E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit të Njësive Ekonomike Jobujqësore

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Z. Genc Pollo organizoi sot mbledhjen e parë të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Njësive Ekonomike Jobujqësore.

Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike jobujqësore bëhet me qëllim që:

a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;

b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik;

c) të përditësojë regjistrin e njësive ekonomike jobujqësore dhe të krijojë regjistrin e njësive lokale ekonomike;

ç) të përmirësojë cilësinë e treguesve identifikues dhe ekonomikë ekzistues, si edhe të bëjë përcaktimin e treguesve të rinj, veçanërisht të atyre

ekonomikë;

d) të identifikojë lidhjen që ekziston ndërmjet njësisë ligjore dhe njësisë ekonomike jobujqësore.

Regjistrimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve ekonomike jobujqësore është të intervistojë të gjitha njësitë ekonomike jobujqësore për të siguruar informacion të plotë identifikues dhe ekonomik. Në këtë regjistrim përfshihen të gjitha njësitë ekonomike jobujqësore që ushtrojnë aktivitet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe rezultojnë aktive në regjistrin e ndërmarrjeve deri në momentin e regjistrimit. Objekt i regjistrimit janë edhe administrata publike, organizatat jo fitimprurëse (OJF) dhe organizatat ndërkombëtare.

Ky regjistrim do të kryhet gjatë muajit tetor 2010.

Komisioni Qendror i Regjistrimit të Njësive Ekonomike Jobujqësore është ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave në mars të këtij viti, drejtohet nga Ministri për Inovacionin dhe TIK dhe në përbërje të tij janë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministri i Financave, Ministri i Brendshëm, Drejtori i përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të INSTAT, Drejtori i QKR, Drejtori i Tatimeve, Dekani i Fakultetit Ekonomik, të UT-së, si dhe Drejtori i Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në Kryeministri.


27/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›