexo Sen. Clinton), qe edhe pse jo ne kampin neo-konservativ, kane kercyer me muziken e ketyre te fundit. Nga te rrallet qe mund te perfitoje nga raporti eshte Sen. Obama, i cili u masakrua nga Hillary Clinton si i papergjegjshem dhe i papervoje para pak muajsh, kur deklaroi se do te ishte i gatshem te ulej ne tavolinen e bisedimeve me Iranin apo Korene e Veriut. Numrat e tij ne anketa jane rritur konsiderueshem.
Por raporti mbi Iranin, i bere publik ne kohe record (!), me teper se cdo gje tjeter, ishte nje sfide dhe revansh i teknokrateve mbi ideologet. Roli i teknokrateve ne administraten Bush ka qene reduktuar ne justifikimin ex-post te gafave te administrates ne vend te inteligjences planifikuese qe duhet te ishte. Pra publikimi i raportit ishte nje perpjekje e teknokrateve per ti dhene publikut amerikan dhe atij te huaj mesazhin se analistet e mireinformuar dhe objektive nuk mungojne, qofte ne Departamentin e Shtetit, qofte ne CIA. Jane aty, dhe akoma jane analistet me te pergatitur dhe me te mireinformuar ne bote. Cfare ka munguar ka qene deshira e administrates per te bashkerenduar vendimet dhe planifikimin strategjik me specialistet me rrjedhoje kryesore, sic mund te shihet ne Irak, demtimin e pazhbeshem te interesave amerikane ne rajon. Thelbesisht, mesazhi i specialisteve eshte: Nese doni te harxhoni miliarda dollare ne nje konflikt te ri, po aq labirintesk sa Iraku, udha mbare! Por kesaj here nuk mund te na e hidhni fajin ne.
Dhe reagimi neo-konservativ ishte akoma me grotesk se cpritej. Norman Podhoretz, nga baballaret e neo-konservatizmit, akuzoi sherbimet informative per perpjekje per te minuar aktivitetin dhe politikat e presidences, duke treguar jo vetem mungesen e zakonshme te stilit dhe etikes, por kete here edhe mungese te theksuar fantazie dhe formulimi. Kenga e mjellmes duhet te pakten te tingelloje bukur, apo jo?