Therje me thikë në Gjilan

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e sulmit me thikë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën, “Bulevardi i Pavarësisë” , në Gjilan, njofton Policia e Kosoves.
Viktima është dërguar ne tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor si pasoj e sulmit ka pësuar lëndime të renda trupore. I dyshuari është arrestuar i cili me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje./Indeksonline/