E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e kryeministri Berisha ne tryezen politike mbi reformen zgjedhore

Se pari dua tju pershendes dhe tju falenderoj per pranine tuaj ne kete takim te pare i cili ka per qellim te vetem e kryesor nje perpjekje te perbashket per ti dhene pergjigjen me te mire kuadrit ligjor udhezimeve vendimeve per zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje demokratike qe sic u shprehen te gjithe vezhguesit plotesuan shumicen e standardeve te OSBE-se pra standardeve nderkombetare zgjedhje ne te cilat nuk pati asnje prove per manipulim te rezultatit apo numerim te parregullt. Zgjedhjet jane para se gjithash zbatim i ligjit dhe nuk mund te pretendohet se ne keto zgjedhje u zbatua me perpikerine me te madhe ne fryme e ne germe cdo nen i Kodit Elektoral i cili eshte nje Kod i drejte nje Kod konsensual qe sic e thone edhe institucionet me kryesore te vleresimit si Komisioni i Venecias sic shprehet vete raporti i OSBE/ODIHR nje kod qe perben nje baze teknike solide per zgjedhje demokratike. Ky Kod i vleresuar ne teresi jep zgjedhje demokratike dhe ka konsensusin e te dy forcave kryesore politike. Ky Kod ka nevoje per ridefinime ka nevoje per flukse te reja ka nevoje qe mbi bazen e eksperiences se deritanishme te njohe nje nivel te ri.

Duke vleresuar dhe pershendetur pranine e kryetarit te Partise Socialiste ketu une serish dua te theksoj zotimin tim solemn nje vjecar se kesaj radhe mazhoranca eshte plotesisht e pergatitur qe opozita te hartoje te draftoje vete ne kete tryeze me ekspertet e saj te gjitha amendamentet qe ajo gjykon se procesin zgjedhor e bejne me te sigurt ti dergoje keto amendamente ne Komisionin e Venecias ne OSBE/ODIHR dhe ne rast se deshirohet dhe une ja plotesisht dakord te ftojme edhe miqte tane qe kemi natyrisht nuk mund te ftojme grupet parlamentare te Parlamentit Europian por mund te ftojme miqte tane parlamentare nga keto grupe qe kane treguar interes te madh ne aktivitet personal te cilet te kontribuojne ne kete proces shume te hapur. Kjo eshte nje menyre me te cilet ne mund te procedojme me seriozitetin me te madh shpejtesine me te madhe dhe suksesin me te plote.

Une dua te garantoj opoziten se qeveria agjencite e institucionet e saj jane teresisht te perkushtuara qe te japin cdo kontribut per nje proces zgjedhor te lire e te ndershem per nje proces zgjedhor te parametrave me te mire te beje cdo investim te nevojshem per modernitetin e tij.

Une mirepres cdo sugjerim dhe cdo hap qe do te coje drejt depolitizimit te ketij procesi ne shkallen me te mire te mundshme.

Une do te kisha folur pak me gjate por prania e opozites ketu e ben me shpresedhenes realizimin e asaj oferte te cilen une e kam bere me zemer te hapur qe opozita te hartoje e te paraqese te gjitha amendamentet qe mendon se jane te domosdoshme te marre mendimin e OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecias. Votat e shumices do te jene pa asnje medyshje ne drejtim te saj.

Do te kisha nje kerkese se pasi kam qartesuar pozicionin tim kjo mbetet kerkese te konsideronim nje hapesire per partite e vogla. I duan apo jo partite e medha partite e vogla jane nje realitet i padiskutueshem i vendit dhe koha fakton se sistemet mazhoritare jane me te kritikuarat dhe kjo eshte e verteta pavaresisht se ne e kemi nisur karrieren politike e ne fakt ligji ishte shume i mire i paster proporcional dhe pseudo mazhoritar por ideja e sistemit mazhoritar i tundon gjithnje partite e medha. Ne fund te fundit sot jane sistemet proporcionale ato qe jane bere jo vetem predominuese por kane bere qe te vihen ne diskutim sistemet mazhoritare edhe aty ku kane mbetur.

Edhe ne kete drejtim mendoj se duhet ta shqyrtojme. Sikunder me duhet te them se ky Kod Elektoral eksiztues nuk mund te levizet nga mazhoranca pa konsensusin e Partise Socialiste.

Duke ju falenderuar te gjitheve per pjesemarrjen une deshiroj tju ftoj qe te punojme se bashku nga kjo tryeze te krijojme grupin e punes me perfaqesuesit tane me perfaqesuesit e shoqerise civile te OSBE-se meqenese perfaqesia e OSBE-se ka nje tradite te shkelqyer kontributi dhe ne thelbin e mandatit te vet te votuar nga Parlamenti Shqiptar gjate gjithe ketyre viteve nje nga shtyllat kryesore ka kontributin ne procesin zgjedhor dhe problemet e lirise e te drejtave njerezore me kerkese ndihme per Komisionin e Venencias kur te perfundoje dhe ne rast se deshirohet mund te ftojme te japin mbeshtetjen dhe ndihmen e tyre parlamentaret europiane si Elmar Brok Johanes Svoboda Adrian Severin te cilet kane treguar interes te vazhdueshem per zhvillimet ne Shqiperi.

Zoti kryetar ju garantoj se do ta shqyrtoj me seriozitetin dhe interesin me te madh oferten tuaj.

Urimi per te pershendetur kryetarin e Partise Demokratike per thirrjen e tryezes eshte thellesisht e tmerresisht i parendesishem per mua se shume me teper se fjala flet prania juaj ketu dhe ju garantoj per kete. E vleresoj pranine tuaj. Ju keni vendin tuaj keni ardhur ne tryeze ne kete kontekst. Mendoj se nuk duhet ta shnderrojme ne keto ceshtje se ato i nderuar Zoti Dule i shkembejme ne parlament. Ndaj nuk do te replikoj fare per keto.

Per nje gje ju siguroj se qeveria eshte totalisht e perkushtuar te shtyje perpara procesin e integrimit. Qeveria eshte totalisht e perkushtuar per te bashkepunuar me opoziten. Ju cituat ketu Parlamentin Europian por une kam kenaqesi tju konfirmoj se jashte cdo detyrimi ligjor kam pranuar nje vit me pare kerkesat e opozites e ju garantoj se do te pranoj cdo kerkese te opozites qe une e gjykoj se Kushtetuta e ketij vendi dhe parimet themelore e lejojne ta pranoj do pranoj cdo kerkese te opozites sepse ky eshte detyrimi i nje mazhorance qe del nga zgjedhje demokratike ky eshte detyrimi i nje mazhorance qe kerkon te ndertoje vlerat e nje sistemi.

Zoterinj nuk ekziston asnje ligj ne bote qe te me imponoje mua apo parlamentaret e mi te marr pjese ne komision por ekziston nje kod moral qe duhet ti pergjigjem opozites e jo te bej revanshin nuk ekziston asnje ligj qe me detyron mua ti jap shumicen opozites por ekziston nje kod moral ti jap asaj garancite me maksimale nuk ekziston asnje ligj qe te me imponoje mua ti ofroj opozites hartimin e cdo amendamenti qe une ta miratoj me kete kusht por ekziston nje kod moral qe me thote mua si qeveri duhet ti japesh te gjitha garancite per siguri ne zgjedhje opozites. Ne menyre absolute cdo problem qe do te keni me Sali Berishen do ta zgjidhni natyrisht fatmiresisht ne kete sistem po ta shohesh ne planin e pushtetit askush nuk i ka te gjitha ne dore i ka ndare nje pjese i ka kryeministri nje pjese i ka presidenti shoqeria civile nje pjese mediat drejtesia. Cfare ju ofroj une Cdo hetim. Cfare ju ofroj une Ju ofroj qe cdo rezultat te ndryshoje. E vetmja gje qe nuk mund te pranoj eshte qe ne te mos jemi te vertete ne rezultat. Harrojeni se une mund te pranoj klauzole qe ne nuk ndryshojme rezultat e po bejme numerimin. Jo do te ndryshojme cdo rezultat se ju nuk jeni skllever te pseudo rezultateve. Nuk mund te rrime kurre te tille as une as ju.

I vetmi problem eshte ai me gjykatat dhe une nuk ju kam permendur ndonjehere se ka kaluar ky apo ai afat per hetim. Shenoje se sot e deri e deri dy muaj sa te filloje fushata tjeter zgjedhore ne vitin 2013 Sali Berisha qendron disponibel per te numeruar cdo vote dhe absolutisht kutite nuk do te digjen. Nuk kam ndermend ti bej nje gjest te tille opozites. Aty do te rrine pavaresisht se kerkohen do te paguhen edhe 10 milion te tjera. Ju jeni jurist ndaj merrni vendimin e gjykates te gjykates se Strasburgut te Gjykates Kushtetuese dhe si njerez te qyteteruar si politikane qe besojme ne parimet themelore kushtetuese te ndarjes se pushteteve te biem dakord te pranojme verdiktin e Gjykates Kushtetuese dhe une e deklaroj publikisht se e pranoj me kushtin e vetem te numeroj cdo flete te ndryshojme cdo rezultat te jemi te vertete sepse e verteta duhet te prevaloje dhe jo skllaveria ndaj nje qendrimi te gabuar.

Une kam bere oferten dhe do ta shqyrtoj me shume seriozitet propozimin e ri por oferta ime nuk eshte vetem te hartoni cdo amendament te ri. Oferta ime eshte kohe sa te doni sepse vete e keni pranuar dhe me vjen mire qe keni pranuar se ka nevoje per procedure gjyqesore. Atehere ndiqni proceduren gjyqesore dhe une jam i gatshem nuk ju percaktoj asnje afat. E them edhe nje here kutite nuk do te digjen nuk do te kete kufizim nga kjo qeveri se iku koha tani dhe pse te hetojme zgjedhjet por kur te doni. Dua ti them Zotit Rama se edhe tre jete te kesh e te rremosh nuk do te gjeje gje tjeter vecse sinqeritetin e kundershtarit te tij. Kete une e kuptoj por problemi eshte se do te lodhesh kot te gjesh gje tjeter se cfaredo eksplorimi do te gjeni sinqeritet te plote tek ofertat e mia nuk bej asnjehere e ne asnje rrethane oferte me zemer te thyer. Megjithate propozimin e 35 deputeteve qe dorezua ketu nga kryetari i Partise Socialiste une do ta shqyrtoj absolutisht me seriozitetin me te madh.

Zonje e nderuar zonjes Elsa Ballauri ju jeni nje nga perfaqesuesit me te pavarura te shoqerise civile ku ke promovuar ceshtjet e tua te drejta perfshi zyren e kryeministrit. Te jesh e bindur qe une kam vleresim te padiskutueshem per kontributin tuaj dhe cdo organizate ne shoqerine civile. A ka vend per ta zgjeruar kete bashkepunim Pa diskutim. Te jeni e sigurte qe politika ka vleresim te padiskutueshem per shoqerine civile ka vleresim shume te madh dhe ne fund te fundit koncepti im i pandryshueshem eshte se jane shtylle shume e rendesishme e demokracise. Mos kini as nje dyshim se nuk ka vleresim per rolin per kontributet reale te shoqerise civile. Jam deshmitar i tyre

Te nderuar zonja dhe zoterinj.

Iu falenderoj me shume mirenjohje per pranine tuaj sot ne kete takim. Pavaresisht nga dallimet e mendimeve une jam i bindur se ky dialog eshte i dobishem dhe ecja perpara me kete fryme eshte ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare forcave politike dhe atyre pa parti. Duhet tu garantoj ju se ne qendrimet e qeverise ka vetem nje parimesi dhe asnje shkak tjeter. Kjo parimesi eshte respekti i plote ndaj opozites. Detyrimet morale te nje mazhorance pas 20 vitesh pluralizem per te qene teresisht e hapur ndaj saj por dhe besim sepse te jeni te sigurte ju se ne qoftese une do te kisha dyshimin me te vogel nuk do i lejoja vetes kurre ti thoja opozites ti shkruaj se une po votoj.Kjo opozite ka nje seri ekspertesh ne parlament dhe jashte saj te cilet kane 20 vjet qe trajtojne probleme zgjedhore dhe une ne asnje rast nuk do te beja nje oferte duke besuar se keto amendime apo sugjerime do te ishin jashte standardeve nderkombetare. Une e bej kete sepse pervec kesaj jane dy organizmat me serioze te Evropes madje te botes se qyteteruar OSBE-ODHIR dhe komisionit te Venecias te cilet ne cdo rast jane te gatshem te japin mendimin dhe ekspertizen me te mire. Ne kete aspekt une mendoj se kjo oferte perben bazen me solide per te ecur perpara ne kete reforme.

Une gjithashtu jashte cdo lloj detyrimi kam ketu perpara ish kryetare te komisioneve zgjedhore dhe keta i kane parasysh raportet e atyre zgjedhjeve ne te cilat kerkojne hetim madje ka patur raporte qe me kerkonin te shkoja ne Strazburg. Dhe ky raport nuk shqipton ne asnje rresht e asnje fjale fjalen hetim. Ky raport i quan keto zgjedhje si zgjedhje qe permbushen standardet kryesore te OSBE-ODHIRIT dhe si zgjedhje qe nuk pati prova per manipulim. Tani ne zgjedhje jane keta kombetare dhe nderkombetare. Une jam plotesisht dakort me zotin Rama se ceshtje kryesore eshte zbatimi i ligjit por nuk mund te bie kurre dakord se ky ligj nuk pati gjykatesit dhe arbitrat e vet. Ky ligj pati arbitra dhe gjykates mbi 20 mije komisionere te seciles paleky ligj pati arbiter dhe gjykates 510 vezhgues te huaj dhe mbi 5000 vezhgues shqiptare dhe mediat shqiptare. Ky ligj pati nje komision Qendror Zgjedhor dhe nje kolegj zgjedhor pothuajse konsensuale.

Pavaresisht nga te gjitha keto jam i pari qe kam pranuar te ngreme komisionin hetimor 1 vit para se te shkruhet ne rezolute qe ne menyre absolute nuk shkruan asnje gje tjeter pervec asaj qe eshte ofruar ne shtator. Uroj qe ky propozim te kete evolucionin e vet nga ai i meparshmipor evolucioni im eshte ky zoteri nuk njoh asnje afat gjer dy muaj para zgjedhjeve lokale qe filloi fushata elektorale ne cdo kohe ne perputhje me shtetin ligjor pra me vendimet e institucioneve une mbetem disponibel per cdo forme hetimi qe ju deshironi.

Ka disa opsione dhe njeri eshte qe te them ne menyre absolute qe pas dy vjetesh nuk mund te kete asnje forme hetimi mbi to. Nuk e them kete sepse ka afate. Cdo kod zgjedhor i botes ka afate per hetime une jo i bej keto me bindjen me te thelle. E vetmja gje qe smund te bej eshte se nuk mund te quaj nuk mund te flas per krim kolektivnuk mund ti quaj qytetaret shqiptare hajdute pa patur asnje prove per ta. Nuk mund tethem se 40 mije komisionere dhe vezhgues ne cdo qender votimi dhe kur me te drejte veto per here te pare ne historine e zgjedhjeve paskan kryer megavjedhje votash.

Une e kam bere oferten time. Zoterinj une iu garantoj ju se ky dokument do shqyrtohet me seriozitetin ne kete kuader qe une shpreha ketu. Asgje nuk behet ketu per qellim tjeter por vecse per te deshmuar respektin maksimal ndaj kerkesave te pales qe nuk eshte ne pushtet qe eshte pjese e sovranitetit te ketij kombi dhe ketij vendi. Kerkuan me te drejte qe si te bejme me zbatimin e ligjit. Percaktoni zoterinj ke doni per te monitoruar zgjedhjet. Zgjedhjet e kaluara kane patur per kryetar nje person i cili eshte shpallur pothuaj non grata ne vitin 96 nga ish presidenti i vendit Sali Berisha. Dhe e kam pranuar ne vitin 2009 per hir tuaj zoti Rama. Se nuk levizja nga pozicioni im po te mos ishte detyrimi ndaj opozites. Zgjedhje kemi prap fto ke te duash por ligji eshte per tu zbatuar nga te gjithe. Mbikeqyrja e zbatimit te ligjit duhet te jete e paanshme dhe une besoj se ka qene e paanshme.

OSBE/ODHIR kane nje kontribut historik ne procesin zgjedhor. Une jam ai qe ne karrieren time politike kam patur perplasje edhe here te tjera por te jeni te sigurte se kam konstatuar se jo pak jane mahnitur kur une kam bere avokatine dhe vleresimin me pozitiv te rolit te tyre. Dhe smund te mos e beja sepseme nje angazhim te madh ne ligjin zgjedhor. Ju e dini vete qe ka qene nje kohe kur ne kishim vetem dy perfaqesues ne komisionin zgjedhor. Jane te gjitha te arkivuara. Keto institucione kane ndihmuar ne menyre shume serioze per permiresimin e kuadrit ligjor ne kete vend.

Persa i perket Shoqerisw civile e kam ftuar sepse kane eksperience. Ju te nderuar zoterinj keni drejtuar administrim zgjedhjesh por po te vini re ju ne rekomandime jo gjithcka eshte kod. Jo zoteri eshte kod jane udhezime jane vendime jane nje teresi. Une gjykoj se realisht shoqeria civile mund te kontribuoje. Jam plotesisht dakord qe finalja eshte e forcave politike por nga ana tjeter jam plotesisht i bindur se kontributi ekspertiza e akumuluar nga shoqeria civile ka rolin e vet.

Une e kuptoj thirrjen qe beri kryetari. Por une ju garantoj ju edhe kryetarin e Partise Socialiste se personalisht jam plotesisht i interesuar per rolin e pavarur tuajin. Ne qoftese partite politike i kane nje borxh shoqerise civile eshte sepse shume here i kane marre eksponente te rendesishem te saj per te promovuar ne politike qe eshte nje ane pozitive sepse kane marre ekspertize por nga ana tjeter nuk mund te them qe nuk ka pesuar nje goditje vete sistemi i shoqerise civile.

Do te jete pra i tere parlamenti shqiptar qe do te mbeshtese kete process ne te gjithe strukturat.

Edhe ne vendin me demokratik te botes ndodh qe mund te paguhen komisioneret por kjo nuk besoj se ndodhpasi kryetari i partise e ben ate gje por kryetaret e partise kane pergjegjesi te madhe te bejne nje perpjekje te jashtezakonshme per ta luftuar ate. Por nuk mund te them une se kjo do te jete zero ne nje kohe kur nje vend i cili ka 200 vjet qe ben zgjedhje nuk e ka zero kete fenomen. Une nuk e kam akuzuar kurre kundershtarin tim se ka dhene urdher te blihen komisioneret ne kemi per detyre per te bere cdo gje.Te jeni te bindur se edhe per votimin familiar nuk ka kryetar te doje ate. Kam qene ne opozite dhe kam bere cdo perpjekje kundervotimit familjatashtu si bej edhe tani qe jam ne qeveri. Ne teresi ne kemi nje institucion qe vezhgon zgjedhjet ai institucion dhe ai raport nuk eshte kurre i persosur por eshte i pranueshem.

Ndaj dhe une iu garantoj se qeveria do te mobilizoje te gjitha fondet per te mbeshtetur kete veprimtari te parlamentit. Mendoj qe shoqeria civile mund dhe duhet te jape kontributin e vet. Mendoj qe puna te vazhdoje me nivele jo kryetaresh se nuk ka nevoje te jene atapasi ka nje tradite per komision parlamentar dhe jam plotesisht dakord se duhet te konsultohet te gjitha forcat e tjera politike qe kane mare pjese ne procesin zgjedhor tu merren mendime por prap se prap ka nje tradite 20 vjecare qe komisionet jane parlamentare. Kjo nuk do te thote aspak qe te mos behen konsulta me ta e te mos meren mendimet e tyre.

Edhe njehere iu garantoj se nisim kete proces se bashku me vendosmerine e nje koncensioni te plote e total.

Kryetari i Partise Socialiste thote zbatimi i ligjit. Le te percaktoje PS cilatdo menyra per zbatimin e ligjit ne zgjedhje jemi lojtare. Ne zgjedhje jemi nen vezhgim nen prozhektoret e monitoreve dhe para se gjithash dhe mbi te gjitha per zbatimin e ligjit.

Une mendoj qe kete takim ta mbyllim te vazhdojme me tryeze te perfaqesuesve tane parlamentare dhe te shoqerise civile dhe OSBE-se. Te hapur dhe njehere theksoj dhe ndaj miqve tane ne parlamentin europian. Ne nuk mund ti implikojme institucionin por secila force politike ka miq qe mund ti ftoje dhe jane te gatshem qe te ofrojne sherbimet e tyre.

E mbyll duke u garantuar se propozimin tuaj do ta shqyrtoj me vemendjen dhe prirjen me pozitive.

Edhe une iu garantoj dhe njehere qe jam i vendosur ta zbatoj pikeper pike germeper germe dhe ne tere frymen e saj ate rezolute. Sikunder shpreh bindjen time te thelle se ky vend demokratik ka te gjitha ligjet te gjitha institucionet dhe te gjithe potencialin per zbatimin e saj. Ekziston cdo procedure dhe asnje pengese ne duhet te tregojme vullnet per ta zbatuar ate.

Do te studioj oferten tuaj uroj dhe shpresoj qe te zhvisheni nga cdo paragjykim ndaj ofertes sime dhe jam i sigurte se zgjidhja mund te gjendet.


22/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›