E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryetares së Kuvendit në komunat Gruemire dhe të Hotit

 

Unë ju falënderoj që keni ardhur këtu dhe më bëhet qejfi kur shoh edhe zonja të pranishme dhe unë kam një bindje të thellë në shpirt, dhe kontributi i zonjave është i jashtëzakonshëm, i të gjitha grave, i të gjitha nënave tuaja, i të gjitha vajzave tuaja.
Unë gjatë kësaj periudhe kam lëvizur në shumë komuna dhe në çdo komunë që kam kaluar kam gjetur, ashtu si në komunën tuaj, një listë të madhe investimesh, për rrugë, rrugica, ujësjellësa, kanale vaditëse. Deputeti po thoshte që më përpara investimet në komunën tuaj kanë qenë zero.
Sot, në një përmbledhje të shpejtë të gjithë atyre shifrave dhe investimeve që kryetari i komunës rreshtoi, i bien 2 milionë dollarë. I gëzofshi!
Më lejoni që tju përshëndes në emër të kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Sali Berisha!
Është absolutisht vetëm vizioni i tij, është vetëm këmbëngulja e tij, është vetëm doktrina e tij ekonomike, që ka bërë të mundur që Shqipëria të transformohet në mënyrë marramendëse, siç thonë institucionet ndwrkombwtare dhe siç thonë edhe ministra, kryeministra të vendeve europiane.
Ju e dini se gjatë kësaj periudhe unë kam pasur fatin të takoj personalitete të rëndësishme politike të Europës dhe përtej oqeanit, dhe në çdo takim, qoftë brenda, qoftë jashtë Shqipërisë, unë kam marrë urimet më të mira për vendin tonë, Shqipërinë, që ka ndryshuar fytyrën, që ka ndryshuar imazhin, që ka ndryshuar infrastrukturën, që ka ndryshuar pozicionin dhe vendin në skenën globale.
Nuk ka pasur krenari më të madhe që unë personalisht, së bashku me tw gjithw shqiptarwt, të shohim vendin tonë që të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO.
Nuk ka ëndërr më të bukur sesa kjo që ne kemi realizuar.
Nuk ka projekt më të bukur sesa ajo që ne iu kemi dhënë juve dhe fëmijëve tuaj.
Kjo ka qenë ëndërra e baballarëve tanë, e gjyshërve tanë nga sofra e Ded Gjolulit, që ishte trim dhe patriot, që kishte një vizion që shkonte përtej çdo horizonti të mundshëm të asaj periudhe.
Ta shohësh veten vetëm pak karrige larg Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç e pamë delegacionin shqiptar në Strasburg-Kehl, në Samitin e 60 vjetorit të NATO-s. Ta shohësh veten 5 karrige larg Angela Merkel, apo Presidentit Sarkozi apo kryeminstrave të tjerë.
Në fakt të jep një sens të madh krenarie, të ben të ndihesh me shumë dinjitet dhe të bën të mendosh se asnjw vend nuk ka bwrw në një periudhë kaq të shkurtër, një rrugë kaq të gjatë dhe kaq intensive siç e kanë bërë shqiptarët.
Prandaj dhe unë shfrytëzoj rastin për të falënderuar secilin prej jush, prej prindërve tuaj, prej zonjave tuaja, çdo qytetar, çdo të moshuar, çdo të ri, çdo arësimtar, çdo ekonomist, çdo adiministrator, çdo njeri të thjeshtë për besimin që i keni dhënë në vitin 2005 Partisë Demokratike dhe unë sot kur shoh këtu se NATO-ja është një premtim i mbajtuar, unë ndihem krenare. Në fakt nuk ka qenë ky premtimi ynë, se do anëtarësonin Shqipërinë brenda kësaj periudhe, ne kishim premtuar që vetëm do të merrnim ftesën për NATO dhe ne e kemi tejkaluar veten tonë, kemi tejkaluar veten tonë në anëtarësimin në NATO, kemi tejkaluar veten tonë në atë që kemi bërë për ekonominë e Shqipërisë, kemi tejkalur vendin tonë që vetëm dy javë më parë bëmë të mundur që të hynte në fuqi marrëveshja e stabilizim-associmit, kemi tejkaluar veten tonë duke ratifikuar të gjitha marrëveshjet e stabilizim-associmit në 26 vende, parlamente, senate të BE-së.
Por, mbi të gjitha kemi tejkaluar veten tonë në rrogat që ne kemi rritur, në pensionet që kemi rritur, në rrugët që kemi ndërtuar, në ujësjellësat që kemi ndërtuar.
Unë e kam thënë në çdo takim që kam bërë, unë nuk di një qeveri tjetër që të ketë bërë të mundur që në një periudhë trevjeçare të ulë taksat, të reduktojë taksat, dhe të rrisë të ardhurat jo më 3 për qind, as me 10 për qind, por çdo vit me 23 për qind.
Çdo vit, unë së bashku me deputetët e tjerë, në çdobuxhet vjetor tw parashikuar, kemi kaluar një buxhet shtesë, që i binte 100 milionë më shumë, 150 milionë më shumë, 200 milionë më shumë, apo 300 milionë dollarë më shumë nga çishte parashikuar nga buxheti i një viti më parë dhe kjo do të thotë rrugë, do të thotë shkolla, do të thotë arsim, do të thotë edukim.
Si nënë, kësaj radhe më shumë i drejtohem vajzave dhe zonjave që janë këtu, nuk ka gjë më të rëndësishme sesa ajo që kemi realizuar duke liberalizuar shkollën, duke bërë të munduar që studentët nga një numër prej 52 mijë studentësh që shkonin gjithsej në vitin e parë në universitet të kalonin në 112 mijë studentë.
Ka ëndërr më të bukur për një nënë, por edhe për një baba, që të çojë fëmijën e tij në universitet, tia hapë portat e universitetit dhe ti japë një shans për të ardhmen.
Jo vetëm si nënë, por edhe si një ish-pedagoge, nuk ka gjë më të bukur për premtimin dhe për atë që ne kemi realizuar, që në çdo shkollë të ketë laboratorë kompjuterikë.
Kam shkuar në fshatra të ndryshme, në jug e veri, në Shqipëri të mesme, në lindje, apo në perëndim, edhe në fshatin më të largët në shkollën e atij fshati unë kam gjetur, kam takuar, kam parë dhe kam ndenjur bashkë me fëmijët që ishin ulur përpara kompjuterit në laboratorët e tyre kompjuterikë.
Më thoni: A e mendohej tre vjet më parë se ne do të bënim të mundur që në çdo shkollë, edhe në fshatin më të largët, ti çonim kompjuterin?
Por kompjuter do të thotë dije, do të thotë informacion, do të thotë mundësi për çdo nxënës, për çdo fëmijë, për çdo student.
Sot Shqipëria është ndryshe, sot ka ndryshuar. Shqipëria po ndryshon për ditë dhe ajo është një vend i sigurt, me rritje ekonomike, me investime të mëdha, që i ka dhënë mundësi të jashtëzakonshme këtyre vajzave të reja, studenteve të reja, që dëshirojnë të shkojnë në universtitete.
Dhe, nëse ne gjatë mandatit që po mbyllim bëmë të mundur që çdo shkollë të ketë një laborator kompjuterik, unë ju premtoj se për fëmijët tuaj në mandatin e ardhshëm, në mandatin tjetër tonin, ne do të bëjmë të mundur që çdo fëmijë të ketë kompjuterin e vet personal.
Kjo është shkollë, të investosh te mendja, tek edukimi, si i vetëmi investim që nuk humbet kurrë, kurrë, asnjëherë.
Gjatë kësaj periudhe ju e keni vënë re se, bashkë me kolegë të tjerë,  ne jemi në të gjithë Shqipërinë, jemi për të parë, për të takuar dhe për të folur me çdo qytetar që na ka mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin gjatë gjithë kësaj periudhe.
Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur sheh që vendi ynë konsiderohet dhe shihet nga të tjerët me respekt, ndryshe nga vetëm katër vjet më parë, kur vendi ynë regjistrohej në vendin e parë për korrupsion, ndryshe nga katër vite më parë kur vendi ynë shihej si vendi i kontrabandës, shihej si vendi i bandave, shihej si vendi i mafies, shihej si vendi ku mbizotëronin grupet kriminale.
 
Natyrisht, së bashku me ju, kemi përballë edhe një kundërshtar politik që është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dhe unë e them, sepse e mendoj, e them, sepse e besoj.
Unë nuk kam parë në këto 17 vjet asnjë nga kundërsharët e mi politikë që të jetë më poshtë se kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Unë nuk kam parë një kundërshtar politik që të jetë pa substancë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës, që të jetë pa ide, pa koncept,  tamam si ato enët boshe, enë që bëjnë vetëm zhurmë. Ju e dini nga fizika, vetëm enët boshe bëjnë zhurmë, ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës e vetmja gjë që di të bëjë është të shpifë dhe të gënjejë, tamam si një gënjeshtar serial, katër vjet rresht, katër vjet rresht përmes zëdhendësave të tij, brenda apo jashtë  Parlamentit.
Por, në të njëjtën kohë, ju them se ato që ne tre vjet më parë ia premtuam çdo qytetari, ne sot i kemi bërë realitet, ato sot janë fakte, ato sot janë të vërteta, sepse Shqipëria ka ndryshuar, sepse infrastruktura ka ndryshuar, sepse ekonomia ka ndryshuar, sepse shkollat kanë ndryshuar, sepse edukimi ka ndryshuar, sepse Shqipëria është vetëm në ngjitje. Ekonomia vazhdon të qëndrojë në një rritje pozitive, pavarësisht se vendi ynë është i rrethuar në rajon dhe në mbarë bo

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›