E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit hungarez Ferenc Madl

Kryeministri Berisha ishte sot, në ambasadën hungareze në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit  hungarez  Ferenc Madl.

Kryeministri Berisha, në emër të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar  i shprehu ngushëllimet më të sinqerta, familjes së të ndjerit, qeverisë dhe kombit hungarez, për ndarjen nga jeta të njërit prej politikanëve të mëdhenj hungarez, i cili do të kujtohet  si një mik i shquar i kombit  shqiptar dhe Shqipërisë.

Duke lënë shënimin e tij, në librin e Ngushëllimeve, kryeministri Berisha vlerësoi se vepra e Presidentit hungarez Madl në drejtimin e Republikës së Hungarisë  do të nderohet gjithnjë nga kombi hungarez dhe miqtë  e tij kudo në botë.


07/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›