Presidenti Topi zhvillon një takim me Kryepeshkopin e Qipros, Hrisostomos II.

17 nëntor 2008
Nikozia, Qipro
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u prit sot nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Hrisostomos II i Nea Justinianës dhe gjithë Qipros në një takim të veçantë në selinë e kryepeshkopatës.
Kreu i shtetit shqiptar, i cili po merr pjesë në punimet e takimit ndërkombëtar "Qytetërimi i paqes; besime dhe kultura në dialog" të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Exhidios dhe Kisha qipriote, pasi falenderoi për mikpritjen theksoi rëndësinë e takimeve të tilla për të forcuar lidhjet dhe dialogun konstruktiv mes popujve dhe qytetrimeve të ndryshme.
Presidenti Topi vuri në dukje shembullin e rrallë të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare dhe etnike të popullit shqiptar duke u shprehur se vlera të tilla janë shumë të rëndësishme e të nevojshme në një kohë kur globalizmi duket sikur po i njëson vlerat anembanë botës dhe kur paqja e dialogu duhet të jenë mesazhet mbizotëruese të këtij fillimmijëvjeçari të tretë.
Kryepeshkopi Hrisostomos II e falenderoi Presidentin Topi për pjesëmarrjen në këtë konferencë të rëndësishme duke theksuar se mesazhet e paqes dhe të mirëkuptimit që po dalin nga ky takim ndërkombëtar, do t’u shërbejnë përmirësimit dhe bashkëjetesës e tolerancës, si në rastin e Shqipërisë, të marrëdhënieve me të gjitha fetë e tjera dhe mes popujve.