Fjala e kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike
Fjala e kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike
Së pari kam një përshëndetje për Partinë Socialdemokrate portugeze, e cila ka një ndryshim si nata me ditën me socialdemokratët shqiptarë apo socialistët shqiptarë. Ajo, është parti e grupimit të qendrës së djathtë Evropiane, parti që fitoi bindshëm zgjedhjet e djeshme parlamentare. Kjo parti është një aleate e çmuar e Partisë Demokratike, një aleate e ngushtë e 15 viteve të fundit, përfaqësuesit e saj kanë qenë ndër avoketërit më të shkëlqyer të Partisë Demokratike dhe reformave të kësaj mazhorance. Natyrisht, unë përshëndetjen jua dhashë mbrëmë sapo dolën rezultatet e para, por mendova ta bëj dhe publikisht këtu dhe për ne ky është një lajm shumë i gëzuar, jo vetëm për Portugalinë, por për mbarë qendrën e djathtë Evropiane , zgjedhësit dhe qytetarët e Portugalisë, situatën kritike të krijuar nga qeveria e mëparshme socialiste,ata ia besuan për ta zgjidhur qendrës së djathtë portugeze, kryeministrit të ardhshëm Pedro Pasos Coelho.
Dua të përshëndes fitoren e Nikolla Gruevskit VMRO- DPMNE në Maqedoni. VMRO- DPMNE është një parti e qendrës së djathtë dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike. Zgjedhjet e djeshme nxorën fitues këtë parti dhe kryeministrin aktual. Përshëndes forcat politike shqiptare, të cilat hynë në këto zgjedhje me një akord të përbashkët për një kod sjellje.
Unë gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për ngadhënjimin e shtetit ligjor në Shqipëri në çdo rrethanë. Shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të mbetet e lirë,që qytetarët të gëzojnë të drejtat e tyre.
Zonja deputete
Zotërinj deputetë
Tre ditë më parë këtu, ishte në një vizitë zyrtare kryeministri i Hungarisë, një mik i kahershëm i Shqipërisë. Ishte në vizitën e tij të dytë. Ka vizituar Shqipërinë kur kryeministër ka qenë zoti Majko, qeveria socialiste dhe e vizitoi edhe tani Shqipërinë. Në vizitën e tij para të gjithë Shqiptarëve dhe botës ai deklaroi se, ju po ndiqni ato procese ato procedura, që ka ndjekur edhe demokracia më e konsoliduar e Botës, demokracia Amerikane. Çdo votë do të shprehej ai, në procesin e numërimit, në diskutimin që u krijua në garën e ngushtë Bush-Gor, u paraqit në CCN se çdo votë e juaja, në garën e ngushtë Basha-Rama, u paraqit në televizor, pavarësisht nga zhurma, kjo është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë shqiptare, ku vota e çdo qytetari jo që nuk shkelmohet dhe anashkalohet por lexohet dhe paraqitet në mediat e mbarë Kombit.
Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte tjetër, jo pse e them unë këtë , por nuk ka asgjë më legjitime sesa në kohët e duhur të numërosh votat e qytetareve të tu. Ka një filozofi të lirisë. Filozofia e lirisë dikton numërimin e çdo vote, ku qëllimi është i shprehur qartë. Ka një filozofi tjetër që mund të mohosh një, qindra e mijëra vota, vetëm për të marrë karrigen, por kjo nuk funksionon në një shoqëri të lirë, në një vend të lirë, ndaj dhe unë pres natyrisht certifikimin përfundimtarë nga institucionet pavarura kushtetuese të vendit dhe pres me padurim të nisë një partneritet të ngushtë të frytshëm, me të gjitha qeveritë vendore të vendit.
Qeveritë vendore janë kryekëput të kushtëzuara në projektin e tyre dhe ky kushtëzim vjen nga ëndrra e shqiptarëve për një Shqipëri të zhvilluar, për një Shqipëri të zhvilluar aty ku jetojnë qytetarët e këtij vendi. Ky është më shumë se obligim, ky është një mision, një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme. Keni bërë gjëra të jashtëzakonshme, do të shprehje miku im i shquar Viktor Orban, vërtet janë bërë, por ka shumë të tjera për të bërë dhe kjo është një e vërtetë e madhe, sepse një pjesë jo e vogël e Shqipërisë dhe ndoshta pjesa më e gjerë e saj si gjeografi. Erdhi gjer në dekadën e fundit me një gërshetim të elementëve të kohës moderne, por edhe të mesjetës së thellë, po të kemi parasysh infrastrukturën e saj të gjithanshme, komunikimi etj.
Ndaj dhe pres me shumë padurim që sëbashku me qeveritarët e zgjedhur vendorë ti shndërrojnë këto vite, në vitet e bashkëpunimit më të frytshëm në një qëllim në një interes, të zhvillojmë çdo qoshe të këtij vendi, çdo fshat çdo qytezë, të bëjmë gjithçka që Shqipëria të bëhet një vend i zhvilluar. Potencialet i ka të jashtëzakonshme. Prapë më duhet të them , për fat të keq këtë vend e njohin jo se duhet banorët e saj. Këtë vend nuk e njohin realisht shqiptarët, duke mos e njohur nuk kanë parasysh potencialet e jashtëzakonshme që ka në vetvete.
Gjatë fushatës elektorale në një takim në Urën Vajgurore fola për turizmin. Kundërshtarët e mi u tallën qeshën, harrojnë se vetëm pak kilometra nga ura ka potenciale malore turistike të mrekullueshme. Po e jap këtë shembull, por të jeni realistë nuk është se janë vetëm kundërshtarët qe nuk e njohin, ky vend për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe arsye të tjera ka mbetur i pa njohur sa duhet nga banorët e saj. Por ky ka potenciale shumë të mëdha ndaj dhe jam i bindur se këto katër vite që vijnë, me të zgjedhurit vendorë do të punojmë ngushtë, do të punojmë intensivisht në këtë projekt, që është ëndrra e çdo shqiptari. Shqipëria vend i zhvilluar. Ndaj ne duhet të punojmë që këto bukuri ti shndërrojmë në vlera për qytetarët e saj.
Çka do të thotë që të thellohet gjithnjë e më shumë procesi i urbanizimit të këtij vendi, të ketë punë për shqiptarët, do të thotë rritje e mëtejshme e rrogave dhe pensioneve, rritje e të ardhurave, rritje e prodhimit industrial, do të thotë një 100 fishim ndoshta dhe më shumë i potencialit të jashtëzakonshëm të këtij vendi në dru frutorë, pra ky është projekti më i vështirë i kohërave, por është gjithashtu projekti më frymëzues , me jetik, me kombëtarë, është projekti i të gjitha projekteve.
Në mënyrë të përsëritur kur fluturon mbi këtë vend gjëja e parë që të vjen në mendje është Zvicra me det, e vërteta është se është larg Zvicrës, sepse Konfederata Helvetike, është ndërtuar ne malet e saj në luginat e saj në një proces shekullorë. Kurse Shqipëria nuk ka pasur këto mundësi, nuk ka qenë e lirë, por asgjë nuk mund të pengojë Shqipërinë për tu bërë një Zvicër e vërtetë me det. Natyrisht nuk është një projekt ky që nuk kërkon mund të madh, kërkon mund të madh kërkon dhe kohë. Kam qenë shumë herë në Zvicër, kam parë qyteza të mrekullueshme, të cilat 60 vjet më parë kishin qenë thjeshtë stane me dërrasa, kurse sot janë të njohura në të gjithë botën. Por në këtë përpjekje sigurisht që rrol kryeso kanë qytetarët shqiptarë, qeveria qendrore, qeveritë vendore , do të bëjnë gjithçka me reformat që ti lehtësojnë, do të bëjnë që mundi dhe djersa e tyre të ngrenë gjithnjë e lartë godinën e Shqipërisë vend i zhvilluar.
Kjo është rruga më e sigurtë për tu integruar në Europë, por ne duhet të ecim drejt Europës si një vend i zhvilluar, e vërteta është se thelbi , themeli, esenca, e Bashkimit Europian ishte bashkimi i vendeve të zhvilluara, ishte liria dhe prosperiteti, ndaj dhe ne presim sapo të finalizohen këto zgjedhje, të nisim një bashkëpunim të ri të frytshëm, një partneritet të ri të suksesshëm, me qeveritë vendore, presim të ridimensionojmë decentralizimin. Ne kemi bindje të plotë, se ai është interesi më i mirë i qytetarëve, ndaj dhe pavarësisht se eksperienca e kalimit tërësisht të taksës së biznesit të vogël, autoriteteve vendore. Nuk mund të them se u faktua si një sukses po të krahasojmë me vjeljen e të ardhurave, por rrugë tjetër të konsolidimit të këtij suksesi nuk ka , ndaj dhe ne nuk tërhiqemi. Ne kemi gati paketën tjetër prej 6 taksave, të cilën e përgatitëm zotin Rama dhe shoqatën e bashkiakëve të vendit, por që nuk e votoi, por ne do e votojmë atë do të bëjmë që decentralizmi të ketë një dimension të ri, kjo është detyra jonë.
Në këtë takim dëshiroj të ndalem në një problem tjetër të rëndësishëm, problemin e faljes fiskale. Ky është një nga ligjet më të rëndësishme që votoi parlamenti shqiptare dhe me të drejtë më të ndershme ndaj dhe unë kam një thirrje për të gjithë biznesmenët e këtij vendi, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të përfitojnë dhe tërësisht nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i cili në thelbin dhe esencën e tij nuk ndryshon aspak nga ligji që mund të votohej si amnisti.
Ka ruajtur të gjitha atributet e tij. Natyrisht për shkak të bllokimit që bëri opozita dhe vendosmërisë së saj për të mos e votuar atë. Ky ligj u votua si falje, pro kjo është falje me ligje, është falje përfundimtare, është falje e parikthyeshme, e pacenueshme, ashtu siç është përcaktuar në frymën dhe germën e ligjit, ndaj dhe unë ftoj çdo biznesmen, çdo qytetarë, të përfitojë në interesin e tij më të mirë, por edhe në interesin e vendit nga ky ligj. Ministria e Financave është e domosdoshme të bëjë një promovim më të mirë të këtij ligji në mediat e vendit. Nuk ka asgjë më të pavlerë në thelb, apo më me vlerë të rreme, sesa paraja e fjetur .
Paraja e fjetur është një para e sëmurë, e pasigurtë, ndaj dhe ftoj qytetarët që në përputhje me ligjin të shfrytëzojë të gjitha hapësirat e tij, për të mos mbajtur asgjë si para të fjetur. Ftoj biznesmenët, falja është falje dhe nuk ka asnjë koment për të dhe siç e keni parë, ajo është bërë e plotë pa asnjë paragjykim pa asnjë zemërthyerje ndaj dhe kërkesa e qeverisë është që ti përgjigjet ligjit, po me kaq përgjegjësi, po me kaq gatishmëri. Të mbyllim një kapitull se me këtë ligj ne synojmë të mbyllim një kapitull dhe normale është, fare normale, kemi bërë shumë mirë. Shqipëria është këtu, për shkak të lumenjve të djersës që kanë derdhur qytetarët e saj dhe biznesmenët e saj, kjo është e vërteta, ndaj dhe tani të formalizojmë të gjitha kapitalet informate, duke shfrytëzuar, duke përfituar nga kjo falje plotësisht e merituar për gjithsecilin që përfiton nga ligji.
06/06/2011