E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryetares së Kuvendit në takimin me gratë në Patos

 

Mirësejugjeta Patos!
Të dashura nëna,
Të dashura motra, të dashura studente,
Unë, si në qytete të tjera edhe këtu në Patos, ndihem shumë e emocionuar që jam e rrethuar nga ju dhe më lejoni tju falënderoj për ftesën që më keni bërë, për të qenë sot këtu së bashku me ju në Patos.
 Kjo është një ditë shumë e bukur. Është një ditë e bukur, në të cilën unë sërish vij këtu në qytetin tuaj të vogël, por me zemër të madhe, tju shpreh mirënjohjen për kotributin e çdo zonje, për kontributin e tyre në shtëpi, për kontributin e tyre në punë, për kontributin e tyre në komunitet.
Dua tju shpreh mirënjohjen me gjithë zemër për çdo grua, si nënë, si vajzë, si motër, si gjyshe, si qyetetare e këtij qyteti.
Gjatë kësaj periudhe unë kam pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme, unike. Para pak ditësh isha në Lushnje, isha na Koçovë, në Gramsh, në Elbasan, në çdo fshat, në çdo qytet. Dhe unë do të vazhdoj këtë takim me gratë. Për mua kjo është e paparë. Është hera e parë në historinë tonë që sheshet të mbushen me gra, është hera e parë që sheshet të mbushen me zonja, me gra, me nëna, me gjyshe, me qytetare, me drejtuese.
Kjo është Shqipëria që po ndryshon. Dhe ne jemi bashkë për një arsye të thjeshtë, por në fakt të madhe. Jemi bashkë, sepse ne na bashkojnë shumë gjëra, sepse ne jemi shumë të afërta me njëra-tjetrën, ne jemi shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Dhe arsyeja e parë dhe kryesore, për të cilën ne ndajmë të njëjtën gjuhë, është fakti se Zoti ka bërë që ne të na dhurojë amësinë. Ka dhuratë më të bukur në këtë botë, të qenurit nënë. As nuk është punë, as nuk është zanat, është dhurata më e bukur që Zoti, natyra na ka dhënë vetëm neve.
Padyshim kjo dhuratë na ka dhënë me vete  përgjegjësinë, përgjegjësinë për tu kujdesur për fëmijët, për ti rritur fëmijët me kujdes. Përgjegjësinë për të qendruar shumë herë, shumë shpesh, gjithë natën mbi kokën e fëmijës kur ai është i sëmurë, kur ai nuk është i qetë dhe pastaj për të ndjekur me ankth gjithë rritjen e tyre. Si shkojnë në shkollë? Si sillen me shokët? Si do të vazhdojnë jetën e tyre? A do të mbarojnë shkollën?
A do të punësohen? A do të kenë fat në jetë?
Nuk ka një nënë që nuk ka të njëjtin preokupim, të njëjtin ankth kudo, në të gjithë botën, si këtu në Patos, si në Kuçovë, si në Elbasan, si në Tiranë, si në fshat edhe në qytet. Aq më tepër që ne gratë jemi bashkë kur çojmë fëmijët në shkollë, të mjeku, kur kujdesemi për prindërit, për nënën, për babën, për gjyshen, për bashkëshortin. Më lejoni që tani edhe këtu së bashku me ju, të shpreh mirënjohjen e thellë për nënat tona, për sakrificën e tyre, për vlerat e tyre. Nëse sot ne jemi ndryshe, nëse sot ne kemi një Shqipëri ndryshe kjo është së pari dhe kryesisht prej sakrificës së çdo nëne, së secilës prej jush, timen, tëndën, tuajën, tonën.
Është sakrifica e tyre, është forca e shpritit të tyre, është forca e karakterit të tyre, është fuqia e pamatshme e dashurisë së tyre që ka bërë që ne sot të kemi një jetë të ndryshme, prej jetës së tyre. Dhe sakrifica jonë do të bëjë të mundur që jeta e vajzave tona të jetë më e mirë se ajo e jona. Gjatë kësaj periudhe unë kam takuar zonja që punojnë në bujqësi, zonja që janë mësuese, infermiere, zonja që janë zonja shtëpie që kanë sakrifikuar gjithë jetën e tyre vetëm për të rritur fëmijët. Vetëm për ti çuar ata në rrugë të mbarë, vetëm për tu bërë qytetarë të mirë të këtij kombi.
Unë gjithmonë kam besuar se një familje e fortë është një komb i fortë, se një familje e shëndetshme është një komb i shëndetshëm. Dhe ne kemi nevojë për ju pikërisht për këtë, që edhe nënat tona të jenë të shëndetshme, të jenë të mësuara dhe pastaj pa dyshim tI kërkojnë shoqërisë sonë që të na besojë, që tI kërkojnë shoqërisë sonë që të na respektojë, që tI kërkojnë shoqërisë sonë që të na japë atë dinjitet që ne e meritojmë.
Në fakt, nuk ka qenë e lehtë për të ndërmarrë këtë tur që prej dy vitesh, në çdo fshat, në çdo komunë, në çdo qytet, të vogël apo të madh. Unë gjatë jetës simë politike isha mësuar që në takime të shkoja nëpër qyetete dhe fshatra, por të gjeja sallën vetëm me burra, ose në ambjente ku shumica prej tyre qenë vetëm burra.
Unë mendoj se burrat që janë në ballkon janë mbështetës të grave. Unë isha mësuar të shkoja në sheshe dhe 80% të ishin vetëm burra. Unë kam një ndjesi që nuk di se sit a shpjegoj, gjë më të bukur se sa të shohësh sallën vetëm me gra, janë sallat më të bukura.  Që të shohësh sheshet vetëm me gra janë sheshet më të bukura. Dhe të shohësh pallatet e sportit vetëm me gra janë pallatet më të bukura, janë stadiumet më të bukura, dhe kjo tregon se Shipëria po ndryshon dhe kjo tregon se gratë duam të marrin vetë timonin e drejtimit të shoqrisë, ashtu siç kanë marrë drejtimin e timonit të familjes së tyre. Unë ndihem mirë kur shoh mësuese dhe këtu kam disa mësuese i shoh në sy, sepse e di se iu kemi dhënë atyre atë që meritojnë, respektin, dinjitetin duke iu dyfishuar rrogat. Ju e meritoni atë. Ne ua kishim borxh atë.
Unë I shoh në sy infermieret, sepse ato kur i shërbejnë të sëmurit, dhe i sëmuri mund të jetë morta jonë, nëna jonë, njeriu ynë i dashur i familjes. I shërbejnë me kujdes, i shërbejnë me dashuri, dhe unë shoh tek infermieret misionaren, heroinën, I shikoj në sy. Kemi bërë që ua kemi dyfishuar rrogat, ato e meritojnë. Por, në fakt, unë dua të them sot këtu se ne do të vazhdojmë sërish të nderuara mësuese të rrisim rrogat tuaja. Unë dua tu them sërish infermiereve do tI rrisim rrogat tuaja. Dhe ne do ta bëjmë këtë.
Unë dua tI them grave që punojnë në bujqësi, unë e di sa e vështirë është të punosh në bujqësi. Unë kam punuar vetë në bujqësi vite të tëra kur kam qenë vajzë e re. Unë e di sa mund, sa djersë, sa sakrificë, sa e vështirë është. Ne do të vazhdojmë të subvencionojmë bujqësinë. Ne do të vazhdojmë të rrisim të ardhrat në çdo familje të fshatit, në mënyrë të veçantë te vajzat e reja që janë rritur aty, te gratë. Unë nga njëra anë i mbështes ato, nga ana tjetër duke pasur një eksperiencë gjatë kësaj periudhe, por jo vetëm gjatë kësaj periudhe, unë kam pasur fatin të takoj edhe gra që janë të vetme, edhe gra që kanë burrat në emigracion, edhe gra që rrisin jetima. Unë dua tu them atyre: Jozefina Topalli do të jetë mbështetësja juaj. Unë do tI them nënave që do të bëhem avokatja e tyre. Unë do tI them nënave që drejtojnë të vetme familjen, unë do të jem avokatja juaj. Ne do tju mbështesim, do të rrisim ndihmën dhe asistencën sociale. Do të rrisim ndihmën shtetërore, rrogat, pensionet. Prapë do të rrisim pensionet në fshat, në qytet.
Dhe ju e keni parë se ne dimë të mbajmë fjalën. Shqipëria po ndryshon. E lexoj edhe këtu, por nuk e lexoj thjesht në kartonat që mbajnë djemtë dhe vajzat në këtë shesh. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh te 1 012 shkolla të ndërtuara dhe rindërtuara. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh te rrugërt pa baltë, pa gropa.  Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh te dyfishimi i numrit të studentëve, te rritja ekonomike, te Shqipëria në NATO.  Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh kur hyri MSA-ja në fuqi. Shqipërinë që po ndryshon unë e shoh sot, unë e shoh nesër, kur Kryeministri Berisha do të dorëzojë kërkesën që të bëjë të mundur që Shqipëria të jetë kandidate potenciale për anëtare në BE.
Dhe mbi të gjitha shoh Shqipërinë që po ndryshon dhe unë jam e sigurt dhe mbajeni mend, po deshët mbajeni shënim, sot një vit në këtë kohë, në këtë periudhë, në pranverë, shqiptarët do të lëvizin pa viza, qytetarët do të lëvizin pa viza, nënat, vajzat. Nuk ka gjë më të rëndësishme për kombin tonë ku 1/3 e tij është në emigracion. Nuk ka pasur gjë më të vështirë, ne jemi një komb që kemi të paktën 70 vjet që jemi të izoluar. 50 vjet të komunizimit, totalisht të izoluar, këto 20 vitet e fundit një Shqipëri që ishte e detyruar të rrinte radhë pas radhe prapa dyerve të ambasadave. Sot ne kemi një Shqipëri e cila garanton standarde. Sot ne kemi një Shqipëri anëtare të NATO-s. Sot ne kemi një Shqipëri me kufij të siguruar. Sot kemi një Shqipëri që po bën të mundur që qytetarët e saj

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›