Prokuroret: Tё ndryshohet Kodi Penal
Nёn moton Me kёmbё tё pastra, Shoqata e Prokurorёve dhe Zyra pёr Mbrojtjen e Qytetarёve kanё kёrkuar pёrmirёsimin e legjislacionit pёr tё bёrё tё mundur hetimet ndaj akuzave tё vazhdueshme pёr financime tё dyshimta nё sport. Pas arrestimeve tё fundit nё Itali tё njё grupi trafikantёsh shqiptarё, nёn akuzёn e financimit tё skuadrave nё kampinatin e futbollit, Kryetari i Shoqatёs sё Prokurorёve Shkelqim Hajdari, nё njё konferencё pёr shtyp u shpreh se hetimi duhet tё jetё i menjёhershёm. Sipas tij, nё kodin penal nuk ka njё dispozitё konkrete qё tё bёj fjalё pёr hetimin e aktiviteteve sportive nё tё cilat paravendoset rezultati. Ai shtoi se ёshtё urgjente qё Ministria e Drejtёsisё dhe ajo e Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, tё bёjnё me procedurё tё pёrshpejtuar ndryshimin e Kodit Penal pёr aktivitetet sportive. Marrja e skuadrave tё futbollit nga njerёz tё dyshimtё, ёshtё arsyeja mё e madhe qё kёta skuadra pёrfshihen nё paazare pёr shit-blerjen e ndeshjeve. Futbolli luhet me dy skuadra, nё mes ёshtё njё top qё kushton 20 mijё lekё tё vjetra, i cili luhet nё mёnyrё jo tё ndershme kushton me miliona, tha Hajdari.