Kryeministri Berisha pret zevendesministrin e Jashtem te Federates Ruse z. Vladimir Titov

- Kryeministri Berisha vleresoi se kjo vizite do te sjelle nje kontribut te ri ne marredheniet dhe ne zgjerimin e bashkepunimit ndermjet dy vendeve
Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim zevendesministrin e Jashtem te Federates Ruse z. Vladimir Titov. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Kryeministri Berisha e vleresoi kete si nje vizite shume te rendesishme e cila do te sjelle nje kontribut te ri ne marredheniet dhe ne zgjerimin e bashkepunimit ndermjet dy vendeve.
Zevendesministri Vladimir Titov pasi e falenderoi Kryeministrin Berisha perzemersisht per pritjen e ngrohte i percolli atij pershendetjet dhe urimet me te mira te udheheqjes me te larte politike ruse. Ai i beri me dije Kryeministrit Berisha se ndodhet ne Shqiperi per kete vizite si nje shenje e deshires se Rusise per te thelluar bashkepunimin mes dy vendeve.
Ne kete takim u diskutua nevoja per intensifikimin e kontakteve politike ne nivelet me te larta dhe vizitat qe pritet te zhvillohen se shpejti nga zyrtaret e larte te te dy vendeve ne funksion te intensifikimit te dialogut politik dhe per vleresimin e hapesirave te paeksplorura per bashkepunim ne vecanti ne fushen ekonomike dhe ate te investimeve te ndersjella.
Ne kete kontekst sektore si ai i hidroenergjetikes turizmit industrise minerare dhe hidrokarbureve u konsideruan si fushat ku ekziston hapesire per zhvillimin e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare. Zevendesministri Titov i beri me dije Kryeministrit Berisha se ne kuader te bashkepunimit dypaleshe Shqiperi - Rusi Federata Ruse do te shqyrtoje edhe mundesine e degezimit te linjes se gazsjellesit South Stream ne menyre qe edhe Shqiperia te kete mundesi te perfitoje nga avantazhet qe sjell ky burim energjie. Gjithashtu u theksua nevoja e shqyrtimit te mundesive per linjat direkte ajrore per te lehtesuar kontaktet mes dy vendeve. Ne takim u vleresua mbledhja e radhes se Komisionit te perbashket Ekonomik Shqiperi ndash Rusi si nje eveniment i rendesishem per bashkepunimin mes dy vendeve dhe u rishpreh interesi i paleve per te kompletuar kuadrin ligjor per zhvillimin e ketij bashkepunimi.
Te dy bashkebiseduesit rikonfirmuan interesin e te dy vendeve dhe qeverive per te zgjeruar bashkepunimin ne dobi te zhvillimit dhe te prosperitetit te ekonomive te qytetareve te te dy vendeve.
Per sa i perket bashkepunimit shumepalesh edhe ne kuader te organizatave nderkombetare ne takim u vleresua klima e re e bashkepunimit midis NATO-s BE-se nga nje ane dhe Federates Ruse nga ana tjeter si nje element i rendesishem ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone dhe ate global. Ne kete kontekst u vleresua bashkepunimi i mire qe ekziston midis dy vendeve ne kuader te OSBE-se dhe nismes se Detit te Zi. Zevendesministri Titov e garantoi Kryeministrin Berisha se Rusia do ta mbeshtese aspiraten e Shqiperise per te kryesuar OSBE-ne ne te ardhmen.
Ne vijim te takimit u diskutuan edhe zhvillimet e fundit ne rajon ku u vleresua rezoluta e fundit e Organizates se Kombeve te Bashkuara si nje kontribut per konsolidimin e paqes dhe stabilitetit si dhe promovimin e dialogut e bashkepunimit ne rajon.Kryeministri Berisha theksoi se eshte e rendesishme qe serbet dhe shqiptaret te lene pas te kaluaren dhe te shohin perpara per te ardhmen e tyre evropiane.
Ne fund te takimit Kryeministri Berisha i percolli nepermjet zv/ministrit Titov urimet e tij te perzemerta Kryeministrit Putin dhe Presidentit Medvedev.
22/10/2010