Fjala e Presidentit Topi në panelin: “Paqja në Mesdhe: besimet, konfliktet dhe sfida e bashkëjetesës”.

17 nëntor 2008
Qipro
I nderuar Kryepeshkop i Aleksandrisë,
Shkëlqesi Presidentë,
Ndjej një kënaqesi të veçantë që marr pjesë në këtë forum të lartë ku po diskutohet për një nga çështjet më të veçanta të sfidave hisorike me të cilat njerëzimi, që në kohët më të lashta, ndodhet i ballafaquar.
Dëshiroj të falenderoj Kryepeshkopin e Qipros, Hirësinë e Tij Hrisostomos, si dhe Komunitetin e Sant’ Egidios për ftesën e mikëpritjen në qytetin e bukur të Nikosias!
Zonja dhe Zotërinj,
Shoqëria njerëzore është një bashkësi aspektesh të jetës, faktorësh politikë, socialë, shpirtërorë e moralë, të cilët zhvillohen nëpërmjet një ndërveprimi reciprok, të kushtëzuar dhe të shtrirë në kohë të ndryshme dhe ne hapësira të ndryshme. Harmonizimi i këtij kundërveprimi prodhon zhvillim, mirëqënie, paqe dhe begati për të gjithë shoqërinë. Popujt, si prodhues, mbartës dhe trashëgimtarë të ketij procesi përshtasin veçoritë e tyre të zhvillimit duke krijuar qytetërimet.
Në këtë proces sa kompleks aq edhe të veçantë, të dëshiruar dhe të pashmangshëm, çdo popull apo vend kontribuon natyrshëm me tërësinë e vlerave që ai mbart historikisht, me historinë e trashëgimisë së identitetit, me pasurinë e kulturës e të gjuhës dhe me ndjenjën e thellë të respektit, të bashkëjetesës dhe të dialogut. Popujt duhet të ushqehen dhe edukohen me ndjenjën e arsyes e të paqes, me shpresën se dialogu dhe paqja janë të mundshme, me dëshirën dhe vullnetin kundër dhunës e shtypjes, me vendosmërinë për të luftuar kundër varfërisë e përbuzjes racore e fetare.
Ky është mision historik. Ai u takon të gjithë atyre që kanë marrë përgjegjësinë të udheheqim popujt apo vendet e tyre, politikisht, ekonomikisht, shpirtërisht.
Ky është një detyrim historik.
Debati dhe shqetësimi i sotëm mbi përplasjen e qytetërimeve dhe pasojat e tij për shoqërinë njerëzore na nxit të futemi në thelbin e problemit për të dhënë, në pamundësi të një përgjigje, një mesazh me zë të lartë. Një mesazh që t’i shërbejë popujve dhe kombeve të Botës mbarë, besimeve dhe kulturave të tyre, sado të veçanta qofshin ato, por sidomos të rinjve, të cilët, të ndodhur në udhëkryqin dhe epiqendrën e informimit global, kanë nevojë, më shumë se kushdo të udhëhiqen drejt paqes, shpresës, mirëkuptimit e dialogut.
Qytetërimet, ashtu si edhe shoqëritë, janë të pandara, të pavdekshme, janë të tjetërsueshme dhe të trashëgueshme. Asnjë qytetërim nuk ka lindur nga hiçi ashtu si asnjë qytetërim nuk është zhdukur tërësisht. Kalimi i kohës dhe i viteve, mungesa e dokumentacionit dhe e informacionit, na krijojnë përshtypjen e gabuar se qytetërime të veçanta janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Të gjithë jemi gati të pranojmë e ngremë lart vlerat e qytetërimeve të kaluara si dhe të mirat që ato i kanë dhënë zhvillimit njerëzor pavarësisht sa afër apo larg nesh ato kanë qenë por kur bëhet fjalë për qytetërimet bashkëkohore, fatkeqësisht të tërheq vëmendjen fakti se si një numër i madh studiuesish e studimesh, institucionesh e politikash fillojnë një debat konfliktual, tendencioz, spekullues për të ndarë shoqërinë tonë ne qytetërime të mira e të këqija, në qytetërime të zhvilluara apo të prapambetura, në qytetërime të suksesshme e të dështuara.
E keqja më e madhe e këtyre spekullimeve është tendenca për t’i kundërvënë qytetërimet me njëri-tjetrin. Abuzimi më fatal i tyre është fakti që shpesh shkakun e konflikteve dhe luftrave ia veshin kulturave dhe qytetërimeve, dallimeve të tyre, formave apo dukurive individuale të zhvillimit të tyre.
Përkundrazi historia na jep shembuj të shumtë që vërtetojnë se luftrat, rajonale apo botërore, kanë qenë me pasoja shkatërruese për qytetërimet. Përvoja fatkeqe e dy konflikteve më të mëdha të shekullit të kaluar, dy Luftrave Botërorë, ku si pasojë e ushtrimit të dhunës dhe nxitjes së urrejtjes njerëzore humbën miliona jetë njerëzish, u shkatërruan mijëra vepra e të mira materiale dhe u rrezikuan themelet e parimeve universale të së drejtës për të jetuar i lirë provon se shkak i këtyre përplasjeve nuk janë asnjëherë qytetërimet e kulturat, veçoritë dhe identitetet kombëtare të popujve e as dallimet fetare apo racore, por interesa të grupeve ose qarqeve të caktuara ekstremiste, politike, ideologjike, ushtarake. Shembuj të tillë negativë, fatkeqësisht shikojmë edhe sot, në fillimet e këtij Mijëvjecari të Tretë.
Zonja e Zotërinj,
Kam kënaqësinë të sjell këtu të vërtetën e shoqërisë shqiptare, të vërtetën historike e aktuale, shembullin dhe modelin e realitetit shqiptar. Ne jemi një popull ballkaniko-mesdhetar, një komb i cili ka ndërtuar historinë e vet të lashtë, pranë dhe së bashku më qytetërime, kultura e besime të ndryshme shpesh të kundërvena, që prej besimeve pagane në atë të krishterë, romak apo bizantin, deri në atë mysliman të Perandorisë Osmane. Ky rrugëtim përvetësimi i besimeve apo të kulturave të ndryshme pasuroi brez pas brezi pas identitetin shqiptar, i cili më së miri është përkufizuar nga rilindasi shqiptar Vaso Pasha në fillimin e shekullit të njëzetë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Kombi shqiptar, me tre besime dhe katër komunitete fetare, i jep botës shëmbullin e rrallë të harmonisë, dialogut, paqes e bashkëjetesës ndërfetare, pikërisht në mes të hapësirës gjeografiko-politike ballkanike, e njohur për grindje, luftra e urrejtje, deri kohët e fundit. Ky komb, ndonëse me tre besime, premisë ideale për konflikt e përçarje, gjatë historisë së tij nuk ka njohur asnjëherë konflikte fetare. Ne e ofrojmë këtë realitet pozitiv, si shembull për pasuruar përvojën dhe përpjekjet tona të përbashkëta për tolerancë dhe mirëkuptim, për modesti e mençuri në raportet midis besimeve, element i rëndësishëm i qytetërimit.
Vizioni shqiptar liberal ndaj besimit plotësohet me shpirtin mikëpritës e tolerant për të pranuar tjetrin, me identitetin e tij dhe pa paragjykime. Ky shpirt i veçantë i vërtetuar në formën më të shkëlqyer, në shembullin e rrallë në historinë e njerëzimit, në qëndrimin e shqiptarëve ndaj hebrenjve. Është një e vërtetë e njohur, të cilën më duhet ta përsëris këtu, që numri i hebrenjve në Shqipëri, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ishte rritur ndjeshëm në një kohë që kudo ishte pakësuar. Kjo dëshmi anti-holokaustiane dëshmon shkallën unanime të tolerancës, të respektit, të bashkëjetesës, të pranimit të të ndryshmes që populli shqiptar dëshmoi në kohët më të këqija të mizorisë dhe të luftës kundër zhvillimit, qytetërimeve dhe njerëzimit.
I dhashë këto dëshmi historike e aktuale të popullit shqiptar duke shpresuar të nxisim kujtesën tonë historike e vëzhgimin tonë bashkëkohor për të nxjerrë nga kontributi dhe historia e njerëzimit shembuj, të cilët të mund të ndihmojnë jo vetëm njohjen më të mirë të qytetërimeve dhe ndërthurjen e tyre, por sidomos për t’i ofruar si modele racionale dhe të vërteta historike përballë qëndrimeve skeptike apo pesimiste ndaj bashkëjetesës apo integrimit të kulturave, gjuhëve, besimeve, vlerave, identiteteve e qytetërimeve.
Për ne shqiptarët sfida aktuale mbetet integrimi në komunitetin e vlerave europiane, por duke ruajtur të kaluarën dhe historinë tonë, identitetin e kulturën e vjetër, shpirtin e traditën tonë të dialogut e të tolerancës. Vetëm kështu ne do të mund të përfitojmë nga vlerat europiane e sigurisht që do të mund t’i pasurojmë ato me vlerat tona.
Ju faleminderit!