Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës në Takimin Ndërkombëtar : “Qytetërimi i Paqes: Besime dhe kulturë në Dialog”.

16 nëntor 2008
Qipro
Shkëlqesi President i Qipros,
I nderuar Kryepeshkop i Qipros,
Shkëlqesi Presidentë,
Zonja dhe zotërinj,
Kam kënaqësinë t'i drejtohem kësaj audience të nderuar, të mbledhur në Qipro, në mes të Mesdheut, kësaj hapësire gjeografike të një rëndësie të veçantë në historinë e njerëzimit: një det me brigjet e tij, me vende dhe popuj të ndryshëm, një mozaik qytetërimesh, bashkëjetesash, gjuhësh, kombesh e simbolesh.
Ky takim ndërkombëtar mbahet sot kur njerëzimi, më shumë se kurrë, e ndjen nevojën e qartësimit të së ardhmes së vet, për të ndërtuar një botë më të bukur, më të qetë, më të begatë dhe më të zhvilluar. Debati mbi qytetërimet, formimin e lulëzimin, bashkëjetesën e ndërthurjen, identitetin e larminë e tyre, është po aq i vjetër sa vetë njerëzimi. Shkollat dhe teoritë e trajtimit dhe të interpretimit të tyre janë të shumëllojshme, të shoqëruara sa me të vërteta e realizëm aq edhe me spekullime, keqinterpretime e shtrembërime. Historianë, filozofë, sociologë, studiues të besimeve, politikanë e institucione të specializuara janë përfshirë sot në këtë diskutimin global krahas çështjeve të tjera të rëndësishme të karakterit politik, ekonomik, social, ekologjik dhe të sigurisë.
Popujt, këta arkitektë të qytetërimeve, po pësojnë sot efektet e globalizimit dhe të integrimit, por jo shkrirjen apo zhdukjen e tyre. Globalizimi ka sjellë kudo mënyra të shpejta dhe teknologji bashkëkohore të komunikimit, të shkëmbimit dhe ndërnjohjes së zhvillimit, të kulturës, të artit, të vlerave të kombeve pavarësisht largësisë mes tyre.
Bota e sotme na ofron një mozaik shumëpolar dhe një realitet ku kufijtë midis qytetërimeve nuk janë më të prera dhe të përcaktuara si ato të shteteve, ato janë hapësira ku shkrihen natyrshëm historitë, besimet, kontributet, përpjekjet, kulturat për të formuar një qytetërim të vlerave të përgjithshme.
Besimi mes popujve, njohja e thellë e historisë së kaluar e të tashme, respekti reciprok i besimeve dhe i racave, janë faktorët besnikë që duhet të ushqejnë ndjenjat dhe konceptet e njerëzimit për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe të kudondodhur.
Me besimin se ky shkëmbim mendimesh, pikëpamjesh dhe konceptesh do t’i shërbejë vizionit të bashkëjetesës shpirtërore e do t’i kontribuojë të ardhmes së fëmijëve tanë, i uroj punë të mbarë punimeve të takimit tonë!
Ju faleminderit !