E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e kryeministrit ne Parlament

Te nderuar deputete

Vetem nje gje dua te sqaroj. Zoteria qe u ankua per qeverisjen time jo nga Vangjush Dako por nga tre dikastere qendrore me kompanite e tij ne vitin 2009 ka fituar tre tendera ne emer te diskriminimit dhe pa barazise partiake te zhvillimit te tenderave. Ka fituar shkelqesia e tij tendera ne Ministrine e Kultures ne Ministrine e Brendshme nga armiqte e popullit ministra apo punonjesit por me duket se po e verteton se dhe vete ne Keshillin e Ministrave. Ky eshte diskriminimi dhe kjo eshte qeveria per te cilen ai flet se e ka diskriminuar ne bizneset e tij. Jo zoteri nuk diskriminojme ne dhe nuk i shohim me ngjyre firmat e biznesit dhe deshmia me e gjalle e nje qendrimi te ndershem ligjor eshte kjo qe sapo thashe.

E di qe ju do te thoni se ia dhame tenderat per ta perlyer sic beme me dajen e Blendi Klosit. Por jo zoteri nuk i japim askujt tendera ne per te perlyer njeri. Tenderat i japim me merite atyre qe fitojne atyre qe paraqesin oferten me te mire qofshin ata dhe te majte. Ne ate kohe kur ky zoteri ka fituar tenderat dilte cdo dite ne konferenca shtypi kunder partise ne pushtet por kjo se ka penguar partine ne pushtet te zbatoje ligjin ne te gjithe ndershmerine e tij. Ndaj dhe te pakten te mos hidhje balte mbi nje sistem nga i cili ketu ne kete salle e ke provuar me shume se gjithe te tjeret ne tenderat qe ke fituar. Ne tenderat qe ke fituar tek Ministria e Kultures tek Ministria e Brendshme para zgjedhjeve jane keto dhe kjo duhet te theksohet. Por nuk perjashtohet mundesia qe edhe aty ne Keshill te Ministrave apo perreth tij nuk ka rendesi absolutisht sepse i ke fituar mbi bazen e procedurave por moral duhet te kesh ama dhe tu thuash atyre kolegeve te tu dhe shqiptareve qe keta pushtetare nuk e kane ne moralin e tyre diskriminimin sic ndodh tek ju. Qe te gjithe tenderat e Bashkise i fitojne kater firma e qe vetem dy kompani nga 500 marrin 70 te vleres se ndertimit.

Per sa i perket problemit tjeter ai eshte problem qe flet komisioni dhe nuk kam ndermend te flas une. Por kete duhet ta thoshe qe nuk je diskriminuar nuk je persekutuar ke aplikuar ke fituar. Ju kam ndjekur kur sulmonit firmat e kasave dhe doli se zoti Kumbaro ishte fitues. Une e kam pritur ne zyre dhe zoti Kumbaro dhe e ka pare vete se ne anen e kujt kam qendruar. Nuk e prita ne z. Kumbaro per Blendi Klosin pasi ai eshte njeriu qe e konvertoi nga e djathta ne te majte Blendi Klosin dhe kjo nuk me pengon mua qe te jem i ndershem per bizneset. Kumbaro eshte i majte i thekuar dhe e njoh mire por biznesi eshte biznes dhe nuk bejme diskriminime ne dhe te gjithe ata biznesmen qe fitojne me ndershmeri pavaresish nga ngjyra une vetem respekt u shpreh. Por pervec ankesave kete te vertete duhet ta thoje ti ketu ne salle sepse prape do te besh gare ti dhe prape do jesh ne tendera dhe prape nuk do te diskriminohesh por kete here pa mandat.

Prape se prape te lepurushet e keni problemin ju. Se ai qe ka gjuajtur me veze po te behet nenkryetar partie tani dhe shume shpejt tani. E ke pare kryetarin tend sesi eshte bere komshi me mua tani tek zyrat e tij. Kurse per sa i perket zotit Kumbaro kam pasur rastin ti deshmoj respektin tim per punen qe ka bere per ne biznes per konvertimin qe te ka bere ty. Keshtu eshte kjo jete politika e tille eshte njehere ta hedhin njehere jua hedh dhe ti ske cfare ti besh.


21/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›