E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Kryeministrit Berisha ne seancen e sotme parlamentare

Kohaeshtee qytetareve shqiptare pasi tempulli i demokracise evropiane votoi per heqjen e vizave per keta qytetare dhe jo per politikanet pasi ata kane pasaportat diplomatike dhe disa prej jush e kane prore kete dhe bredhin nga kazinoja ne kazino. Kohaeshtee atyre qindra e mijera nena e baballareve motra e vellezerve shume prej te cileve moren ne varr brengen dhe mallin per njerezit me te dashur qe nuk i pane dot.Eshte per ata qe kane dhjetera vite qe nuk kane pare e perqafuar djemte e vajzat e tyre niper e mbesa ne vende te huaja.Koha eshteper te rinjte shqiptare te cilet me se fundi nga nje rini e rritur brenda kloneve kaloi ne nje rini qe endet e lire ne mbare Evropen.

Te nderuar deputete

Nje fjale thote me mire vone se kurre. Une ju bej thirrje ti bashkangjiteni ketij procesi pasi ky eshte nje proces jetik per cdo qytetar shqiptar pavaresisht nga bindjet e tyre partiake. Ky eshte nje proces jetik per cdo te ri shqiptar pavaresisht nga bindjet e tyre politike. Thirrjet me miqesore me te hapura me te sinqerta te drejtuara ndaj jush qe te merrni pjese ne keto procese historike per vendin juve iu pergjigjet me veteperjashtimin total. Mos harroni se ne vete historine e partise suaj veteizolimi veteperjashtimi veteharresa kane qene shtyllat kryesore politike te saj.

Nje vit me radhe ne kete parlament jane votuar me dhjetera ligje dhe reforma te cilat kane qene te lidhura me procesin e heqjes se vizave dhe ju asnje prej tyre nuk denjuat ti votoni sikur keto te ishin reforma qe beheshin per Sali Berishen. Qe te gjitha keto kishin nje impakt madhor shume here me te madh tek zgjedhesit tuaj tek te rinjte shqiptare kurse ju gjetet force dhe moral per tu veteizoluar.

Kryetarin tuaj e degjoja nje dite tek mburrej se zonja Tanja Fajon eshte socialiste. Eumlshte e vertete qe zonja Fajon eshte socialiste. Eumlshte e vertete qe zoti Martin Shulc kryetari i grupit parlamentar te socialisteve evropiane mbeshteti por cfare bete ju zoterinj socialiste shqiptare.

Si mund te mburreni ju me socialistet evropiane kur ju vete ne vendin tuaj ne bankat e ketij parlamenti refuzonit te votonit cdo praktike qe nevojitej per heqjen e vizave. A mund te me thoni ju cfare ngjashmerie keni ju me ta Absolutrisht asnje ngjashmeri.

Disa prej jush keni marre pjese ne rrezimin e diktatures por si ka mundesi pas 20 vitesh ate ideal evropian ta transformoni per hir te nje njeriu qe leviz i lire ne mbare boten me pasaporte diplomatike te dhene nga qeveria Atehere si ka mundesi qe ju te damkosni veten tuaj me veteizolim dhe veteharrese. Nuk eshte kurre vone qe te korrigjoheni dhe ta dini mire se deren e bashkepunimit me qeverine do ta kene te hapur. Lerini shpifjet dhe trillimet se ne menyre absolute vecse nxijne cdo dite e me teper shpifesit dhe trilluesit. Ejani te bashkepunojme.

Dy jave me pare ju refuzuat ne menyre kategorike kerkesen e qeverise amerikane nepermjet ambasades amerikane per te votuar ne kete parlament ligjin per gjykaten administrative. Kryetari juaj u tha shqiptareve se e refuzova pasi une nuk mund ti jepja Sali Berishes gjykaten Administrative. Mendoni ju se SHBA-te po I jepnin Sali Berishes gjykatat. Jeni gabim zoterinj. Ata qe e kane lexuar dhe vizituar ate vend e kane te qarte se vendi I lirise shtylle kryesore te lirise se te drejtave dhe te qytetareve te saj ka sistemin e drejtesise dhe SHBA-te nuk do te shpenzonin qofte edhe nje dollar te vetem per te ndertuar ketu gjykata te kontrolluara nga qeveria. Kete qendrim mbani ju ndaj gjykatave. Kam degjuar Kryetarin tuaj ne Strasburg qe I thoshte nje audience se Gjykata Kushtetuese ka dhene 36 vendime kunder Sali Berishes dhe pas 3 minutash njelloj si kaprolli qe harron gjurmen e tij u kthye e tha ajo eshte teresisht politike dhe e kontrolluar nga Sali Berisha

Te nderuar zoterinj

Edhe njehere ju them gjeni forca per tu shkeputur nga nje praktike e tille jashtezakonisht e demshme per ju. Le te votojme ligjin e gjykates administrative.

Dua tu bej nje pyetje. Ka prej jush deputete qe nga vitet 90. Le te me thone a ka ne Evrope nje maxhorance qe ti thote opozites harto vete amendamentet per ligjin zgjedhor merr mendimin e OSBE dhe eja ti votojme. JU nuk e beni kete sepse keni adaptuar nihilizmin por te jeni te sigurte se kjo eshte rruga me joproduktive per ju dhe ne se mendoni se keshtu i afroheni pushtetit ju garantoj se pushteti ne kete menyre behet nje horizont i paarritshem per ju. Ju shnderroni veten ne nje grup radikalesh te cilet mbi interesat e vendit mbi interesat jetike te qytetareve shqiptare per levizjen e lire mbi interesat e biznesit shqiptar per te patur nje arbiter midis administrates qeveritare lokale dhe qendrore dhe biznesit te tyre ju vendosni nihilizmin absurditetin veteperjashtimin. Eumlshte e thjeshte te mburresh me socialdemokratet evropiane te cilet si nje alternative me qendren e djathte kane kontributin historik ndertimin e Evropes por nuk mund te merresh me ta kur e kthen partine Socialiste ne koherat e saj te denimit te qytetareve shqiptare.

Nga ajo kohe deri me sot kane kaluar 60 vite. Nuk kemi detyrim tjeter vecse interesat jetike te shqiptareve. Urdheroni te votojme Gjykaten Administrative urdheroni te votojme reformen zgjedhore. Mos e beni ju pasi do te mund te penalizoni nje vend te tere per interesat personale te nje njeriu i cili ua ben statutin sic e do vete. Njehere thote se kryetari do te ike pastaj thote se kryetari nuk do te ike. Me statusin tuaj beni te doni por me qytetarin shqiptar kufizohuni dhe mbroni interesin e tyre.

Qeveria eshte e hapur per bashkepunimin me ju. Ju kur refuzoni ligjin per gjykaten administrative refuzoni ligjin per konfiskimin e aseteve te krimit. Ju nxini me cdo kusht pasaportat biometrike dhe pastaj mburrni socialdemokratet evropiane kur ju vete duhet te jeni socialdemokrate. Duhet te ndani vlerat e tyre. Shqiptaret duhet te mburren me socialdemokratet shqiptare ne radhe te pare sepse ata kane nevoje ndaj edhe socializmi evropian eshte ndertuar mbi bazat e socialdemokracise pavaresisht nga emri ato parti ndertojne vlerat qe ju besojne ndaj dhe rikthehuni tek ato kontribute qe keni.

Une shoh deputete jo te kesaj legjislature qe kane votuar per marreveshjen e Stabilizim asociimit. Ka deputete ketu qe kane ardhur me mua ne shkallet me prestigjoze te Aleances se Atlantikut te Veriut. Kryetari juaj I meparshem beri te gjitha kompromiset e nevojshme ne interes te vendit.

Ndersa tani keni kaluar ne kurthin e vete perjashtimit keni kaluar ne kurthin e vetemohimit praktikat me primitive te PPSh per 50 vite ne kete vend.

Une ju garantoj se ne te gjithe ekspozete e mia ne kete parlament ka vetem nje qendrimqendrimin e hapur ndaj jush per bashkepunim. Por nga ana tjeter ju garantoj se kjo qeveri ka axhenden e vet. Nje axhende nder me intensivet ne historine e ketij vendi nje axhende e cila synon ne reforma te thella dhe te gjithanshme te permbushe detyrimet ne proceset e integrimit te vendit. Nje axhende e cila synon ne reforma te thella dhe te gjithanshme te garantoje rritjen ekonomike te vendit. Nje axhende e cila synon te transformoje infrastrukturen e ketij vendi nje axhende e cila synon te rrise rrogat dhe pensionet per qytetaret shqiptare dhe te coje me shpejtesi Shqiperine drejt moshes dixhitale.

I nderuar zoteri kjo axhende cdo dite njeh zhvillime te reja pozitive kjo axhende cdo dite njeh suksese te pa diskutueshme. Nese une ju flas ju qe te bashkepunojme kjo nuk do te thote aspak se ka interferencen me te vogel qendrimi juaj ne axhenden time. Ju keni zgjedhur vete perjashtimin nga zgjidhja jua. Por z.Ruci dua tu them dy gjera. I permendet disa here ata shiritat ata shirita nuk duhet ti permendesh ti sepse ata jane deshmi e nje perpjekje madhore per te ndryshuar jeten e qytetareve shqiptare.

Sigurisht po te kapardisesh ne sallonet luksozet kafeneve te Tiranes nuk i qan hallin atij hormovitit qe duhet te ngjitet 700 metra lart ne mal me nje rruge te shkaterruar ndaj dhe shiriti pritet se i rregullohet rruga hormovidit i rregullohet rruga Xares Shishtavecit dhe qindra e qindra komunave dhe fshatrave te vendit. Ne prerjen e ketyre shiritave duhet te ishit dhe ju dhe ti z.Ruci duhet te ishe ne prerjen e atyre shiritave sepse je deputet i asaj zone. Ato shirita z.Ruci ne qytetin ku ti ke punuar ishin kesaj radhe uje 24 ore nuk duhet qe ti te ngrihesh dhe te flasesh se ata shirita ishin per qytetaret e thjeshte. I nderuar zoteri serish ju mendoni se mund tu thoni qytetareve shqiptare te pavertetat me te medha dhe kapardiseni duke i thene ato. Ketu te degjuan te gjithe duke akuzuar se ne paskemi kthyer kandidaturat e Presidentit te Republikes. Shqiptaret duhet ta dine zoteri se Gjykaten Administrative dhe Kryetaret e Gjykatave nuk i emeron qeveria i emeron Keshilli i Larte i Drejtesise qe drejtohet nga Presidenti i Republikes. Ndaj eshte e gabuar ti ofendoni ata dhe te mendoni se cdo mashtrim qe ju nxirrni fabrikoni ne valet e radiove dhe ekraneve televizive ata do ta besojne. Jo te nderuar zoterinj Gjykaten Administrative nuk e emeron qeveria. Ligjin e Gjykates Administrative e kane pergatitur ekspertet me te mire nderkombetare. Per Gjykaten Administrative te Shqiperise Kongresi i SHBA dhe qeveria amerikane kane percaktuar 16 milion dollare por ju z.Ruci nuk e votuat ate se e gjetet me te lehte te ktheheni ne origjine sesa te shikoni perpara. Ky eshte problemi madhor.

Z.Ruci une kam bashkepunim te gjate me PS pervec ketij viti por do ta konsideroja nje nga ditet me te hidhura te jetes sime politike kur ju pashe ju me grupin tuaj parlamentare para parlamentit dhe vinte lepurushi ju kapte per mange ketej dhe andej. Ty deputet qe nga lsquo90 deri me sot te tregonte radhen dhe rreshtin se ku duhet te qendroje ju garantoj se ai lepurush do te te nxjerre ty te parin nga parlamenti dhe nga PS shume shpejt po po ai lepurush qe te tregonte se do rrish ketu e do rrish atje pas disa muajsh do te te thote ik se ti nuk na duhesh me.

Me pyete se cilat ligje nuk votuat ju per vizat. Po i nderuar zoteri Ligji i Konfiskimit te Pasurise dhe bandave kriminale ishte kusht per vizat po i nderuar zoteri ligji per Anti-diskriminimin ishte nje kusht per vizat po i nderuar zoteri por ju ne vend qe te degjoni interesat e shqiptareve ju u kap per menge lepurushi. Ligji per Policine Gjyqesore ishte ligj per vizat te gjitha keto ndaj mos u thuaj shqiptareve ti se nuk keni lene ligj pa votuar asnje prej ketyre ligjeve nuk votuat. Por pavaresish kesaj thirrja ime eshte qe te bashkepunojme sepse ne axhenden e qeverise ju garantoj se jane reformat jane infrastrukturat rruga e respekti ndaj opozites.


14/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›