Kryeministri Berisha peruron rruget e reja te komunes Lunxheri
Turin e perurimeve ne jug te vendit kryeministri Berisha e ka mbyllur ne komunen e Lunxherise ku ka inauguruar rikonstruksionin e rruges Valare-Erind me vlere 98 milion leke dhe gjatesi 11 km si dhe rrugen Valare-Dhoksat me vlere 26 milion leke dhe gjatesi rreth 4.5 km.
Krahas perurimit te ketyre dy investimeve kryeministri Berisha u premtoi banoreve te zones ndertimin e rrugeve te fshatit Nokove Karjan dhe Kakoze si dhe rikonstruksionin e qendres se Valarese.
Kryeministri inspektoi edhe punimet e rruges Erind Cajupit nje investim prej 272 milione leke e cila perfundon pranveren e ardhshme.
Kryeministri tha se qeveria eshte e gatshem te financoje cdo projekt qe do te paraqitet nga pushteti vendor per rikonstruksionin e rrugeve te cdo fshati te komunes Lunxheri qe te cojne si drejt rrugeve nacionale por edhe drejt maleve sic eshte rruga e Cajupit e cila eshte drejt perfundimit te saj. Kryeministri tha se qeveria po punon qe te inkurajoje turizmin malor ndaj po ecim drejt majes se Cajupit dhe maleve te tjera te cilat ofrojne pamje te mrekullueshme per tu vizituar vecanerisht ne dimer dhe mund te shnderrohen ne resorset turistike skijoje nga me te bukurat.
Duke u ndalur tek vendimi i Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave kryeministri tha se ky vendim eshte i nje rendesie te madhe per kombin shqiptare vendim te cilin tha kryeministri shqiptaret do ta presin dhe respektojne me dinjitet.
Gjithashtu kryeministri ka inkurajuar te gjithe fermere te kultivojne sa me shume dru frutore si geshtenja arra shege lajthi e bajame pasi qeveria do te beje subvencionimin e tyre per cdo rrenje te mbjelle ashtu sic po ben me ullinjte.
Gjate fjales se tij pershendetese kryeministri u shpreh
Te dashur qytetar dhe qytetare banor te Lunxherise te fshatit Erind
Zoterinj ministra deputete
Zoti Kryetar i Komunes
Qeveritare vendore
Se pari ju falenderoj perzemersisht per kete pritje vellazerore. Se dyti shpreh kenaqesine time me te madhe sepse erdhem sot per nje rruge te standardeve me te mira e ndertuar kjo per te lehtesuar jeten tuaj e ndertuar ne menyre qe ju te udhetoni dhe te dilni ne aksin kombetar njelloj si qytetaret e vendeve Evropiane. E ndertuar per tu lehtesuar ju qe te nxirrni ne treg prodhimet tuaja te mrekullueshme. Une shpreh kenaqesine time te madhe se ne kete komune jane bere shume investime eshte investuar deri me tani ne rrugen Valare-Erind Erind ndashCajup rrugen e Dhoksatit ne shkollen 9-vjecare ujesjelles ne kanalizime pothuaj 500 milion leke.
Zoti Kryetra i Komunes
Une te garantoj se qeveria eshte e vendosur te financoje dhe tju ndihmoje ne cdo projekt qe ju do te beni ne menyre qe Erindin dhe cdo fshat tjeter i komunes suaj porsa i perket infrastruktures te jete i barabarte me lagjet e qytetit. Ne duam dhe do bejme gjithcka qe aty ku jetoni ju te keni rruge te asfaltuara ujeslljellsa kanalizime shkolla njelloj si ne qytete pasi punet e tjetra ju me shpirtin tuaj punetore me perkushtimin tuaj i beni vete. Ne po ecim drejt majes se Cajupit dhe kam shume gezim se maja e Cajupit dhe e Sarisalltikut ne Kruje do te jene dy majat e para qe ne ngjisim me rruge automobilistike. Por perfundimi i rruges i cili eshte i afer do ti jape nje zhvillim te fuqishem turizmit malor ju e njihni me mire se une majen e Cajupi se cfare mrekullie perfaqeson ajo ne cdo kohe per tu vizituar por vecanerisht dimri maja e Cajupit mund te shnderrohet ne nje nga resorset turistike skijoje ne nje me te bukura por edhe ne stinet e tjera. Ndaj dhe shpreh kenaqesine se kjo rruge eshte e para rruge qe po kap majat e maleve dhe po perfundon. Sikunder dua te garantoj te gjithe banoret e zonave malore se kjo qeveri do te ndertoje rruge ne te gjitha pikat turistike te vendit. Turizmi eshte dhe mbetet dega kryesore e ekonomise sone. Kete vit tek ne erdhe 3.5 milion turiste. Cfare do te thote kjo. Kjo per ju te dashur fermere te Erindit dhe mbare Shqiperise nje treg dy here me i madh sesa tregu i zakonshme per prodhimet tuaja kjo do te thote te ardhura shume me te medha per Shqiperine dhe shqiptaret.
Por ne keto dite perjetojme nje gezim te jashtezakonshme te vecante vendimin e Parlamenti Evropian per heqjen e vizave. Ky vendim eshte i nje rendesie te madhe per cdo komb por eshte dy here me i rendesishem se per cdo komb tjeter per shqiptaret sepse ne na takoi fati jo i mire qe pas viteve 1990 me shume se frac14 e qytetareve te ketij vendi vecanerisht e te rinjte dhe te rejat u detyruan te largohen per kafshaten e gojes ne dherat e tjera. Jane me mijera e mijera familje shqiptare qe kane vite qe nuk kane mundur te shuajne mallin per njerezit e tyre te dashur per shkak te mungeses se vizave. Sot brenda ketij viti shqiptare do te levizin ne mbare Evropen pa viza dhe jam i bindur se kete vendim historik te Bashkimin Evropian ju banoret e Erindit Gjirokastres dhe mbare Shqiperise do ta prisni me dinjitetin e merituar se ne fund te fundit ky eshte vendim per dinjitet. Ne kishim mbetur jashte mundesise se levizjes dhe neve na kthehet dinjiteti me kete vendim dhe ne do e trajtojme ate ne menyre dinjitoze. Jane bere perpjekje te vazhdueshme duke trilluar dhe mashtruar duke u thene kancelarive qe te mos hiqni vizat se do te derdhen nje milion shqiptare ne Evrope. Une dua tu them se shqiptaret vertet do te vijne te vizitojne vendet tuaja por do te vijne ne menyren me te qyteteruar dhe do rikthehen ne vatrat e tyre ashtu sic e meritojne.
Vellezer dhe motra
Qeveria eshte e perqendruar shume edhe ne suksesin e fermave tuaja. Ne Gjirokaster subvencionet e qeverise jane 30 here me te medha sesa 8 viteve me pare. Une dua tu garantoj se ne do te subvencionojme cdo dru frutore qe ju do te mbillni ne token tuaj. Ne do te subvencionojme serat blegtorine dhe suksesi i fermave tuaja bujqesore dhe blegtorale eshte nje kusht jetik per ne per zhvillimin e vendit. Ndaj dhe kam ketu deputetin tuaj i cili e njeh mire kete zone dhe ne ne keto kohe krahas ullirit ne fillojme dhe nje projekt tjeter per geshtenjen bajamen shegen lajthine dhe ju garantoj se keto dru frutore te marre se bashku do te tejkalojne ne nje te ardhme jo te larget te ardhurat e ullirit. Tregu i tyre eshte i pafund dhe vlera e tyre eshte e jashtezakonshme. Ata qe mund te mbjellin ullinj le te mbjellin ullinj te tjeter nga keto kultura dhe vreshta ne menyre qe ne te marrim maksimumin e mundshem nga kjo toke e bekuar toke pjellore toke e pasur e fermereve te shkelqyer
Dhe njehere ju falenderoj shume ju uroj rrugen e re ju garantoj se do mbeshtes cdo projekt per ju.
13/10/2010