E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron me Urdhrin Naim Frasheri i Arte aktorin Muhamet Sherri dhe skenografin Pano Kondo.

13 tetor 2010
Fier

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin Naim Frasheri i Arte aktorin Muhamet Sherri me motivacionin per merita te shquara dhe realizime cilesore si aktor ne teatrin dhe kinematografine shqiptare dhe skenografin Pano Kondo me motivacionin per veprimtari krijuese te cmuar ne fushen e artit te skenes arritje te niveleve bashkekohore ne skenografi dhe kontribut ne afirmimin e Teatrit dhe Estrades se Fierit si nje nga institucionet artistike me prestigjioze ne Shqiperi.

Ceremonia e dekorimit te ketyre personaliteteve te skenes u zhvillua gjate nje takimi me deputete autoritete te pushtetit vendor artiste dhe intelektuale qe Presidenti Topi pati ne Teatrin Bylis te Fierit. Ne fillim te ceremonise fjalen e rastit e mbajti Kryetari i Bashkise Baftjar Zeqaj i cili nder te tjera vuri ne dukje rendesine e vizites se Presidentit dhe vleresimin qe i behej Fierit dhe qytetareve fierake nga prania e Kreut te Shtetit.

Pas tij mireseardhjen ne qytetin e Fierit ne emer te intelektualeve dhe artisteve te qytetit Presidentit te Republikes ia uroi dhe regjisori publicisti dhe dramaturgu Pellumb Kulla.

Ne fjalen e tij pershendetese me kete rast Kreu i Shtetit u shpreh

Pershendetje te gjitheve
I nderuar zoti Kryetari i Bashkise
I nderuar zoti Kryetari i Keshillit te Qarkut te Fierit
I nderuar zoti Prefekt
Te nderuar deputete
Zonja dhe zoterinj

Me lejoni te shpreh ketu nje falenderim te vecante per kete mikpritje qe mesa duket eshte tradite e banoreve te qyteteruar te ketij qyteti i cili realisht ne histori por edhe ne ditet moderne mbetet nje nga pikat e referimit te krenarise sone kombetare

Une mendoja se zoti Kulla do te me clironte pak nga emocionet e ardhjes ne nje skene e cila nuk eshte e politikaneve nuk eshte e shtetareve por eshte e artisteve. Por ja qe dita e sotme i perzjen keto dy zanate i perzjen emocionet e ardhjes ne Fier sepse sot gjate vizites sime ketu kam rastin qe te flas e te ndaj opinione me perfaqesues te pushtetit vendor por edhe me perfaqesuesit e artit te ketij arti i cili e ka bere Fierin nje qytet nje qender te pakonfondueshme me qendrat e tjera e ka bere Fierin keto dyzet vjet pasi jemi shume afer jubileut te dyzete te krijimit te Teatrit te Fierit Bylis me personazhe nga me te rendesishmet qofte ata qe kane shkruar qofte ata qe kane interpretuar ata qe kane dhene emocion ata qe e kane bere Fierin nje qytet qe njihet ne eliten intelektuale dhe artistike te kombit shqiptar.

Une pak me pare qofte ne zyren e Kryetarit te Bashkise por pak me vone edhe ne zyren e Kryetarit te Keshillit te Qarkut kam ndare disa opinione te cilat nuk jane thjesht institucionale ato te Presidentit te Republikes por dhe jane shume personale dhe njerezore. E kam konsideruar gjithnje Fierin duke e njohur shume mire per resurset si nje rreth si nje qark jashtezakonisht te pasur. Ne radhe te pare te pasur me burime natyrore te pasur ne menyre te vecante me burime njerezore dhe kjo e ben Fierin qe te jete jo vetem sot por duke vleresuar dhe retrospektiven por ne radhe te pare dhe ne menyre te vecante duke vleresuar perspektiven e ben nje qark me mundesi te jashtezakonshme te zhvillimit.

Zakonisht njeriu per te vleresuar nje zone e vlereson ate nga pikepamja fiziko- gjeografike sepse ky eshte orientimi i pare i njeriut. Shikon qe Fieri Qarku i Fierit i ka praktikisht te gjitha. Fillon me burimet natyrore ne radhe te pare ato energjetike. Vazhdon me burimet e natyrshme ku njeriu ushqehet me bujqesine me blegtorine. Vazhdon me ate qe ka te beje me turizmin me nje bregdet qe shkon 75 kilometra gjatesi dhe pastaj e hedh veshtrimin ne retrospektiven e larget ne histori. Ky Qark i ka te gjitha sepse ka vende arkeologjike ka Bylisin ka Apollonine ka Ardenicen praktikisht i ka te gjitha. Ka mundesi te jashtezakonshme te zhvillimit te industrise te bujqesise te agro-perpunimit. Ka nje vend jashtezakonisht preferencial per sa u perket korridoreve pra me fjale te tjera Qarku i Fierit eshte nje qark i padiskutueshem i se ardhmes. Dhe kete e garanton dhe nje element tjeter. Bota e pasur qytetare intelektuale artistike. Fieri kete e ka pasur Fieri e ka dhe jam i bindur qe Fieri do e kete dhe do e forcoje me tej.

Une ne natyren time nuk deshiroj qe te jap me shume shprehje verbale sesa pune konkrete. Une e di qe sot ky auditor eshte i mbushur me ekstrakt intelektual dhe artistik. Sot ne jemi ketu per te nderuar jeten artistike te nje qyteti i cili gjithmone ka qene aktiv. Dhe ju e dini qe bota artistike nuk ngrihet ne vakuum nuk ngrihet ne nje terren bosh por ngrihet pikerisht aty ku jane te gjitha mundesite dhe talentet praktikisht lulezojne aty ku eshte terreni per te lulezuar. Pikerisht Fieri e ka demonstruar kete ne vite dhe jane te panumert nuk e shoh te rastit qe te filloj e te identifikoj sepse do te bej ndonje gabim po te harroja ndokend e pastaj faji do te qe i imi. Por te jeni te sigurt qe ne memorien e kombit ne memorien intelektuale dhe artistike te kombit eshte nje numer i madh i njerezve qe kane kontribuar kane mbuluar ate boshllek psikologjik te viteve te izolimit dhe sot bashkeshoqerojne jeten e qytetit ne te gjitha dimensionet e veta. Kete e demonstroi zoti Kulla e demonstroi ne emer te se gjithe artisteve te atyre qe kane shkruar te atyre qe kane interpretuar te atyre qe kane dhene emocione dhe ne mos gaboj premiera e hershme ka qene Hijet e Nates. Sot keto vepra jane ne memorien tone. Sot ne kuptimin simbolik figurativ filozofik shpirteror jeni ne mesin e dites dhe te gjithe se bashku le te gezojme optimizmin qe na jep dita

Une deshiroj tju falenderoj nga zemra per mikpritjen per kete kenaqesi qe me dhate sepse cdo politikan cdo shtetar cdo administrator kudo ku punon ka nevoje te punoje ka shume nevoje qe te lodhet por ka nevoje edhe te marre nje respekt qe une e konstatoj qe eshte me shumice sot ketu

Une do te mundohen qe ta perkthej kete ne iniciative ne dinamizem ne perkushtim me te madh dhe Fieri Qarku i Fierit te gjithe banoret patjeter qe jane ne zemren time dhe ua them kete ne menyre shume te sinqerte do te kontribuoj gjithmone qe te ndihmoj jo vetem per te gjithe Shqiperine por edhe per Fierin sepse Fieri e meriton dhe i ka te gjitha mundesite qe te jete nje qark elitar.

Edhe nje here falemnderit

Pas leximit te dekreteve perkatese nga Keshilltari per Shendetesine Arsimin dhe Kerkimin Shkencor Maksim Cikuli ne shenje vleresimi dhe nderimi Presidenti Topi ua dorezoi dekoratat perkatesisht aktorit Muhamet Sherri dhe skenografit Pano Kondo te cilet e falenderuan nga zemra Kryetarin e Shtetit per nderimin dhe vleresimin qe iu be punes dhe veprimtarise se tyre artistike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›