E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Minisrave. Në fillim të mbledhjes kryeministri Fatos Nano mbajti një fjalë për luftën kundër krimi

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Minisrave. Në fillim të mbledhjes kryeministri Fatos Nano mbajti një fjalë për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Pastaj sipas rendit të ditës u miratuan një numër projektligje dhe vendime të rëndësishme.

U miratuan dy projektligje: Projektligji për "Ratifikimin e Marrëveshjes së Grantit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për asistencë në financimin e shërbimeve të konsulencës, për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza në Burrel, në Qarkun e Dibrës";

Dhe projektligji "Për ratifikimin e Kontratës financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin e rehabiltimit të infrastrukturës të Portit të Durrësit".

Këshilli i Ministrave miratoi edhe këto vendime: Vendimin "Për mënyrën e trajtimit me strehim të invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë";

Vendimin për "Miratimin në parim, të Marrëveshjes tregtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit";
vendimi për "Miratimin në parim, të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për zhvillimin e Korridorit VIII Pan Europian të Transportit".

Vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluatjeshme, të cilat preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në territorin e qarkut të Gjirokastës".

Vendimin per "Regjistrimin ne regjistrin e pronave te paluajtshme te shtetit, te viles Nr.55 dhe truallit te saj"

Vendimi per "Regjistrimin ne regjistrin e pronave te paluajtshme te shtetit, te viles Nr.55 dhe truallit te saj".

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi edhe vendimin për "Lirim dhe emërim në detyrë"

Zonja Adriana Berberi emërohet zëvendësministër i Ekonomisë. Zonja Adriana Berberi është një figurë e njohur në jetën politike. Ajo ka treguar një përgatitje profesionale kryesisht në sistemin financiar. Ajo kryer disa kualifikime dhe ka treguar aftësi menazhuese në ushtrimin e detyrave të ndryshme që i janë ngarkuar që nga viti 1997.

Zoti Qemal Elezi, prefekt i Qarkut të Kukësit lirohet nga kjo detyrë, psi emerohet ne nje detyre tjeter..

Zoti Shaqir Shehu emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit. Zoti Shaqir Shehu është i datëlindjes 1952 me profesion mjek. Ka punuar gjatë gjithë periudhës në Qarkun e Kukësit në profesion dhe është i specializuar në ortopedi.

Zoti Bashkim Kolgjini, inspetor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror, lirohet nga kjo detyrë. Lirimi i tij bëhet se nuk ka arsimin apo kualifikimin e duhur, në përputhje me standartet e sigurimit.

Vendimin Për shfuqizimin e vendimit nr. 342, dt. 11.7 2002 të KM, "Për dhënie me qira, me ankand të objekteve të ndërrmarjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore".

Asistencë financiare e Qeverisë Norvegjeze për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza ne Qarkun e Dibrës"

Në mbledhjen e sotme të radhes Keshillit të Ministrave u miratua projektligji për "Ratifikimin e Marrëveshjes së Grantit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për asistencë në financimin e shërbimeve të konsulencës, për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza në Burrel, në Qarkun e Dibrës".

Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi ekonomik dhe social në zonën e projektit me fokus ne nevojat për ujë dhe përmirësimin e kushteve shëndetsore. Objektivat e projektit janë rehabilitimi dhe përmirësimi i shërbimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimeve në një nivel të pranueshëm, bazuar në strategjinë e furnizimit me ujë, dhe të politikave të decentralizuara të këtij sektori.

Gjithashtu, projekti parashikon edhe ndërhyrje në zona e reja të banimit, të cilat kanë mungesë të kësaj infrastrukture. Sipas ketij projekti, janë parashikuar punime rehabilitimi në rrjet, trajnime të stafit të ndërmarrjes me qëllim rritjen e nivelit të administratës dhe forcimin institucional të saj. Rëndësi i kushtohet në këtë projekt përmirësimit të treguesve ekonomikë dhe financiarë të ndërmarrjes, duke riorganizuar sektorët e saj me qëllim rritjen e efektivitetit të punës dhe vjeljes së faturave. Ndërhyrja e parashikuar nëpërmjet këtij financimi do të bëjë të mundur rehabilitimin total të sistemit të furnizimit me ujë duke eleminuar humbjet e ujit dhe njëkohësisht burimet e ndotjes.

17 milion Euro për rehabilitimin e Portit të Durrësit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektligji "Për ratifikimin e Kontratës financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin e rehabiltimit të infrastrukturës të Portit të Durrësit".

Sipas kësaj kontrate vlera për rehabilitimin e Portit të Durrësit arrin në 17 milion Euro. Fondet e kësaj kredie do të përdoren për financimin e punimeve të ndërtimit në tre objekte kryesore të Portit të Durrësit. Këto objekte përfaqesojnë komponentë të infrastrukturës në port, si dhe janë në përputhje më Planin e Përdorimit të Tokës për Portin e Durrësit dhe studimeve të tjera të fizibilitetit për këtë objekt, të kryera gjatë 7 viteve të fundit, përfshirë dhe Raportin e e Vlerësimit të bankës botërore të vitit 1988.

Tre objektet janë:
• Shtrimi i 120 000 m sheshe, drenazhimi shërbimet (rrjetet inxhinierike) prapa kalatave 4,5,6,7 që po ristrukturohen me projektin e financuar nga Banka Botërore, me një vlerë rreth 10,4 milionë euro.

• Blerja e dy vinçave të lëvizshëm 40-50 tonësh për përdorimin në dhe prapa kalatave 6 dhe 7, të cilat do të përdoren si terminal fillestar, me një vlerë prej 3,3 milonë euro.

• Rehabilitimi i plotë i skarpatës dhe dallgëthyesin perëndimor të Portit të Durrësit me një vlerë prej 3,3 milionë euro.

Këta tre komponentë janë konceptuar si elementë plotësues të Bankës Botërore, Programit Phare dhe Agjencisë së Tregtisë dhe zhvillimit të USA, të cilët janë në zbatim dhe janë vlerësuar si prioritarë dhe të domosdoshëm për të implementuar metodat moderrne të përpunimit të mallrave.

Zbatimi i këtij projekti do të bëhet nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet një njësie zbatimi (PIU) që do të ngrihet për këtë qëllim në këtë Dikaster. Shlyerja e Kredisë së BEI-t për këtë projekt do të fillojë në mes të vitit 2007 dhe do të përfundojë brenda 20 vjetësh.

Futet në rrugën e zgjidhje problemi i strehimit të invalidëve paraplegjike dhe tetraplegjikë

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi vendimin "Për mënyrën e trajtimit me strehim të invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë".

Qëllimi i këtij vendimi është plotësimi i proceduarave administrative dhe përcaktimi i kritereve për përfitimin nga statusi i individit paraplegjik e tetraplegjik, për t'i ardhur në ndihmë kësaj kategorie.

Sipas këtij vendimi Ministria e regullimit të territorit dhe Turizmit të planifikojë fonde për të pastrehët me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, në bazë të kërkesave që organet e qeverisjes vendore i dërgojnë Entit Kombëtar të Banesave, Brenda datës 1 gusht të çdo viti.

Organet e qeverisjes vendore t'u japin, në çdo kohë Statusin e të Pastrehit, invalidëve që përcaktohen të tillë nga komisionet mjeksore të caktimit të aftësive për punë dhe që marrin "Dëshmi Zyrtare Identifikimi" nga Ministrria e Punës dheÇështjeve Sociale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, përcakton rastet me përparësi në dhënien e Statusit të të Pastrehit dhe në trajtimin me strehim nga shteti, në mbështetje të nenit 12, të ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995.

Për shëmbull; Vendimi përcakton rastet kur kryefamiljari ka Statusin e Invalidit Paraplegjik ose Tetraplegjik, gjë që redukton të ardhurat e familjes si dhe rastet kur familja e pastrehë që ka në përbërje një invalid paraplegjik ose tetraplegjik ka të ardhura nën 6000 lekë për frymë, shpenzimet për pagesën 4 përqind, të vlerës së banesës për mbulimin e shpenzimeve operacionale të EKB të përballohet nga buxheti i shtetit. Kjo është një pagesë që shlyhet në mënyrë të menjëherëshme në momentin e lidhjes së kontratës dhe varion nga 83 000 në 100000 lekë të reja në varësi të strukturës së apartamentit.

Në vendim është patur parasysh gjithashtu krijimi i mundësive për të përfituar nga tregu i lirë i banesave në qytetet ku vlera e apartamneteve në tregun e lirë është më e lartë se kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave dhe, për arsye të ndryshme nga shteti nuk investohet për ndërtime të reja. Në këtë rast është gjetur një balancë midis kontributit të shtetit në formën e kontributit falas dhe masës së kredisë siaps ligjit nr. 8030, datë 15.11. 1995 dhe kontributit të qytetarit të pastrehë për mbulimin e diferencave midis vlerës së banesës në treg dhe vlerës së banesës sikur ajo të ndërtohej nga shteti nëpërmjet EKB.

Përcaktimi i kritereve për trajtimin me përparësi të rasteve të ndryshme është një ndërhyrje tjetër i këtij vendimi që u vjen në ndihmë si organeve të qeverisjes vendore ashtu edhe te Shoqates se Invalideve Paraplegjike dhe Tetraplegjike, për të përcaktuar në mënyrë objektive listat nominale dhe radhën e trajtimit të familjeve të pastreha që do të përfitojnë.

Ky vendim do të fusë në rrugën e zgjidhje problemin e strehimit të invalidëve paraplegjike dhe tetraplegjikë dhe do të plotësojë një nga kërkesat e vazhdueshme që Shoqata e Invalidëve paraplegjike dhe tetraplegjikë i ka parashtruar Qeverisë gjatë këtij viti.

Marrëveshje tregtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit

Në mbledhjen e sotme të radhes Keshillit të Ministrave miratoi vendimin për "Miratimin në parim, të Marrëveshjes tregtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit".

Kjo marrëveshje iniciohet nga Ministria e Ekonomisë me qëllim institucionalizimin e një kuadri konstant dhe efikas bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Egjiptit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i parimeve, rregullave dhe disiplinave me qëllim nxitjen dhe harmonizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregëtar me interes reciprok për vendet respektive, si dhe formave të ndryshme të tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje synon krijimin e kushteve të favorshme pë zhvillimin e kontakteve ndërmjet njësive ekonomike të të dy vendeve si dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar në fushat me interes reciprok.

Marrëveshje Mirëkuptimi për zhvillimin e Korridorit VIII Pan Europian të Transportit

U miratua nw mbledhjen e sotme tw Qeverisw, vendimi për "Miratimin në parim, të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për zhvillimin e Korridorit VIII Pan Europian të Transportit".

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Zhvillimin e Korridorit VIII Pan Europian të Transportit do të shërbejë për nxitjen e një sistemi më efecient transporti me qëllim integrimin e rrjetit të rrugëve, hekurudhave dhe porteve të shteteve pjesëmarrëse në Rrjetin Infrastruktural Pan Europian të Transportit si dhe lidhja adekuate e saj me Rrjetin Trans-Europian të Komuniteti Europian. Ky Memorandum do të shërbejë si bazë për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet Italisë, Shqipërisë, FYROM-it, Bullgarisë dhe Turqisë në bashkëpunim të ngushtë me Komunitetin Europian dhe me vende të tjera të rajonit. Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është bashkëpunimi në studimin dhe nxitjen e infrastrukturave kryesore dhe ndihmëse në Korridorin Intermodal të Transportit Pan Europian, duke lidhur shtetet pjesëmarrëse në këtë Memorandumi. Ndërtimi i këtij Korridori do ti japë një impakt të ri Portit të Durrësit, si portë hyrjeje e këtij korridori, duke rritur në mënyrë të ndjeshme shkëmbimin e mallrave ndëpërmjet një transporti modern intermodal në vendet që përshkon ky Korridor si edhe në lëvizjen e lirë të njerëzve, të artit, të kulturave, etj.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluatjeshme, të cilat preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në territorin e qarkut të Gjirokastrës".

Ky shpronësim bëhet për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Kakavijë, si pjesë e rëndësishme e korridorit Veri-Jug. Ky shpronësim është bërë i domosdoshën si pasojë e rehabilitimit të kanaleve kulluese dhe vaditëse, të cila preken nga ndërtimi i rrugës Gjirokastër-Kakavijë në territorin e Gjirokastrës.

Pronarët që do të shpronësohen e vertetojnë pasurinë e tyre me certifikatën e pronësisë.

Procesi i shpronësimeve kërkohet të përfundojnë brenda muajt shtato, për arsye se punimet për ndërtimin e këtij segmenti rrugor përfundojnë brenda vitit 2002.

Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratua dhe vendimi "Per kalimin e disa mjediseve ne administrimin e zyres qendrore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe te zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme Tirane, Korce dhe Durres".

Sistemi i regjistrimit te pasurive te paluajtshme shtrihet dhe perfaqsohet krahas Zyres Qendrore edhe ne 34 zyra te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne 33 rrethe.
Megjithe kete arritje ne disa zyra si Tirane, Durres, Korce hapesira dhe kushtet e zyrave jane te pamjaftueshme dhe te papershtatshem jo vetem per sherbimin ndaj popullit por edhe per mbajtjen e perpunimin e dokumentacionit.

Zyra Qendrore ka nje program te vecante qe synon permirsimin e vazhdueshem te kesaj gjendjeje.

Zyra Qendrore ne baze te nje programi te perbashket te Projektit te Sherbimeve Bujqesore do te financohet nga Banka Boterore me nje fond kredie rreth 2.2 milion USD qe eshte parashikuar per automatizimin dhe informatizimin e sistemit te regjistrimit ne te gjithe vendin si dhe reabilitimin e godines ekzistuese te Zyres Qendrore dhe te Zyres se Tiranes. Ne kuadrin e ketij bashkepunimi i eshte kerkuar B.B qe te mbeshtese me fondet e saj edhe reabilitimin e zyrave te Durresit dhe Korces si dy qendra te medha. Zyra Qendrore ka marre konfirmimin nga institucionet qendrore dhe te pushtetit lokal per ambientet shtese.
Qeveria miratoi sot vendimin per "Regjistrimin ne regjistrin e pronave te paluajtshme te shtetit, te viles Nr.55 dhe truallit te saj".

Me ane te vendimit "Per regjistrimin ne regjistrin e Pronave te Paluajtshme per Pronat Publike te Shtetit, te Viles nr.55 dhe truallit te saj" synohet te behet regjistrimin i Viles nr. 55, qe ndodhet ne Rrugen Skenderbeu, aktualisht ne administrim te Drejtorise se Sherbimit te Trupit Diplomatik.

Si shume objekte shteterore, edhe Vila nr.55 nuk eshte e regjistruar ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme per Pronat Publike te Shtetit. Mbeshtetur ne Nenin 6/1, te gjitha pronat e paluajtshme te shtetit regjistrohen ne Regjistrin e Pronave te paluajtshme ne perputhje me Ligjin nr.7843, date 13.7.1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme". Neni 6/2 (a) percakton shprehimisht regjistrimin e pronave te paluajtshme nga Keshilli i Ministrave per pronat ne varesi te Pushtetit Qendror, te cilat regjistrohen me pronar Republiken e Shqiperise.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi edhe vendimin për "Lirim dhe emërim në detyrë"

Zonja Adriana Berberi emërohet zëvendësministër i Ekonomisë. Zonja Adriana Berberi është një figurë e njohur në jetën politike. Ajo ka treguar një përgatitje profesionale kryesisht në sistemin financiar. Ajo kryer disa kualifikime dhe ka treguar aftësi menazhuese në ushtrimin e detyrave të ndryshme që i janë ngarkuar që nga viti 1997.

Zoti Qemal Elezi, prefekt i Qarkut të Kukësit lirohet nga kjo detyrë, psi emerohet ne nje detyre tjeter..

Zoti Shaqir Shehu emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit. Zoti Shaqir Shehu është i datëlindjes 1952 me profesion mjek. Ka punuar gjatë gjithë periudhës në Qarkun e Kukësit në profesion dhe është i specializuar në ortopedi.

Zoti Bashkim Kolgjini, inspetor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror, lirohet nga kjo detyrë. Lirimi i tij bëhet se nuk ka arsimin apo kualifikimin e duhur, në përputhje me standartet e sigurimit.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin:"Për shfuqizimin e vendimit nr. 342, dt. 11.7 2002 të KM, "Për dhënie me qira, me ankand të objekteve të ndërrmarjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore".

Ky vendim u mor pasi dhënia me qira e objekteve të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare apo institucioneve shtetërore bëhet me miratim të organit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronës shtetërore: Ministrisë së Ekonomisë dhe organeve të qeverisjes vendore, gjë e cila nuk shprehet në në VKM nr. 342, dt. 11.7 2002. gjithashtu vendimi duhet të kishte marrë në konsideratë ttreguesit për nxitjen e investimeve dhe të nivelit të punësimit në fushat e prodhimit dhe të shërbimit. Dhënia me qira e objekteve prodhuese duhet të kushtëzihet për subjekte të vendit apo të huaj, që kanë programe dhe projekte ambicioze në futjen e teknologjive të reja dhe në stimulimin e punësimit. Në vendim nuk parashikohen dhe kushtëzohen dhëniet me qira dhe nuk përcaktohen limite për sipërfaqe që jepen me qira me ankand.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›