E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryeministrit Berisha në Parlament

Doja të isha i pranishëm në seancën e parë të diskutimit për buxhetin, por shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj, për të gjitha diskutimet që bëtë, trajtimin serioz të ligjit themelor të menaxhimit të financave të shtetit, që është buxheti.

Zotërinj deputet, të nderuar qytetar shqiptarë, kjo qeveri dhe qeveria para kësaj, çdo qershor kanë sjellë në parlament ndryshime buxhetore. Ndryshime, të cilat janë bërë të domosdoshme nga realizimet e të ardhurave fiskale, janë bërë të domosdoshme nga dinamizmi i përparësive të zhvillimit të këtij vendi. Këtë vit, ne vijmë para qytetarëve shqiptarë, duke propozuar shkurtimin e shpenzimeve. Kjo vjen para së gjithash dhe mbi të gjitha si një vendosmëri e kësaj qeverie, për të çuar mesazhet më të fuqishme pozitive në qarqet financiare të vendit, të rajonit, Evropës dhe më gjerë. Siç e dini bota financiare përjetoi krizën më të madhe të piramidave që nga koha e Martin Luter King deri më sot. Kjo përbënte piramidërinë botërore më të pashembullt në historinë e pesë shekujve të fundit. Flluska dhe mbiflluska, të cilat u bazuan në parime të padrejta.
Hedge fund, Vefa fund, shpërthyen njëri pas tjetrit duke krijuar një humbje financiare, e cila shkon jo më pak se katër herë buxhetin e fuqisë së parë ekonomike botërore SHBA, apo një humbje prej rreth 604 trilion dollarë.

Të rikujtojmë këtu se këto flluska bënë që sistemi bankar të njohë krizën më të madhe në historinë e themelimit të tij. Me qindra banka dhe nga ato që kishin qenë lider të sistemit financiar bankar, falimentuan dhe u bënë të paqena. E ritheksoj se midis presidentin të Vefa-s Vehbi Alimuçës dhe Mark Ridell, presidentit të North&Rok ka shumë dallime, njëri vjen nga shkolla e Zall-Herrit, tjetri nga elita e botës, nga Harvard dhe Kembrixh, njeri ishte pothuajse analfabet, ndërsa tjetri kishte arsimin më të lartë bankar, njeri kreditonte me interesa absurde, por tjetri akoma më absurde. Kreditonte 342 përqind të të gjitha depozitave të tij.

Duhet ti kuptoni disa mekanizma se jeni milionerë dhe milionerët nuk kuptojnë gjë se çfarë kanë të tjerët. Jeni ulur në këto karrige si grupi i milionerëve dhe ndaj nuk ju duhet ekspertiza, sepse kur vjen puna për nota, komisioni qytetar me në krye Edi Ramën, atë që shkoi dhe u kthye nga Harvard i jep pesë. Zonjën Seseri e zëvendëson me zonjën Berberi, kurse zonja Seseri mbetet si stoli, zonja Berberi mbetet si ekonomi. Unë erdha këtu për respektin tuaj, pasi ju keni të drejtë që Kryeministri duhet të jetë në sallë kur është buxheti.

Do të jetë mirë të lexoni për flluskat, të cilat sipas personaliteteve më të shquara, përgjysmuan GDP-në e botës, dikush thotë me 40 përqind, dikush thotë me 50, ose me 60 përqind. Këto flluska bënë që ekonomitë e Europës dhe jo vetëm të njohin krizën më të madhe që pas depresionit të madh. Bënë që në vendet ish komuniste rënia ekonomike të shënojë kulme në minus 18 përqind, në vendet balltike minus 14 përqind, minus 8 deri në 12 në disa vende të rajonit. Kurrë ndonjëherë financat e botës nuk u tronditën siç u tronditën në vitet 2007-2010.

Ekonomia shqiptare në kulmin e kësaj rritje prej 8 përqind në vitin 2008 sipas të gjitha statistikave të botës. Pati një rritje prej 3-4 përqind në vitin 2009. Nëse në vitin 2004 në gjashtë muajt e parë të atij viti, ju mblodhët 50 miliardë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2010 me taksa dhe tatime ky vend ka mbledhur 104 miliardë. Nëse besojmë se ky është një tregues i dyfishimit të ekonomisë, ekonomia shqiptare e dyfishoi rritjen e saj dhe e gjitha është në transaksion bankar. është e lehtë të shkelmosh mbi fakte të tilla, por nuk të beson askush. Ka një mbi dyfishim i të ardhurave nga taksat dhe tatimet, në një kohë kur niveli i tyre krahasuar me vitin 2004 është dy herë më i ulët si taksa.

Kjo krizë solli krizën e borxheve. Në vitin 2005 kemi gjetur një borxh prej 72 përqind dhe e zbritëm atë borxh në vitin 2008 në 55 përqind. U rrit në vitin 2009 në 59.5 përqind. Meqenëse kriza e borxheve po qarkullon dhe që është e ndryshme nga ajo e flluskave, por sërish ka krijuar një panik të paprecedentë në tregjet financiare botërore, ne nuk mund të rrijmë indiferente ndaj kësaj ndonëse borxhi shqiptar është borxhi më i mirë në Evropë, është borxhi jashtë interesave tregtare, është në shumicën dërmuese të tij me monedhën vendase. Por sërish këto nuk mjaftojnë, pasi kur kriza ndodh në vendet fqinje atëherë duhet të parashikosh dhe të marrësh të gjitha masat.

Pikërisht në kuadrin e kësaj krize evropiane të borxheve ku nuk asnjë garanci që vende të tjera nuk do pësojnë atë që pësoi fqinji ynë jugor, qeveria shqiptare vendosi me një vendosmëri të madhe të frenojë me çdo kusht dhe çmim rritjen e borxhit. Kriza është prodhimi dhe rënia e tij. Prodhimi i Shqipërisë është më i lartë se kurrë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe në botë që shënon këtë gjashtë mujor rritje me 80 përqind të eksporteve. Shifrat janë më kokëforta se çdo gjë tjetër. Në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar janë eksportuar 41 miliardë mallra eksporti nga ky vend. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010 janë eksportuar 81 miliardë mallra. I them këto, sepse ka disa prej jush që dinë të bëjnë llogari dhe jo ata që dalin me kryetarin tuaj sepse tu nxjerrësh Shkëlqim Canin shqiptarëve është një lloj sikur tu nxjerrësh një dordolec ekonomik.

Janë bërë shkurtime në të gjitha shpenzimet e mëdha të administratës, hoqëm veturat. 19 mijë dollarë kushtonte një shofer, 45 milionë euro u përdorën për rritjen e rrogave dhe pensioneve shqiptarëve, por si ka mundësi të ngrihen opozitarët se rritja e pensioneve është veprim kriminal. Kryetari juaj me zonjën Seseri e bëri këtë kurse të tjerat i çoi në tregun e trangujve dhe kastravecave dhe tregonin çmimet dhe kur e panë që bënë gafë shkuan në farmaci. Në vend që të kërkoni rritje të mëtejshme të pensioneve ngriheni kundër rritjes së tyre.

Vazhdojmë më tutje. Sa ka qenë fondi i pensioneve të vitin 2004, e ke pasur 50 miliard sa është sot 109 miliard. Gjeni një vend tjetër në Evropë dhe në botë, që të ketë vendosur në 5 vite në fondin e pensioneve më shumë se ç’ka ekzistuar në të gjithë kohën para tij. Keni ju ndjenja për ata pensionistë. Si mund të ngriheni ju në këtë mënyrë për pensionet. I bëj thirrje çdo pensionisti shqiptarë të mbaj shënim pashpirtësinë tuaj. I bëj thirrje çdo pensionisti shqiptarë të vij të kontrollojë sa ka qenë fondi i pensioneve në vitin 2004 dhe sa është sot. I bëj thirrje çdo pensionisti shqiptarë të kontrollojë të gjitha fondet e pensioneve të botë dhe në qoftë se gjen një tjetër të rritur qoftë sa gjysma në përqindje e fondit të pensionit të Shqipërisë le të vijë të flasë në këtë parlament. Ndaj dhe ju ku bëni oponencën duhet ta bëni me shifra dhe fakte. Nuk ka njeri të përsosur, hiqeni nga mendja nuk ka qeveri pa gabime hiqeni nga mendja, por të përpiqeni ta shndërroni suksesin e saj në hiç. Lufta me suksesin është lufta më dëshpëruese, ajo bazohet në verbërinë xhelozinë, inatin dhe smirën në të gjitha veset e këqija të njeriut. Mos u merrni me ta, mos u përpiqni të merreni me suksesin. Ju deputet më thoni se po shkurtohet buxheti dhe po rriten rrogat. Në cilin vend po rriten rrogat në këtë shkallë. Cili nga vendet e botës ka bërë këtë rritje që po bën qeveria ime për rrogat. Më thoni pak pse. Sepse në doktrinën ekonomike të kësaj qeverie kombinimi i Aekut me Keisin janë shtyllat kryesore të rritjes së saj. Investimi në burimet njerëzore janë investimet më të rëndësishme. Unë e di që ju do të donit që ne të mos i rrisim rrogat, unë e kuptoi që ju do të donit që këta punonjës të administratës të mos përfitonin nga kjo rritje. Këtë vit punonjësit e administratës përfituan rritjen më të madhe të rrogave dhe jo për qëllime elektorale, por e kanë për qëllime politike, sociale dhe të gjithanshme. çfarë e majte jeni ju që reagoni në këtë mënyrë, kur shihni se është dyfishuar fatura sociale për ndihmën ekonomike dhe invaliditetet.

Të nderuar zotërinj më mirë krijoni komision hetimor. Hajde merrni shifrat. Do ju japim çdo të dhënë që doni, por mos bëni nihilizmin si doktrinë tuaj, se në mënyrë absolute vetëm sa u zvogëlon çdo ditë. ç’ështe ky model qe keni adaptuar zoti Ruçi. Unë jam kundërshtari juaj, unë kam nevojë për votat kundër të tuajat, ku i keni, jeni me kokrra apo pa kokrra. Më mirë është 64 vota kundër Sali Berishës, apo hiç vota kundër Sali Berishës. Si more dilni 64 deputetë burra dhe gra të nderuara sikur s’jeni dhe unë dal gjithmonë pa asnjë votë kundër. Përsa i përket buxhetit ndihma ekonomike është dyfishuar, janë shkurtuar disa projekte ekonomike dhe këtë nuk e mohoi. Por sa projekte kanë ngelur janë 320 projekte rrugore në mbarë vendin, janë 100 projekte rurale. Zoti Ruçi duhet të caktosh një grup deputetësh për të ardhur me mua në përurime për të parë realitetin si Shën Thomai dhe pastaj nuk diskutojmë më siç po diskutojmë. Ju lutem, sa janë rritur rrogat këtë vit më shumë se asnjë herë. Një eksperti juaj ekonomik ju tha juve që në maj do bjerë qeveria nga kriza. Ja ku jam. Ata ju thanë se nuk do paguaj dot qeveria rrogat e pensionet vjet dhe unë i rrita prapë sivjet rrogat e pensionet. Bëni politikë dhe bëni oponencë qeverisë mbroni programin tuaj hiqini ata dordolecë që mbledh kryetari juaj përreth për t’ja u mbushur mendjen shqiptarëve se janë mendje të ndritura ekonomiste. Ju keni njerëz këtu që dhe kryetarit mund ti japin idera dhe mendime dhe grupit mund ti japin ide dhe më pas të bëni oponencë. Nuk ka gjë më fatkeqe se të ngrihen të thonë që ngritja e pensioneve është një veprim kriminal. Si more qenka veprim kriminal, krim është të mos rrisësh pensionet. Si mund ti lejoni vetes kundërshtimin e rritjes së pensioneve. Ju garantoj se treguesit ekonomisë po ecin shumë mirë. Një problematikë e krijuar po kapërcehet me sukses të madh. Ekonomia shqiptare do jetë në fund të këtij viti me rritjen më të madhe në Europë dhe dua të gëzoj të gjithë. Ka një rritje dy shifrore transporti, ka një rritje dy shifrore tregtia, ka një rritje të paprecedentë eksporti. Ka po thuaj një barazi në fondet me të ardhurat nga eksportet “made in Albania” me të ardhurat nga materialet e importuara. A e dini ju sa automjete e kalojnë tunelin e Kalimashit, këtë vit vetëm rruga Durrës-Kukës do i sjell ekonomisë shqiptare mbi 130 milion euro. Do të ndërtohen 320 rrugë dytësore dhe 100 rrugë rurale dhe qindra e mijra metra rrugë kombëtare nga Tropoja në Gjirokastër. Ajo që u mbetët ju është të vini të bëni shkollën e praktikës me mua, të inaugurojmë së bashku në çdo zonë tuajën investimet. Isha në Berat ku u inaugurua një nga projektet më të mëdha për ujin. Asnjë deputet socialist nuk ishte i pranishëm. Pse nuk erdhët, por ja lini të gjitha meritat qeverisë. Taksapaguesit nuk janë vetëm demokrat, por janë edhe socialistë. I lini inatet se nuk ecet me inat po me logjik. Seriali i inaugurimeve do të nisë së shpejti.

I nderuar zoti Ruçi mund të them që kjo ishte tabloja ekonomike dhe politike e parë nga kafeneja e Fidelit dhe Change-i i Shkëlqim Canit. Por unë të garantoj se rritja e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri ka vazhduar dhe do vazhdoi sa të jetë ky koalicion qeveritar në pushtet dhe duket se e ka jetën të gjatë. Përsa i përket votave të ftoj të bësh një mocion, po jeni pa kokrra mo zotëri, se ai që ju ka prurë ju këtu ju ka lënë pa kokrra. Prandaj s’bëni dot mocione ju, bëni mocion dhe provojeni. Bëjeni mocionin dhe unë ju vij nesër në mocion. Ju erdhët qëndruat 19 ditë aty para derës time dhe ja ku jemi prapë në këto pozicione, mund të vini të rrini dhe dy muaj të tjera absolutisht ju respektoi, po nuk bëni dot mocion ju. Para se me u fut këtu e dini vet se ç’ju ka bërë ai. Mundësisht para se të flasësh për krizën bëj mocion dhe e thërras në mënyrë të veçantë parlamentin nga e drejta që më jep ligji dhe të bëjmë mocion që nesër. Lidhur me eksportet është shumë e vërtetë që KESH ka një kontribut të rëndësishëm në eksport janë eksportuar 8 miliard lek më shumë se vitin e kaluar. Merreni pak tabelat e eksporteve. Mos e shihni botën nga kafeneja e Fidelit. Merrni strukturën në dogana 52% janë manifakturë 17% janë minerale. Po ta shihni nga kafja e Fidelit, sidomos në ato dy katet përmbi, që janë jashtë çdo lloj standardi e di si ju del Shqipëria, përmbys absolutisht. Unë të respektoi të sillni çdo shifër çdo fakt. Keni ndërmarrë një fushatë të habitshme kundër privatizimit. Doni ju të sillni njerëz në ekipet e privatizimit, në ekipet e ankandit urdhëroni sillini, sepse procesi është transparent. Privatizimi është një parim themelor e një ekonomie të tregut të lirë. Do privatizojmë, sepse ky shtet vjen nga një socializëm, që pati një dështim total në menaxhim. Do privatizojmë se do i kthejmë pronën pronarëve, do privatizojmë se do luftojmë korrupsionin me çdo kusht, do privatizojmë se në tërësi shoqëria e njerëzimi ka provuar se privatizimi dhe prosperiteti janë si binjak siamez në zhvillimin e vendeve. Pse e keni këtë xhelozi në një kohë kur keni përdorur vetë 20% të kredisë të Këshillit të Europës, se nuk gjenit truall dhe shkoni e mbështeteni pas mureve të reparteve ushtarake. Por ky repart ka pronar e do ja jap pronarit atë. çdo ditë nxirrni një njeri dhe nxirreni kundër privatizimit të objekteve ushtarake. Ju keni disa ish-ministra mbrojtje në grup parlamentar. Po korrupsion më të madh se sa ti që vodhe paratë e baterive të stilolapsave. Të kapën në flagrancë e ishe si ato hajdutët e xhepit me ato bateri. Nuk ta fal Partia Socialiste kurrë ty atë, absolutisht jo. Unë ju respektoi po mos më detyroni të flas. Tani do ta mbyll me këtë fjalë. Zoti Ruçi dua të njoftoi se zonja Arta Dade, është kualifikuar me notën 6.5, notën më të ulët e ka marrë zoti Arben Malaj pese. Shtatë ka marrë zonja Seseri se kaq i vlen, zonja Berberi nuk e lartëson më shumë. Zoti Agim Leka star i vërtetë ia ka kaluar dhe Fidelit 9.5, Shega ka marrë 9.8 për meritën e vetme se ka lexuar fjalimin e kryetarit të PS këtu, bravo të uroj. Arta betohu ti se do rrëzosh Sali Berishën, por e vërteta është se do rrëzohesh rrugës 10 herë përpara se ta rrëzosh. Olta Xhacka 9.3. Komandant ti nuk ke notë, ty nuk të vejnë se të kanë frikë.


26/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›