E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për ngritjen e komisionit

      REPUBLIKA E SHQIPËRISË
  KUVENDI

V E N D I M

Nr.249, datë 23.4.2009

PËR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR TË KUVENDIT
PËR HETIMIN E PRAKTIKAVE DHE PROCEDURAVE
TË DHËNIES SË LEJEVE TË NDËRTIMIT NË BASHKINË E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 77 pika 2 e Kushtetutës, të neneve 4, 5, 8 e 9 të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002 Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit, si dhe të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

I. Ngrihet komisioni hetimor i Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për hetimin e praktikave dhe  procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

II. Komisioni hetimor i Kuvendit ka për objekt të punës së tij hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës nga viti 2007 e në vazhdim.

III. Komisioni hetimor i Kuvendit përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita. Kryesia e komisionit, në bazë të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002 Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit, i takon Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
 

IV.  Komisioni hetimor përbëhet nga deputetët:

1. Ferdinand Xhaferri   Kryetar                       PD
2.                                  Zëvendëskryetar       PS
3. Edi Paloka                 anëtar                         PD
4. Aldo Bumçi               anëtar                         PD
5. Lajla Përnaska          anëtare                       PD
6. Gjokë Vuksani          anëtar                         PD
7.                              anëtar    Opozita  
8.                              anëtar    Opozita
9.     anëtar    Opozita     

V. Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij për një afat 3-javor nga data e miratimit të këtij vendimi.

VI. Ngarkohen Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm të krijojnë kushtet e nevojshme logjistike për veprimtarinë normale të këtij komisioni.

VII. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E T A R E

Jozefina Topalli (Çoba)

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›