Kalon konventa shqiptaret jo me kavie eksperimentale

Kalon ne komision drafti drejt miratimit ne Parlament. Shehu Konventa i hap rruge zhvillimit shkencor
Shqiptaret nuk do te jene me kavie eksperimentale cdo nderhyrje mjekesore kerkimore dhe studimore do te behet me miratimin e pacientit. Per rastet kur personi eshte i paafte per te dhene pelqimin atehere fjalen e fundit e kane autoritetet kompetente. Kalimi dje ne Komisionin parlamentar te Shendetesise te projektligjit Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per te Drejtat e Njeriut dhe Biomjekesine shmang keqperdorimin e mjekesise duke mbrojtur keshtu te drejtat e pacienteve.
Komisioni
Zevendeskryetari i Komisionit parlamentar te Shendetesise Tritan Shehu dje gjate diskutimit te projektligjit u shpreh se kalimi i ketij drafti hap rruge zhvillimit shkencor. Anetare te tjere te komisionit vleresuan projektligjin si mjaft te rendesishem per shendetesine dhe progresin qe ka marre ajo vitet e fundit. Keshtu pa asnje kundershti pas miratimit ne qeveri projektligji kaloi dje edhe ne komision per tu miratuar ne fund ne Parlament.
Konventa
Specialistja e legjislacionit ne Ministrine e Shendetesise Antoneta Njehrrema thote Konventa ndihmon kerkimin shkencor ne aplikimin e biomjekesise ne rastet kur kryhet transplanti fekondimi invitro ne praktika biomjekesore. Kjo konvente mbron te drejtat pasi nuk mund ti marresh pa miratim.
Sipas specialistes kjo konvente u vjen ne ndihme personave te paafte per tu mbrojtur vete duke mbrojtur te drejtat e atyre personave gjate kerkimit shkencor. Po keshtu konventa parashikon nje nen te vecante qe eshte mbrojtja e te drejtave te personave te paafte per te dhene pelqimin e tyre per nje objekt studimi.
Stop perzgjedhjes
Gjenetika eshte nje prej ceshtjeve me te trajtuara ne kete projektligj. Nje kapitull i vecante merr ne mbrojtje personat qe te mos diskriminohen po ashtu parashikon zhvillimin e testeve gjenetike vetem per shmangien e semundjeve gjenetikisht te trasheguara. Per here te pare dy nene te vecanta marrin ne mbrojtje embrionet. Keshtu ndalohet perdorimi i teknikave qe synojne modifikimin e gjenomit njerezor si dhe zgjedhjes se femijes se ardhshem.
Drafti
Ne thelb te kesaj konvente jane mbrojtja dhe njohja e metejshme e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Specialistja e legjislacionit ne Ministrine e Shendetesise Antoneta Njehrrema thote Ky miratim i kesaj konvente vjen duke vleresuar se progresi ne biologji dhe mjekesi duhet te perdoret per perfitimin e brezave te tanishem dhe te ardhshem te ndergjegjshem se keqperdorimi i biologjise dhe mjekesise mund te coje ne akte qe rrezikojne dinjitetin njerezor dhe duke ndier nevojen per bashkepunim nderkombetar ne menyre qe edhe gjithe popullata shqiptare te mund te gezoje perfitimet e biologjise dhe mjekesise eshte pare e arsyeshme qe edhe vendi yne te aderoje ne kete konvente.
Jo eksperimenteve me embrionet
Konkretisht konventa perbehet nga katermbedhjete krere dhe tridhjete e shtate nene. Fillimisht konventa percakton se palet te cilat behen pjese e kesaj konvente mbrojne dinjitetin dhe identitetin e te gjitha qenieve njerezore dhe i garantojne cdokujt pa diskriminim respekt dhe integritetin e tyre si dhe per te drejtat dhe lirite themelore ne lidhje me aplikimin e biologjise dhe mjekesise. Per kete parashikon se cdo pale duhet qe te marre masat per tu dhene fuqi dispozitave.
Gjithashtu percaktohet detyrimi per te siguruar akses te barabarte per kujdes shendetesor cilesor vetem pasi personi i interesuar te kete dhene pelqimin e lire dhe te bazuar ne lidhje me te duke u shoqeruar kjo me informacionin e nevojshem paraprak per qellimin dhe natyren e nderhyrjes si dhe per pasojat rreziqet e saj.
Per here te pare sigurohet mbrojtja e personave te paafte per dhenien e pelqimit per zhvillimin e kerkimit shkencor ne te. Po keshtu u sigurohet mbrojtje edhe personave me crregullime mendore si per lejimin e kerkimit per rastet emergjente te nderhyrjeve te nevojshme nga pikepamja mjekesore. Nje tjeter nen merr persiper respektimin e jetes private dhe se drejtes per informim mosdiskriminim te cdo forme diskriminimi per arsye te trashegimise gjenetike.
Keshtu nderhyrja ne gjenomin njerezor lejohet vetem ne rastet qe sherbejne per te identifikuar subjektin si mbartes te nje gjeni pergjegjes per nje semundje gjenetike te trashegueshme. Nderkohe qe sic parashikohet ne nenin 13 te projektligjit nderhyrja mund te kryhet per qellime shendetesore kerkimore-shkencore per te zbuluar nje predispozite gjenetike ose prirje ndaj nje semundje duke iu nenshtruar konsulences se duhur gjenetike.
Perdorimi i teknikave te riprodhimit me ndihmen e elementeve mjekesore nuk lejohet per qellime te zgjedhjes se gjinise se femijes se ardhshem pervec rasteve kur duhet te shmanget nje semundje e rende e trasheguar e lidhur me gjinine.
Ne tekstin e konventes gjithashtu percaktohet mbrojtja e personave te paafte per dhenien e pelqimit ne lidhje me kerkimin ku sa u takon kerkimeve per embrionin in vitro konventa shprehet per ndalimin e krijimit te embrioneve in vitro shprehimisht ajo percakton Ndalimin e krijimit te embrioneve njerezore per qellime kerkimore. Nga ana tjeter percakton rregullat per heqjen e organeve dhe indeve nga dhuruesit e gjalle per qellime transplantimi ndalimin e fitimit financiar dhe eliminimit te nje pjese te hequr te trupit njerezor.
Projektligji
Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per te Drejtat e Njeriut te Biomjekesise
Neni 5
Rregulli i pergjithshem
Nje nderhyrje ne fushen shendetesore mund te kryhet vetem pasi personi i interesuar te kete dhene pelqimin e lire dhe te bazuar ne lidhje me te.
Ky person merr informacionin e nevojshem paraprak per qellimin dhe natyren e nderhyrjes si dhe per pasojat dhe rreziqet e saj.
Neni 6
Mbrojtja e personave te paafte per dhenien e pelqimit
2. Kur sipas ligjit nje i mitur nuk eshte i afte per te dhene pelqimin ne lidhje me nje nderhyrje nderhyrja mund te kryhet vetem me autorizimin e perfaqesuesit te tij ose te saj ose te nje autoriteti ose personi ose organi te parashikuar me ligj. Opinioni i te miturit merret ne konsiderate si nje faktor gjithnje e me percaktues ne raport me moshen e tij ose te saj dhe shkalle pjekurie.
Neni 8
Situate emergjente
Kur per shkak te nje situate emergjente nuk mund te merret miratimi i duhur mund te kryhet menjehere cdo nderhyrje e nevojshme nga pikepamja mjekesore ne interes te shendetit te individit perkates.
Neni 10
Jeta private dhe e drejta e informimit
1. Cdokush ka te drejten e respektimit te jetes private ne lidhje me informimin rreth shendetit te tij ose saj.
2. Cdokush ka te drejten te dije cdo informacion te mbledhur rreth shendetit te tij ose te saj. Megjithate respektohen deshirat e individeve per te mos u informuar ne kete menyre.
3. Ne raste te vecanta mund te vendosen kufizime me ligj mbi ushtrimin e te drejtave.
Neni 11
Mos diskriminimi
Ndalohet cdo forme diskriminimi kunder nje personi per arsye te trashegimise se tij ose te saj gjenetike.
Neni 13
Nderhyrjet ne gjenomin njerezor
Nje nderhyrje qe synon te modifikoje gjenomin njerezor mund te ndermerret vetem per qellime parandaluese diagnostikuese ose terapeutike dhe vetem nese qellimi i saj nuk eshte paraqitja e ndonje modifikimi ne gjenomin e nje pasardhesi.
Neni 14
Mosperzgjedhja e gjinise
Perdorimi i teknikave te riprodhimit me ndihmen e elementeve mjekesore nuk lejohet per qellimin e zgjedhjes se gjinise se femijes se ardhshem pervec rasteve kur duhet te shmanget nje semundje e trasheguar e lidhur me gjinine.
Neni 17
Mbrojtja e personave te paafte per dhenien e pelqimit ne lidhje me kerkimin
1. Kerkimet per nje person te paafte per dhenien e pelqimit sic percaktohet ne Nenin 5 mund te ndermerren vetem nese plotesohen te gjitha kushtet e meposhtme
I. Plotesohen kushte e parashtruara ne Nenin 16
II. Rezultatet e kerkimit mund te nxjerrin perfitim real dhe te drejtperdrejte per shendetin e tij ose te saj
III. Kerkime te ngjashme efektive nuk mund te kryhen per individe te afte per dhenien e pelqimit
Neni 19
Rregull i pergjithshem
1. Heqja e organeve ose indeve nga nje person i gjalle per qellime transplantimi mund te kryhet vetem per perfitime terapeutike te marresit dhe kur nuk ka ndonje organ ose ind te pershtatshem te disponueshem nga nje person i vdekur dhe asnje metode tjeter e ngjashme dhe efektive terapeutike.
2. Pelqimi i nevojshem qe parashikohet ne Nenin 5 duhet te jete dhene shprehimisht dhe specifikisht ose me shkrim ose para nje organi zyrtar.
Neni 21
Ndalimi i fitimit financiar
Trupi njerezor dhe pjeset e tij si te tilla nuk duhet te behen shkak per fitim financiar.
Neni 24
Kompensimi per demin e padrejte
Personi i cili ka pesuar dem te padrejte qe shkaktohet nga nje nderhyrje ka te drejten e nje kompensimi te drejte sipas kushteve dhe procedurave te parashikuara me ligj.