E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Profesor Giuseppe Tritto, President i dy agjencive pranë UNESCO-s

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Profesor Giuseppe Tritto, President i dy agjencive pranë UNESCO-s ( WATB – Akademia Botërore e Teknologjive dhe Shkencave Biomjekësore; WABIT - Shoqata Botërore e Teknologjive Info dhe Bio).

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i krijimit të një konsorciumi ndërkombëtar mbi baza qeveritare dhe joqeveritare për të krijuar dhe implementuar projekte dhe bashkëpunime në zhvillimin e ekonomisë dhe bioekonomisë, sigurinë e njerëzve dhe të vendit, teknologjinë inovative, strategjitë shëndetësore dhe integrimin e kujdesit shëndetësor në nivel evropian.

Për këtë qëllim është propozuar që konferenca e parë për vendet e Evropës Juglindore të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.

Profesor Tritto falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, vlerësoi ndryshimet pozitive që ka bërë Shqipëria, veçanërisht vitet e fundit, si dhe i prezantoi Kryeministrit projektin për krijimin e këtij konsorciumi.

Kryeministri Berisha e falënderoi Profesor Giuseppe Tritton për prezantimin dhe u shpreh i gatshëm për të siguruar mbështetjen e qeverisë shqiptare në krijimin e këtij konsorciumi dhe organizimin e kësaj konference.


26/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›