Fjala e fundit e Shvarcit

Pas disa muajsh aventure ne sirtaret e Ministrise se Kultures sot shtepia botuese OMSCA-1 ka nxjerre ne qarkullim botimin me poezite e panjohura te Robert Shvarc pergatitur nga miku i tij i ngushte perkthyesi e shkrimtari Amik Kasoruho. Poezite kane qene te lidhura ne nje fletore nga vete Shvarc me titullin Vargje te pluhurosura nen te cilen ka lene dhe nje leter qe e botojme per here te pare pse i ka mbajtur te fshehura poezite per 50 vjet. Ndonese familjaret donin te permbushnin amanetin e Shvarcit per te mos i botuar Kasuroho ka njohur njekohesisht brengen e mikut te tij duke u kujdesur ne pergatitjen e ketij botimi me te drejta te plota te autorit besuar nga familjaret e poetit
Jane vargje sirtari te shkundura nga pluhuri i shume e shume viteve. Vargje thuajse te harruara te ndrydhura te frikesuara e pse jo edhe te ndjekura ndash sepse totalitarizmi edhe meditimet krejt personale e krejt pa te keq i quante ideologji borgjeze me helm te sheqerosur kunder diktatures se proletariatit.
Ekziston nje thenie e nje te mencuri Ai qe seshte idealist ne moshen njezetvjecare seshte njeri ai qe mbetet idealist edhe pasi i kalon te dyzetat eshte idiot. Idealizmi i brezit tim ndash me perjashtim te konformisteve te ndergjegjshem ndash mori fund ne vitet 60 kur u bindem se ne Shqiperine socialiste sishte aspak puna per te mbrojtur nje ideal te madh njerezor por vetem e vetem per te ruajtur nje fron sundimtarihellip
Kam shkruar edhe une proze e poezi deri ne fund te viteve 50. Por pastaj vendosa te hesht te hesht ne menyren time penen e vura ne sherbim te penave te fuqishme te letersise boterore. Pa kete ekuiliber qe arrita te fitoj per vete do te kisha marre fund per se gjalli. Por edhe kjo pune ishte nje pune me zarar sepse diktatura nuk kenaqej vetem te heshtje ndaj saj por deshironte edhe te flisje per te.
Brezat e rinj le te me falin nese vargjet e mia te dikurshme ndoshta sdo ti ngrohin sa cduhet ndash fundja jane vargje te pluhurosura dhe tani jemi ne fund te shekullit XX. Por per dicka duhet te jene te sigurt ne cdo gje qe kam shkruar ose rikrijuar kam menduar gjithmone per rinine dhe per ate do te mendoj perseri deri sa te kem jete.
Vargjet e pluhurosura
Epitafgjithnje i desha lotet
por vetem te miat
te tjereve ua kam tharehellip
Dhe keshtu rrodhen motet
Kanga e harrueme
Tkundrova nmbramje nrrugen e errsueme
nder andrra tretun tue ece fill i vetun
e sdi sepse pak caste shtang i mbetun
pergjova jonet e nji kangs sharruemehellip
Shum dit ste pashe shum net dojshe me shue
fytyren tande nzemren krejt drobite
por ah Kah tshof e dashtun prap tue shndrite
kuptoj me dhimbe sa fort isha gabue
Je prap ajo qe ishe oh Nder motet
e ambel porsi gazi i fminise
je prap ajo qe kangen e dashnise
pa mshire ma mbyte nbrenga edhe lote ndash
e sdi sepse i mjeri tue tkundure
per kangen e harrueme prap due me knduehellip
Bjen shi
Sonet
Bjen shi perjashta hellipngadale e ngadale
si pikat gjak ne fund te zemres sime.
Trokasin shurdherisht e pa tingllime
mbi xham te ftohet pikla ore me radhe.
Kerkoj ne qiell yjet qe nuk ndrijne
shpresen kerkoj shkelqimn e saj te zbete
endron qetsi nje shpirt qe seshte i qete ndash
bjen shi bjen shihellip e piklat kte se dijnehellip
Syte e tu si qielli jane te kaltert
te kaltert une i dua e plot shkelqim
ti nuk e di e dashur sa trishtim
ndiej une kur ai veshtrimi yt i pastert
nis njomet porsi qielli i kesaj nate
nga brenge fshehte e zemeres satehellip
18 gusht 1957
Se dihellip
Nga larg me vjen nga larg ky zeri yt i vale
dhe me ndez ne gji nje afsh edhe nje mall
e sdi se ku me dhemb e sdi se cfare kam
madje as nuk e di ne jam apo nuk jam
Ti flet e flet e flet dhe cfare flet e di
por une vetem flas sepse pertej je Ti.
Dhe sot po te me thone Pa shkundu mor i mjere ndash
u them qe mund te flas keshtu nje jet te tere
Nga larg degjoj nga larg ah Zerin tend te bute
me vjen sikur dhe syte me ndizen ne te tute.
Dhe sdi se ku me dhemb dhe sdi se cfare kam
madje as nuk e di ne jam apo nuk jam
11.03.1960
E cmund te kemhellip
E cmund te kem ne kete ore te vone
kur troket nata me gishterinj te gjate
mbi xham te ftohte te qivurit-dhome ndash
e cmund te kem pervec mallit te pamate
E cmund te kem kur smbushem dot me fryme
dhe dua ajer qiell e hapesire
arome lulesh ne nje livadh me bryme
edhe Vegimin tend te embel e te dlire
E puthuna e jetes
I.
Po flejshe i drobitun kso jete o miqt e mij
nnji vorr te thelle ku nata e pafund e nji trishtimi
kish ra mbi shpirtin tem tue mhumbe cdo dashtuni
e tue mmblue ah cdo shkendi me tis mallkimi.
Po flejshe i brengosun i mjeri tue andrrue
kur agu do te shkrepte mbi majat e kaltrueme
kur dielli i nji jete qe tash mkishte perendue
do mdhelte prap tue mfalun caste tlume.
hellipPor andrrat mbetshin andrra e nvorrin tem te thelle
ushtima e britmes seme me digjte ne krahnuer
cdo gja qe kam dashnue cdo gja qe nmend kam sjelle
plage masht pergjithmone derrmue nga grusht mizuerhellip
II.
E njerzit qe mshikojshin ne vorr ku kisha ra
Kryet tundshin dhe shkojshin tue thane
Ky scohet ma
i ri nder vjett e ti
III.
Por erdhet ju te shtrejtet shoke te mij
me zemra tpastra e hove dashunie
mbetje rebele e asaj rinie
qe u ngrit e u flijue per miqesi
E prap me msuet ju kangen e gezimit
me msuet andrrimet me i jetue
edhe cdo gja te bukur me dashnue
o miq te mi ju lule tktij trishtimit
IV.
Ne heshtje tnates buzet me digjen
e lot i vale nder syte e mi
tregon nji mall te pafajni hellip
e dashtun ti pse nuk po vjen hellip
21 janar 1956
Jo
Cudi ndash Kah tshoh keshtu me syte e lodhun
qe sdijne me qeshe gjithmone e me shkrepti
kuptoj se tash nuk jemi ma te rij
e qe dicka e trishte paska ndodhun hellip
Cudi Pse kah mundohem mos me e besue
E kah po due me rrejte si ty dhe vedin
me thote nji za Ah kqyre kte te shkretin
qe sdin ende se skthen cka asht varrue hellip
Por jo Nder syte e tu une sdue me pa
Trishtim e mllef. E sdue tngerdheshet jeta
Per ne cka ngjau nji here ndash prap ka me ngja
e prap shkreptima syte kane me na leshue
e prap pranverat kane me ardhe te qeta
sa tkena shpirt qe din me dashunue hellip
Kavaje 6.12.1959
Ah me falni enderrime
Nuk e dua gjithnje jeten
nuk e dua as rehatin
por te them cesht e verteta
nuk e dua as mekatin
Shum e dua dashurine
por sme dashka dashuria
Qenka zor qe te jetosh
me therrime dhe shkendija
Pra cte bej ndash Mos do te rri
duke dashur gjithnje kot ndash
Ah me falni enderrime
keshtu me spo ia dal dot
12.03.1960
Puthme
Puthme vashe e mrekullishme
puthme fort me afsh te ri
ata syte e perendishme
po me djegin thelle ne gji hellip
Oh shtrengoi buzt e tua
mbi te miat ethetretur
ne me do aq sa te dua
puthme e puthme sa pa vdekur.
Te vdes nga buztrandafili
clumturi e lumteruar hellip
Te mbaroj si vdes bilbili
rreze lules perveluar.
Autoportret
Jetoj me fajde
dhe bej bamiresira.
Ne gji mbaj nje gjarper
qe vazhdimisht me kafshon ndash
dhe une qeshhellip
Qesh vetem me dhembe
kurre me sy
Ne syte e mi
mbreteron erresira.
Epitaf mbi varrin tim
Nga dashurite e tij te medha
nga dashurite e tij te zjarrta
vetem njeren se harxhoi kot
ate per gjuhen shqipe.
1990