Vazhdojnë të jenë të mbyllur kufijt me Maqedoninë

(E plotësuar) Vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur të dy pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë.
Policia e Kosovës ka thënë për Indeksonline se, problemi qëndron vetëm tek autoritetet maqedonase dhe që nga mbrëmë nuk ka qarkullim të automjeteve./Indeksonline/
----
Kufijt me Maqedoninë edhe sot në mëngjes vazhdojnë të mbeten të mbyllur për të gjitha automjetet.
E vetmja mundësi për të kaluar kufirin është të ecësh këmbë dhe të paguash nga dy euro për person.
E njëjta situatë paraqitet në dy pikat e kalimit kufitar në Han të Elezit dhe në Glloboqicë.
Indeksonline ndodhet në kufi dhe do të raportoi për çdo ndryshim të situatës që paraqitet në atë pjesë.
Një student i cili nuk deshi t’i përmendet emri tha për Indeksonline se, sot herët në mëngjes e ka kaluar këmbë kufirin, mirëpo është dashur të paguaj dy euro taksë të vënë nga autoritetet maqedonase.
“Si studentë që jam në Tetovë, zgjidhja ime e vetme ishte që të dal këmbë në territorin e Maqedonisë”, tha ai, duke u kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë përkitazi me rastin, pasi që janë qytetarët e Kosovës që po e pësojnë më së shumti./Indeksonline/