E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Zevendes Asistent Sekretarin e Shtetit zotin Thomas Countryman

Kryeministri Berisha priti ne takim zevendes asistent sekretarin e shtetit Thomas Countryman i cili shoqerohej ne kete takim edhe nga e ngarkuara me pune e SHBA znj. Deborah Jones.

Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen dhe i shprehu kenaqesine e vecante per kete vizite kryeministri Berisha e falenderoi zevendes asistent sekretarin e shtetit Countryman per mbeshtetjen perkrahjen dhe ndihmen e jashtezakonshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane dhene gjate gjithe kesaj periudhe Shqiperise. Ne vecanti kryeministri Berisha vleresoi kontributin e cmuar te SHBA ne arritjen historike te Shqiperise anetaresimin ne NATO.

Zoti Countryman i shprehu kryeministrit Berisha vleresimin e madh qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane per bashkepunimin me Shqiperine dhe miqesine e ngushte midis ketyre vendeve e popujve. SHBA-te vleresojne vendosmerine dhe seriozitetin e Shqiperise ne bashkepunimin ne ceshtje te sigurise se perbashket ne vecanti kontributin e Shqiperise ne misionet ne sherbim te paqes si ne Afganistan etj. Gjithashtu zoti Countryman shprehu vleresimin per politikat konstruktive dhe rolin e moderuar te Shqiperise ne sherbim te paqes dhe bashkepunimit ne rajon.

Ne takim u diskutua suksesi ne fusha te rendesishme te bashkepunimit dypalesh si ne projektin e Pragut te Mijevjecarit si rezultat i se ciles Shqiperia ka shenuar arritje te rendesishme persa i perket regjistrimit elektronik te biznesit permes One Stop Shop takses elektronike apo prokurimeve elektronike.

Ne kete kontekst u rikonfirmua vendosmeria e te dy vendeve dhe qeverive per te vazhduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit te ndersjellte dhe te mires se dy popujve miq.

Ne takim u diskutua edhe mbi situaten politike ne vend. Kryeministri Berisha e njohu zevendes asistent sekretarin e shtetit Countryman mbi oferten e mazhorances per tryezen e partive politike parlamentare per fillimin e reformes zgjedhore si dhe me vendosmerine e mazhorances per te votuar te gjitha amendamentet qe do te propozoje opozita per kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR.

Se fundmi ne takim u diskutua edhe mbi situaten ne rajon. U vleresua vizita e fundit e sekretares se shtetit Hilary Clinton si nje ngjarje e rendesishme e cila deshmon edhe nje here vendosmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per konsolidimin e paqes sigurise dhe stabilitetit te rajonit por edhe nje kontribut i rendesishem ne kete aspekt.


20/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›