E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Kryeministrit Fatos Nano, në Konferencën me Titullarët e Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikes së Shqipërisë, që u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. F

Fjala e Kryeministrit Fatos Nano, në Konferencën me Titullarët e Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikes së Shqipërisë, që u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Faleminderit zoti Minister,
I nderuar President i Republikes,
Zoterinj ambasadore,

Me lejoni te shpreh kenaqesine qe se bashku me ju perfaqesuesit e shtetit shqiptar dhe vendet fqinje dhe partnere ne organizatat dhe institucionet ku vendi yne aderon do te vazhdojne te perballojne sfidat kombetare te zhvillimit modern ne procesin e integrimit euroatlantik te vendit. Ne respekt te parimeve themelore te politikes se jashtme te shtetit shqiptar, si kryeminister do te kerkoja qe puna dhe angazhimi juaj te ngrihen ne stadin e ri te kontributeve aktive dhe komplementare me ritmin dhe me realitetet trasformuese qe Qeveria e re tashme po shfaq. Ky objektiv, padyshim, na con ne nevojen e nje analize dhe ridemensioni te punes te sherbimit diplomatik mbi baza moderne te cilin e paraqiti ne menyre te detajuar z. Meta dje, si nje platforme te qeverise ne kete fushe. Progresi qe diplomacia shqiptare ka kryer keto 10 vjet ne drejtim te departizimit, te rritjes se efektivitetit dhe te venies se punes se saj me modele bashkekohore ka krijuar tashme shtratin per nje rol me aktiv tuajin, ne pershpejtimin e proceseve euroatlantike te vendit.

Ju, zoterinj ambasadore, keni per mision perkthimin dhe zbatimin e politikes sone te jashtme te orientuar qarte nga parimi i fqinjesise se mire te bashkepunimit, paqes dhe stabilitetit rajonal dhe partneritetit me vendet dhe strukturat euroatlantike. Puna juaj ka nje peshe te vecante ne afirmimin e Shqiperise si nje faktor moderacioni dhe mirekuptimi ne Ballkan, me nje rol te merituar ne procesin e europianizimit te te gjithe rajonit. Sic theksohet ne programin e qeverise prioritet konstant i politikes sone te jashtme mbetet partneriteti dhe bashkepunimi me SHBA dhe BE si dhe me te gjitha ato institucione shumepaleshe, asitencen e te cilave ne e kemi vleresuar dhe e vleresojme lart. Ne kete kuader te gjere bashkepunimi dhe reflektimi per te, pa rene aspak ne mendesite e vjetra te veteizolimit, kjo filozofi eshte perfundimisht e huaj per ju dhe per ne. Une konstatoj se ka ardhur koha qe dhe roli i disa misioneve te huaja ketu te ridimensionohen dhe partneriteti yne me ta te rritet dhe te behet me interaktiv. Per kete, para se gjithash, kerkohet me shume pune nga vete ne, perfaqesuesit shteterore dhe aktoret e tjere te zhvillimit. Nga institucionet tona per hartimin dhe promovimin e strategjise kombetare te zhvillimit.

Nga ana tjeter konsolidimi i raporteve te fqinjesise se mire, pa ulur aspak vemendjen per respektimin e te drejtave te te gjithe shqiptareve kudo te jetojne, bashkepunimi dhe mirekuptimi me fqinjet perben gjithashtu nje priorietet konstant te politikes sone te jashtme. Ne gjithnje do te jemi nxites dhe mbeshtetes te vendosur te ndertimit te demokracive standarte europiane dhe multietnike ne vendet ku jetojne shqiptare, do te jemi ashtu si gjate viteve te fundit inicues te programeve rajonale te zhvillimit, sic eshte e dallueshme pjesemarrja jone aktive p.sh ne projekte konkrete te Paktit te Stabilitetit dhe iniciativa te tjera rajonale. Do te mbeshtesim me force kudo per rreth nesh ndertimin e institucioneve dhe te rregullave, standartet e nivelit europianoperendimor.

Me lejoni te terheq vemendjen tuaj se: Une personalisht ka kohe qe kam inicuar nisma konkrete per nje bashkepunim konkret qe synon integrimin e rajonit ne Evrope. Pak ose shume pak eshte bere nga sherbimi yne diplomatik, qe keto ide qe t'i sherbejne shendoshjes se klimes ballkanike te implementohen. Shume pak eshte bere per t'i dhene nje shtyse marreveshjes standart te "Shengenit ballkanik", apo krijimit te Asamblese Parlametare te vendeve te Ballkanit Perendimor, shume pak eshte bere per t'i inicuar edhe ne nivelet tuaja projekte dhe veprimtari konkrete rajonale me modelin e "aqui comminotaire" per Ballkanin. Ne kete kuader, duke dhene kontributin tuaj te padiskutueshem, ashtu dhe Qeveria dhe politika e jashtme, ne moderacion te tensioneve rajonale, ne nuk mund te heshtim para fakteve qe vihen re se po ndodhin ne shtetin fqinj maqedonas te cilit, mbetet t'i percaktohet dhe emri, ne veprime te caktuara ultranacionaliste te ngritura deri ne veprime shteterore, ndikojne per te kunderten ne krijimin e tensioneve, qe nuk i sherbejne askujt dhe kercenojne serisht seriozisht cka eshte arritur deri tani ne asistencen e vyer nderkombetare.

Pa dashur te perseris ato qe tha z.President, ne menyre koherente, do te deshiroja te ndalesha ne nje varg shqetesimesh qe lindin vetevetiu nga mosperputhja qe vihet re midis programit ambicioz te qeverise dhe te programeve dhe praktikave te perditshme te institucioneve shteterore, te cilat ne fushen e diplomacise i vuri ne dukje ne menyre shume realiste z.Meta dje. Ne optiken e prioriteteve te integrimit te vendit ne strukturat europatlantike, roli dhe permbushja e detyrave te Ministrse se Puneve te Jashtme, nuk mund te konceptohen me ne menyre parciale dhe te shkeputur nga institucionet e tjera perfaqesuese, pra, nevojitet nje koordinim permanent, vecanerisht midis Ministrise se Puneve te Jashtme asaj te Ekonomise dhe Financave, asaj te Mbrojtjes dhe te Rendit, si dhe me Ministrin e Shtetit per Integrim dhe Kryeministrin, krahas veprimit me Parlamentin, Institucionet e Drejtesise, si dhe Forumet e Organizatave joqeveritare qe duhet ta dini, se ato drejtojne edhe iniciativa, veprimtari rajonale. Pra, jemi ne kompeticionin e aktoreve te rendesishem te jetes politike dhe shoqerore vendase, rajonale dhe globale dhe duhet te silleni me ambicje diktuese ne kete fushe. Kjo kerkon rritjen e komunkimit tuaj me te gjithe te tjeret, shtimin me cilesi dhe bashkendarjen e perpunimin e informacionit, identifikimin e detyrave dhe pergjegjesive reciproke, qe te shmagim perfundimisht, edhe moskoordinimet, edhe ferkimet institucionale, dukuri qe jo vetem pengojne punen, por i japin asaj nje ngjyrese me shume se sa duhet ballkanike.

Me kete nuk kam aspak parasysh konfondimin e pergjegjesisve apo ndalimin e kompeticionit institucional, i cili vetem shendosh dhe u jep nje frymemarrje tjeter puneve. Psh, modeli me i fresket i bashkepunimit nderinstitucional u krijua gjate aksionit antitrafik te diteve te fundit, na mesoi si te heqim ndryshkun apo te aktivizojme, edhe mekanizma, dhe marreveshje te bashkepunimit rajonal. Prandaj, ashtu sic kerkova edhe ne mbledhjen e Komitetit te Politikave te Sigurimit dhe te ekzekutivit dje, une do te kerkoj sot nga ju, te shikoni me kete angazhim dhe me kete fryme rezultati, te gjithe marreveshjet me instrumentat e implementimit te akoordeve dy dhe shumepaleshe, qe mbikqyr dhe monitoron Ministria e Jashtme, ne menyre qe cdo instrument bashkeveprimi qe funksion, te bashkejeteses apo te luftes se perbashket ndaj objektivave rajonale dhe te integrimit ne te gjitha nivelet e ekzekutivit dhe te institucioneve te tjera te jete automatikisht veprues ne terrenin e perditshem.

Qeveria tashme dihet se ka nje program ambicioz qe kerkon domodoshmerisht shmagien edhe te nje sere dukurive, qe pas me shume se 10 vjet eksperience diplomatike ne kushte demokratike po tenton te rikrijohet, megjithese mund te marrin dhe forma te reja. Keshtu, psh, eshte e pafalshme qe rutina dhe dukuri te tjera deshperuese, vrasese te aktivitetit dhe te ritmit qe kerkohet, penguese dhe te rezultatit qe pritet, te vazhdoje te cenoje nivelin e perfaqesimit diplomatik. Disa prej diplomateve shqiptare, me gjithe statusin e tyre te vecante, vegjetojne ne pritmeri me nje mungese te cudishme iniciative dhe fantazie, madje edhe ne shume raste ne mungese te informacionit se cfare ndodh ne vendet ku perfaqesojne Shqiperine. Programi ambicioz i qeverise nuk mund te realizohet me njerez me ambicje te thelle personale, pra, qe nuk e konceptojne karrieren si strofull rehatie dhe mireqenije familjare. Per kete arsye une kam iniciuar me zv.kryeministrin nje grup pune qe do te rishikoje te gjitha rregullat dhe standartet e perfaqesimit te Qeverise ne marredheniet nderkombetare, menyren e qarkullimit te informacionit te nevojshem, stardartet e komunikimit dhe rezultatet qe krijohen.

Perfaqesite diplomatike ne bote jane pjese integrale e shtetit shqiptar. Ato japin fytyren e ekspozuar te tij direkt. Ne cdo defekt te tyre shumefishon, qofte imazhi yne i perbashket ne sensin negativ, apo pozitiv. Procesi i rekrutimit ne te gjitha perfaqesite tona deri me sot, i eshte nenshtruar edhe humoreve te politikes apo natyrave te tjera dhe kjo ka bere qe niveli i te rekrutuarve te mos jete ne nivelin e kerkuar. Keto praktika i kane prere rrugen dhe procesit te konsolidimit te shkolles se diplomacise shqiptare. Pra, po i rikthehemi ne kete rast nje teme diskutimi qe eshte bere shpesh kohet e fundit se si mund te behet e matshme puna e diplomateve tane. Shpesh ne perfaqsite tona mungojne dokumentet e shkruara per detyra te detajuara dhe programe pune te vleresueshme ne kategori te ndryshme te perfaqesimit diplomatik. Ka mungese te afateve ne realizimin e detyrave dhe objetivave, ka spontanitet, rutine, madje pergjumje ne disa qeliza. Mjaft raste te informacionet qe vijne prej jush, ne Tirane, u ngjajne raportimeve mediokre te gazetareve pa ekperience. Shume rralle ne to mund te gjesh prognoza te situatave apo propozime konkrete qe vene ne levizje dicka, sikunder vihen re edhe pak perpjekje per te prezantuar imazhin e vertete ndryshe te vendit, nga cka dominon ne menyre tradicionale apo rutinore ne disa media perendimore. Une po ju nxis te kuptoni se teknologjia e re informacionit i ka bere te pa vlera disa praktika te vjetra te cilat mjaftohen te citojne mediat apo disa deklarata publike.

Mos harroni se ato percillen ne eter ne te njejten kohe reale si neper ambasada, ashtu edhe ne shtepine me te larget te Shqiperise. Pra kjo teknologji u konkuron ashper dhe ju ben apel te ndryshoni teknologjine e punes suaj. Do te deshiroja t`u beja nje pyetje te thjeshte nga pergjigja e te ciles secili prej mund te beje dhe autovleresimin e punes se tij perfaqesuese.
Sa nga ju kane prezantuar dhe tentuar te sjellin ne Shqiperi perfaqesues te biznesit te madh te huaj? Sa nga ju kane propozuar apo strukturuar mundesite qe ofron vendi per investime dhe bashkepunim te natyres ekonomike dhe afariste? Pra po e pergjithesoj: A jane ne gjendje perfaqesite tona diplomatike ne bote te na japin nje grafik te ecurise se shkembimeve ekonomike me secilin vend ku jane akredituar dhe c'masa do t`i propozonit sektoreve te tjere te ekzekutivit qe keto shkembime te rriten. Pra deshiroj te theksoj tashme se ekzekutivi shqiptar do t'a konsideroje pergjigjen e kesaj pyetje si nje tregues konkret te punes suaj. Sikunder do te vleresoje edhe objeksionet tuaja per ngathtesi, korrupsion, apo pritmeri ne nivele te punes se institucioneve te tjera ne Tirane. Nuk eshte e rastit qe kemi ende nje nivel te ulet te investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, sic ndeshemi perdite edhe me raste te paaftesise per disbursimin e financimeve te projekteve qe figurojne ne marreveshjet qe ju monitoroni. Menjanimi i ketyre dukurive kerkon ne radhe te pare nje ridimensionim te punes suaj sic ka vend te shihen dhe menyrat e shperblimit dhe te nxitjes se aktivitetit te nenpunesise shqiptare edhe ne dikateret e Tiranes edhe ne perfaqesite diplomatike. Pra ju duhet te beheni interlokutore te stilumuluar te hartimit dhe te zbatimit te programeve bilaterale dhe rajonale, duke hequr dore nga koncepti i diplomacise se mbyllur. Ne jo pak raste kontakte zyrtare me partneret e huaj shfytezohen per qellime personale, madje edhe ne te kundert me interesat e shtetit shqiptar. Abuzimi me detyren do te ndeshkohet rreptesisht, pra edhe ne sherbimin diplomatik dhe nuk besoj po them ndonje gje te re se aksioni antitrafik do te shtrihet ne te gjitha qelizat e shoqerise dhe te shtetit shqiptar. Probleme te ngjashme reflektohen edhe ketu ne institucionin qendror te diplomacise shqiptare, ku niveli i specialisteve per shkak te subjektivitetit ne perzgjedhjen e tyre te derisotme lene ende per te deshiruar. Pra une do te kerkoja te luftojme se bashku paqendrueshmerine ne strukturimin e dikasterit. Reformat ne diplomaci duhet te perfshijne se pari dikasterin e MPJ si drejtues i diplomacise dhe si shkolle per diplomat te rinj. Ketu duhet te eliminohet teresisht trafiku i influences, klanizmi ashtu sic ka vend per nje fryme tjeter perfshirese ne kuadrin e klimes tjeter perfshirese qe po instalojme ne vend. Po shtroj edhe nje pyetje tjeter: A eshte e mundur qe te funksionoje nje drejtori qe nuk eshte nje shembull i shkeputur si ajo e analizes dhe e prognozes e perbere vetem nga dy specialiste? Normalisht kjo drejtori duhet te prodhoje analiza te gjithanshme dhe orientuese jo vetem per diplomacine por edhe per gjithe strukturat e shtetit qe nga institucioni i presidences deri tek ekzekutivi dhe legjislativi. Per kete arsye nevojitet nje ndryshim rrenjesor i metodologjise, shtim dhe fuqizim i mjeteve tuaja te punes dhe te krijimtarise, ne menyre qe te shnderroheni ne nje central marres dhe dhenes informacionesh nga burime te shumta nga sistemi i diplomacise dhe i veprimtarive te tjera ekzekutive, si dhe nga institute dhe aktore te tjere te shoqerise civile jo vetem te vendit, por edhe te huaj, doja te theksoja vecanerisht te huaj. E njejta gje mund te thuhet dhe per Instutin e Diaspores, i cili ka bere pak ose aspak ne sherbim te qellimit per te cilin eshte krijuar. Mungesa e programeve dhe vizioneve ambioz per te shfrytezuar kapacitetin e diaspores tradicionale shqiptare dhe te emigracionit te ri masiv ka krijuar vakume inaktivitetit dhe steriliteti ne punen tuaj dhe mungese stimujsh per punen e ekzekutivit ne teresi. P.sh jane bere tashme dy tre breza studentesh dhe specialistesh te diplomuar jashte shtetit nje pjese e te cileve jane integruar, madje deri ne shtetas te perendimit, por nje pjese e konsiderueshme e tyre nuk ka mundur ta siguroje as kete mundesi rikthimi ne atdhe. Pra Instituti i Diaspores ne bashkepunim te ngushte me trupin diplomatik duhet te krijoje urgjentisht inventarin e databezin e ketyre dy kategorive dhe te ofroje per ne dhe per ta mundesine e integrimit ne vend integrimit e kontributeteve te tyre ne perfaqesine dhe veprmitarine bashkepunimit shume dimensional qe po e sjell Shqiperine si faktor global ne rajon dhe me gjere. Ju duhet te propozoni dhe paraqisni nevojat dhe ofertat e mundeshme qe keta njerez te vihen ne sherbim te shtetit dhe te shtetasve shqiptar. Te gjithe duhet te kuptojne se ne procesin reformues te intitucioneve tona, ne modernizimin e tyre, nuk ka dhe nuk do te kete kurre te humbur. Ne filozofine tone qeverisese te zbatuar ne konseguence nga kjo maxhorance gjithperfshrja dhe krijimi i kushteve me kontributin e te gjitheve mbeten konstante.

Te nderuar diplomate,
Shtrova para jush nje pjese te preokupimeve qe ka qeveria ne perputhje me ambicjet e saj programore me besimin per shumicen e tyre do te asistoje edhe ne nje debat te frytshem. Ketu dhe jam i bindur se mbi keto shina mund te ndertojme programe te vecanta pune. Venija ne krye e dikasterit te Ministrise se Puneve te Jashtme e z. Ilir Meta, qe eshte kuptuar edhe nga ju si nje stimul dhe mbeshtetje e sigurte per t`i dhene zgjidhjen e duhur ketyre ceshtjeve dhe shume te tjerave qe do te shtrohen apo jane shtruar tashme prej jush, me lejoni t `ju konfirmoj solemnisht: "Kontributi juaj eshte i vyer".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›