E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me gratë dhe të rejat në Libofshë. 28 qershori do të përsërisë fitoren.

    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në turin e saj me gratë për fitore, është ndalur në Libofshë të Fierit.   Fieri, Libofsha dhe e gjithë Shqipëria kërkon që ndryshimi të vazhdojë, tha Kryetarja e Kuvendit. Unë e ndiej këtë kudo dhe mbi të gjitha unë e ndiej te gratë. Si nënë unë i kuptoj ato dhe për nënën nuk ka gjë më të rëndësishme se për t'i dhënë fëmijës një mundësi më të madhe. Për nënën, për kryefamiljaren, për shtyllën e familjes, nuk ka gjë më të rëndësishme se të shohë si vendi ecën përpara, rritet dhe ngjitet.   Në fjalën e saj përpara nënave dhe vajzave të Libofshës, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha:   "28 qershori do të përsërisë fitoren, atë fitore që të gjithë ne shqiptarët e besojmë, që do të jetë prapë dhe prapë për arsye se Shqipëria po ndryshon.
Nuk ka ndodhur asnjëherë, në asnjë qeveri, që rrogat të dyfishohen brenda 4 viteve. Nuk ka ndodhur në asnjë qeveri që buxheti i shtetit të rritet 2 herë, të ardhurat të rriten 2 herë, nuk ka ndodhur kurrë të përgjysmohen taksat dhe të ardhurat të shtohen dhe të arrijnë në një shumë që shkon 1,3 trilionë lekë, dyfishi i asaj që janë mbledhur në 8 vitet e mëparshme.   Ajo që unë pyes veten çdo ditë është se çfarë kanë bërë ata në 8 vjet? Problemi qëndron se ata kanë një filozofi. Mendojnë se kur të marrin karrigen do ti shërbejnë vetes dhe jo atyre që i kanë sjellë me votë. Këto janë dy botë që ndahen.
Qeveria nuk është për të marrë leje ndërtimi, nuk është pushteti për të rregulluar anëtarët e kryesisë. Prandaj them se janë dy botë krejt të kundërta. Ajo është bota e trusteve të betonit, e 15 përqindëshit, e lejeve të ndërtimit, grabitjes, mentalitetit të korrupsionit, mentalitetit të përfitimit, klientelizmit. Kjo nuk është në ndërgjegjen e shqiptarëve. Ky nuk është përfaqësimi ynë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›